Lajthitjet tona po e shfaqin Papjekurinë në Politikë dhe në Institucione e Shtetit!...
Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi
E lexova sot një postim të Drejtorit të Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziut i cili më befasoi me shumë përkitazi me gjendjen e bojkotimit të institucioneve nga serbët në Kosovë. Kryeziu përpos tjerash thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë ti bashkohet valles së Vuqiqit dhe qytetaret serbë ti futë në sandviç të dy presioneve, duhet më hapur të ketë më shumë ndjeshmëri për presionin agresivë që ata përjetojnë për kohë të gjatë. Ai më tutje thotë “pra nuk është se nuk duhet ti nënshtrohemi, ndërkombëtareve te Vuqiqit, por ne kemi nevojë për qytetaret serbë të lirë dhe të integruar shumë më tepër se për targat e veturave të tyre”. Thënia tjetër e Kryeziut thotë “qytetaret serbë në Kosovë janë më të diskriminuarit në rajon, qeveria mos ti bashkohet valles së Vuqiqit”.
Më thotë mendja se për të dhënë mesazhe dhe leksione dikujt së pari duhet të jesh njohës i mirë i proceseve historike dhe politike në periudha të caktuara kur ato kanë ndodhur apo ndodhin në kontunoitet. Nuk e di se Ismet Kryeziu sa ka arritur ti përcjellë apo të lexoj kronologjinë e ngjarjeve të ndodhura që nga viti 1981 e këndej. Jam dëshmitar i gjallë si nxënës i shkollës së mesme kur Rada Trajkoviqi tani politikane pa funksione, në Podujevë për herë të parë e shfaqi publikisht ndjenjën e saj shoviniste kundër profesorëve dhe shkollës Shqipe në Podujevë dhe krijoj skandal politikë. Nuk di se ae din Ismet Kryeziu se nacionalizmi dhe shovinizmi serbë u shfaq hapur me botimin e [librit të kaltër] i cili u gatua nga kuzhinat e nacionalizmit dhe shovinizmit serbë, nga Akademia e Shkencave serbe nga Kisha Ortodokse dokument të cilin e mori përsipër ta realizojë Sllobodan Millosheviqi, për “serbinë e madhe”.
Ende i kemi të freskëta tubimet e serbëve nëpër vendbanimet dhe qytetet e Kosovës të cilave u prinin Sholloviqi, Monqillo Trajkoviqi, Kecmani e shumë tjerë me shtabin e tyre në Fushë Kosovë. Këto ngjarje ishin fatale në procese të ardhshme të politike dhe juridike për Kosovën dhe për të drejtat e Shqiptarëve. Këto rrjedhimisht përmes organizimeve të mitingjeve kundër Shqiptarëve erdhën deri tek Suprimimi i Autonomisë së Kosovës. Prandaj serbët edhe pas Çlirimit të Kosovës asnjëherë nuk dashtën ta pranojnë realitetin për Shtetin e Kosovës edhe pse i kanë duart e përgjakura në këtë tokë. Unë nuk kamë ide se si mund ti integrosh serbët të cilët janë të indoktrinuar dhe të helmuar me aspiratat fashiste kundër Shqiptareve dhe Shtetësisë Kosovës. Nuk ekziston shembull në Botë që pakica ti gëzojë të gjitha të drejtat dhe benefitet duke filluar nga pushteti lokal e deri tek piramida e shtetit.
Andaj janë shumë shqetësuese deklaratat e liderëve të opozitës dhe të disa opinionistëve të cilët më shumë po i ndihmojnë Vuqiqit se sa institucioneve të shtetit ku jetojnë. Ismet Kryeziu si Drejtor i Institutit Demokratik askush nuk e ka penguar që përmes aktivitetit, statutit dhe programit të misionit të shoqërisë civile të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë tek serbët dhe përfaqësuesit e tyre politike. Të na e dëshmojë vetëm një rast kur Ismet Kryeziu ka arritur të bindë ndonjë politikanë serbë apo grup të qytetareve serbë që botërisht ta pranojë Shtetin e Kosovës. Misioni i shoqërisë civile, e përkatësisht i Institutit Demokratik ka për detyrë zhvillimin e demokracisë dhe krijimin e marrëdhënieve të shëndosh ndërnacionale ndërmjet komuniteteve pa dallim race, feje, gjinie, apo gjuhe në të cilën jetojnë. Në rend të parë ky duhet të jetë misioni i organizata të shoqërisë civile të cilat mirën me zhvillimin e demokracisë të një vendi, duke i kultivuar dhe afirmuar të drejtat e qytetareve për jetë të barabartë në mjedisin ku jetojnë dhe veprojnë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".