Dronët e kujt vëzhguan bazat ushtarake serbe, pretekst i Vuçiqit për kërcënimin me gatishmëri luftarake kundër Kosovës dhe perëndimit?

Dronët e kujt vëzhguan bazat ushtarake serbe, pretekst i Vuçiqit për kërcënimin me gatishmëri luftarake kundër Kosovës dhe perëndimit?
Dronët e kujt vëzhguan bazat ushtarake serbe, pretekst i Vuçiqit për kërcënimin me gatishmëri luftarake kundër Kosovës dhe perëndimit?

Agim Bajrami

  • 04 November 2022 - 16:22

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Lufta në Ukrainë ka treguar epërsinë e teknikes ushtarake perëndimore, ndaj të gjithëve,ndërsa Rusia është në rrugën e dështimit jo vetëm të forcës ushtarake por edhe të shoqërisë si tërësi. Prandaj, edhe Serbia duhet të largohet nga iluzioni ,se e mund dhe arrin t'i realizoj qëllimet e sëmura politike të saja përmes forcës dhe teknikës së saj ushtarake, ndaj perëndimit.

 

Serbia reagoi e shqetësuar për dronët e pa identifikuar që janë parë duke incizuar bazat ushtarake serbe të koncentruar përgjatë vijës kufitare me Kosovën. Presidenti serb i alarmuar nga rasti,lidhur me dronët të cilët qarkullonin në qiellin e Serbisë dhe për rreth bazave ushtarake serbe ,ka dhënë 'urdhrin' e ngritjes në gatishmëri të lartë luftarake të ushtrisë serbe,dhe pas urdhrit të dhënë, menjëherë, janë parë në fluturim, 'aviacioni ushtarak serb MiG-29', në fluturim gjatë tërë ditës, në qiellin afër kufirit me Kosovën. Autoritet e Kosovës, dhe as KFOR-i, nuk kanë dhënë ndonjë njoftim të deritanishëm për publikun, lidhur me kërcënimet e fundit ushtarake të Serbisë ndaj Kosovës?! Serbia, për dronët vëzhgues të trupave ushtarake serbe dhe bazave të saja,ka ngritur hamendjet se dronët kanë mundur të jenë nga NATO-ja, e të komanduar nga 'Bon Stili' në Kosovë, apo nga baza ushtarake e NATO-s afër kufirit me Shqipërinë. Edhe Rusia para agresionit në Ukrainë ,pretekst të pushtimit të Ukrainës thoshte, spastrimin ukrainas nga analistët",por sot po pësojnë humbje në trupa të tyre ushtarak nga 1000 ushtarë rus të vrarë në ditë ,dhe teknologjinë e tyre ushtarake. Lufta në Ukrainë ka treguar epërsinë e teknikes ushtarake perëndimore, ndaj të gjithëve,ndërsa Rusia është në rrugën e dështimit jo vetëm të forcës ushtarake por edhe të shoqërisë si tërësi. Prandaj, edhe Serbia duhet të largohet nga iluzioni ,se e mund dhe arrin t'i realizoj qëllimet e sëmura politike të saja përmes forcës dhe teknikës së saj ushtarake, ndaj perëndimit. Sot forca ushtarake e Kosovës ka gatishmërinë e saj luftarake si dhe pajisjet e saja moderne e cila ka aftësinë të asgjëson çdo teknik të agresionit serb të artilerisë ushtarake apo edhe të aviacionit ushtarak. Në këtë mënyrë ,sot nuk është e rëndësishme sasia e armatimit por cilësia e teknikës së armatimit për ta fituar luftën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".