Mjaft me kompromise, BE-ja dhe Amerika duhet bërë presion më të madh Serbisë që ta pranon pavarësinë të shpallur në vitin 2008 dhe pikë!

Mjaft me kompromise, BE-ja dhe Amerika duhet bërë presion më të madh Serbisë që ta pranon pavarësinë të shpallur në vitin 2008 dhe pikë!
Mjaft me kompromise, BE-ja dhe Amerika duhet bërë presion më të madh Serbisë që ta pranon pavarësinë të shpallur në vitin 2008 dhe pikë!

Skender Mulliqi

  • 06 November 2022 - 16:03

 Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

BE-ja dhe Amerika, Serbisë duhet bërë presion të madh të pranon pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, kurse Rusinë ta detyron të ndalë luftën e pa drejtë, apo të humb luftën në Ukrainë. Ky presion ndaj Serbisë ka filluar të fuqizohet për të ndalur një gjakderdhje të re në Ballkan. Paqja në Evropë dhe botë sigurohet , atëherë kur ndalohen apetitet serbo- ruse për pushtimin e tokave të huaja.

 

Serbët historikisht kanë shkaktuan tragjedi. Ju shkaktuan tragjedi popujve jo serbë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Në vitin 1995, kur kishim luftën në Bosnje, për të parën herë dhe më të drejtë shtypi botëror sygjeroj se vetëm bombardimet masive të serbëve hapin dyert e paqes. Të kujtojmë se NATO kishte bombarduar pozicionet ushtarake serbe në Republika Srpska në Bosnje. Kishin bombarduar për ti shpëtuar myslimanet e rrethuar në Sarajevë, Gorazhdë, Bihaq etj. Për të hapur derën e re të paqes në republikat e ish-Jugosllavisë edhe në Kosovë, aleanca ushtarake e NATO-së, për të shpëtuar Kosovën dhe shqiptarët nga gjenocidi, dhe nga të drejtat e tyre elementare njerëzore, kishte bombarduar në vitin 1999, caqet ushtarake serbe në Kosovë, dhe në Serbi. Ishte arsyetimi edhe tjetër ,sepse Serbia i zhvendosi 1 milion shqiptarë nga trojet e tyre etnike. Lufta përfundojë, duke e larguar Serbinë okupatore përfundimisht nga toka e Kosovës. Dhe, sikur historia po përsëritet më luftëra, dhe më të njëjtat metoda të Rusisë në Bosnje dhe më tentim të hapjes të një fronti të ri në Kosovë dhe rajon të Ballkanit. Diktatori Putin bëri invazion mbi një shtet sovran, dhe NATO, sigurisht që nuk do të lejon luftë më përmasa të gjera, apo dhe nëse ndodhë do të bombardohet Rusia , sikurse Serbia me rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. BE-ja dhe Amerika, Serbisë duhet bërë presion të madh të pranon pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, kurse Rusinë ta detyron të ndalë luftën e pa drejtë, apo të humb luftën në Ukrainë. Ky presion ndaj Serbisë ka filluar të fuqizohet për të ndalur një gjakderdhje të re në Ballkan. Paqja në Evropë dhe botë sigurohet , atëherë kur ndalohen apetitet serbo- ruse për pushtimin e tokave të huaja. NATO, nëse këto dy shtete agresore, nuk ndalohen për të rrezikuar paqen botërore më metoda demokratike, atëherë do të detyrohet që më aksione ushtarake, të ndalon Putinin e Rusisë dhe Vuçiqin e Serbisë, kur dihet së që të dytë janë terroristë. është koha që operacionet ushtarake ruse në Ukrainë të ndalohen, sikur që duhet treguar gjuhën e forcës Serbisë dhe Vuqiqit, siç iu tregua forca Millosheviqit dikur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".