Nënshkrimi i Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ishte gabim e veprim fatal i barabartë më TRADHTI KOMBETARE!

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ishte gabim e veprim fatal i barabartë më TRADHTI KOMBETARE!
Nënshkrimi i Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ishte gabim e veprim fatal i barabartë më TRADHTI KOMBETARE!

Dr. Hysni Aliu

  • 07 November 2022 - 13:34

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Ish kryeministri e ish- kryetari Thaçi, së bashku me Isa Mustafen, kanë nënshkruar marrëveshje që cenojnë rëndë themelet e shtetit të Kosovës, dhe këtë e pat vërtetuar edhe vet ish kryetari Thaçi pasi që nuk ishte më pjesë e dialogut kur tha” asociacioni i komunave serbe nuk guxon të pranohet nga ish kryeministri Hoti sepse ajo do të thotë shkatërrim i Kosovës” pra i njëjti njeri që e nënshkroi në Bruksel asociacionin së bashku me Isën i njëjti kur u largua nga ajo pozitë për shkak të akuzës së Hagës e tha të vërtetën e hidhur. Përse e nënshkroi Thaçi me Isën atë marrëveshje e dinë ata dhe ndërkombëtarët.

 

Para disa viteve në shkrimet e mia pata theksuar dy gjëra:

E para që me kriminelët mundesh të bësh luftë e kurrsesi të sjellësh paqe, si rrjedhojë atë botë sugjeroja që të ndërrohen udhëheqësit në Kosovë që ishin të korruptuar e kriminalizuar, por edhe në Serbi kryetari i tyre apo kryeministri i atëhershëm Vuçiq. Çështjen e dytë që e kam thënë atëbotë, ishte që; atë që është duke e arritur Thaçi me Isën me shoqëri për 10 vite, Serbia mundet dhe do ta përmbys për një orë, sepse e tëra ishte artificiale, sa për të blerë kohë. E treta, unë pata kërkuar një komision hetimor për të zbuluar se si erdhi deri te nënshkrimi i një marrëveshje antikushtetuese marrëveshje që edhe naivët më të mëdhenj e dinin që shkelën kushtetutën e Kosovës, kush ishin ekspertët në atë delegacion negociues, çka thanë ata dhe përse u veprua kështu, në mënyrë që secili nga ta të vendoset para gjyqi për tradhti kombëtare, duke filluar nga Isa e teposhtë, te Edita Tahiri tutje te ekspertët. Largimi i listës serbe nga institucionet e Kosovës, dhe rojeve të urës nga policia e Kosovës , liste serbe e formuar nga Vuçiq me lejen e Thaçit e Isës, është gjëja më e mirë që ka mundur të ju ndodhë serbëve të Kosovës por edhe shtetit të Kosovës. Kosova duhet ta shpall këtë listë si grup kriminal terrorist që sulmon shtetin dhe popullatën serbe duke ju djeg pasurim dhe kërcënuar jetën. Përse ndodhi kështu? Ardhja e qeverisë Kurti, e cila filloj të sjell rend dhe ligj në veri dhe ndali marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, por edhe ndali bashkëpunimin e kriminelëve këndej dhe matanë Ibrit e solli Vuçiqin dhe strukturat e tij kriminale në veri të Kosovës në pozitën të jesh apo të mos jesh, si rrjedhojë ata e përdorën kartën e parafundit, pra largimin e kriminelëve të rojeve të urës nga institucionet e Kosovës, ndërsa karta e fundit do të jetë përdorimi i armëve kundër forcave të rendit atje.

Bashkësia ndërkombëtare si gjithherë e shkapërderdhur ka ushqyer iluzionet e veta me besimin që Serbia do e pranon pavarësinë Kosovës dhe ka lejuar një dialog që fund e krye ka qenë dialog mashtruesish. Ish kryeministri e kryetari Thaçi, së bashku me Isa Mustafen, kanë nënshkruar marrëveshje që cenojnë rëndë themelet e shtetit të Kosovës, dhe këtë e pat vërtetuar edhe vet ish kryetari Thaçi pasi që nuk ishte më pjesë e dialogut kur tha” asociacioni i komunave serbe nuk guxon të pranohet nga ish kryeministri Hoti sepse ajo do të thotë shkatërrim i Kosovës” pra i njëjti njeri që e nënshkroi në Bruksel asociacionin së bashku me Isën i njëjti kur u largua nga ajo pozitë për shkak të akuzës së Hagës e tha të vërtetën e hidhur. Përse e nënshkroi Thaçi me Isën atë marrëveshje e dinë ata dhe ndërkombëtarët. Marrëveshja për asociacion ishte me bisht, me një kurth të madhe juridike, ku bishti i marrëveshjes e përmbys kokën dhe trupin. Pra në atë marrëveshje, serbëve ju jepet praktikisht një republikë brenda Kosovës, veç se ajo republikë/ asociacion duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe e pamundshme të behet, si rrjedhojë Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë. Para shumë vitesh pata shkruar që ky lëshim i ekipit tonë negociator ka qenë i qëllimshëm i bërë me plotë vetëdije dhe është vendosur bishti me qëllim që ajo marrëveshje të hidhet poshtë, si rrjedhojë Kosova thotë: po ne mundemi ta implementojmë asociacionin vetëm se duhet ta ndryshojmë kushtetutën, e atë do ta bëjmë nëse ju pra Serbia, e ndërron kushtetutën e vetë dhe e heq Kosovën nga kushtetuta e Serbisë ashtu siç figuron tani. Por këto plane siç duket nuk ju funksionuan, Serbia e ka dokumentin ku serbëve në Kosove ju premtohet pothuajse një republikë, ndërsa Kosova nuk ka asgjë nga imagjinata e vetë e cila imagjinatë nuk është e shkruar askund, përveç atij bishtit.

Tani bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova ta bënë të pamundurën, pra që Kosova ta formon një asociacion që do ishte në përputhje me kushtetutën e Kosovës, ndërsa Serbia sërish do e mbante Kosovën si pjesë të veten në kushtetutë. Dhe çka pastaj? Pasi që të formohet ky asociacion pa kompetenca ekzekutive, do fillonte faza tjetër e dialogut me Serbinë ku Kushti i Serbisë për ta lejuar Kosovën në organizatat ndërkombëtare do të ishte niveli i tretë i kompetencave për asociacionin, si rrjedhojë ai asociacion do shndërrohej në republike brenda Kosovës de fakto. Çka pastaj? Do të vinte faza e fundit e pranimit të ndërsjellët si dy shtete pas nja 10 viteve, ku atëherë Serbia do të kërkonte referendumin e serbëve në Kosovë e si rrjedhojë pranimi i rezultateve të referendumit për bashkim të asociacionit serb me Serbinë do ishte kushti për njohje të ndërsjellët me Kosovën, ku de fakto Kosova do ishte e shpartalluar, si rrjedhojë e Komunave që janë në brendi të territorit të Kosovës jo vetëm në veri dhe kishave e manastireve që do i përkisnin Serbisë. Atëherë Serbia do e hiqte Kosovën nga kushtetuta e vet.

Tani Albin Kurti është para pranimit të këtij shkatërrimi të Kosovës apo të zgjedh rrugën e rezistencës, rrugë e cila është më e vështirë për të dhe me gjemba, por rrugë që të shkon si të shkon fundi, për Kosovën si shtet është më i mirë. Serbia siç po duket i ka llogarit gabueshëm gjerat: Kanë menduar që Kurti do urdhëroj përdorimin e dhunës, dhe e dyta besoj që SHBA nuk donë luftë në Ballkan, e si rrjedhojë do i nënshtrohet presionit të Vuçiqit.

Edhe njëra edhe tjetra do i dështojnë. Kurti po sillet si një burrështetas i vërtetë, pa bërë panik dhe pa marr hapa të ngutshëm, ndërsa veprimet e SHBA-ve do të shihen në momentin kur do të jetë e nevojshme. Në çdo rast, këto llogari të gabuara, do ta detyrojnë Serbinë të merr veprime që do ta shtyjnë bashkësinë ndërkombëtare të vendosin sanksione ndaj tyre. E ata që i paskan premtuar Vuçiqit që do shtyhet çështja e targave për një vit, ashtu siç tha Vuçiq, nëse është e vërtetë, sepse Vuçiq është mjeshtër i gënjeshtrave, kanë gabuar, sepse nuk mundesh të premtosh diçka në hotele pa u marr vesh me kryeministrin e një vendi që mban përgjegjësi të lartë njerëzore e juridike e institucionale.

Sa i përket opozitës, e tëra ama bash e tëra tani duke përfshirë edhe Ramushin, po sillet sikur Albin Kurti të jetë armik i përbashkët i tyre dhe Serbisë. Zot ruana prej shqiptarëve aq sa prej serbëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".