Situata shumë serioze: Serbia po na kërcënon me luftë!...

Situata shumë serioze: Serbia po na kërcënon me luftë!...
Situata shumë serioze: Serbia po na kërcënon me luftë!...

Ismail Muçiqi

  • 05 November 2022 - 17:28

Shkruan gazetari: Ismail Muçiqi

 Sot u kuptua defenitivisht se shteti serbë i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat shtetërorë, ushtarak dhe policor dhe shërbimet inteligjente kundër sovranitetit dhe sigurisë të Kosovës. Vuqiqi sot i mblodhi të gjitha strukturat duke thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë në Beograd me qëllim të përgatitjes të opinionit serbë për një aventurë të re në destabilizimin e Republikës të Kosovës. Ai sot u takua edhe me sinodin e kishës serbe me kryepeshkopin Porfiere nga i cili morri bekimin “kinse për mbrojtjen e popullit serbë në Kosovë”. Vuqiqi defakto ka shpallur gjendje mobile në serbi në të gjitha mekanizmat e sigurisë, duke dhënë mesazhe dhe instruksione edhe propagandës informative në mediumet serbe për të krijuar unitet brena popullit serbë. Kjo është e vërteta që po ndodh para syve tonë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

Kjo u vërtetua edhe sot kur të gjithë përfaqësuesit politikë të listës serbe morën vendim për ti lëshuar institucionet e Republikës së Kosovës, nga niveli lokal deri tek ai qendrorë. Këto vendime avantureske të serbisë në ditët në vijim paraqesin kërcënim seriozë për stabilitetin dhe sigurinë e Republikës se Kosovës. Këtë ende nuk janë duke parë pjesa dërmuese e njerëzve: e deputetëve, e pseudo intelektualeve, e pseudo analistëve [faqezi], e po ashtu edhe të liderëve politikë të cilët po zhvillojnë luftë të brendshme për pushtet dhe për interesat e tyre karrieriste pa u brengosur fare se qka po ndodh rreth kufijve të Kosovës. Kjo neglizhencë shkurtpamëse të njerëzve që kanë marrë përgjegjësi për ta udhëhequr vendin për mua është e pa shpjegueshme dhe e papranueshme.

Ende i kemi të hapur varrezat për masakrave që i bëri serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ende në shumë familje nuk pushojnë lotët të nënave të cilat i humbën djemtë dhe nipat nga fashizmi dhe gjenocidi serbë. Kam shkruar edhe më herët se në këto rrethana të rrezikimit të paqes dhe të sigurisë nuk ka më parti politike me botëkuptime dhe koncepte të cilat e përqajn popullin. Boll me këto marrina me të cilat janë ngopur njerëzit. Sot është momenti dhe koha që të gjithë të bashkohemi rreth një institucioni i cili për fatë të keq apo të mirë është duke udhëhequr me shtetin.

Qdo anashkalim të kësaj situate dhe rrethanave do të jetë gabim i pafajshëm me pasoja të paparashikueshme të vendit. Koha po tregon se situata e Sigurisë Globale është vu në pikëpyetje?. Askush nuk është në gjendje të parasheh për të ardhmen. Prandaj më thotë mendja se situata është më serioze dhe më domethënëse me plotë të panjohura për sovranitetin e sigurisë të Kosovës. Në fund i bëjmë me dije ata të cilët ende jetojnë në botën e ëndrrave se dikush tjetër do të luftojë për ne se shpejti mund të binden se ishin dhe janë në lajthitje. Ky skenar është i hartuar nga marrëveshja e Putinit me Vuqiqin qysh moti. Ja shembulli i luftës në Ukrainë.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".