Këto janë fakte të pa mohueshme të cilat vërtetojnë se si prokuroria e korruptuar ja bënë avokatinë mbrojtëse krimit të organizuar

Këto janë fakte të pa mohueshme të cilat vërtetojnë se si prokuroria e korruptuar ja bënë avokatinë mbrojtëse krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 08 November 2022 - 16:22

 Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani po zbulohet lakuriq lidhja e ngushte e prokurorisë me krimin e organizuar, pikërisht tek metodologjia e qëllimshme e ngritjes së aktakuzave të para planifikuara për dështim, në marrëveshje me palët e përfshira në krim. Vetë fakti që tani jemi pa Kryeprokuror e që nuk po zgjidhet ende, prandaj kjo po ndodhë që akoma nuk e kemi asnjë rast të prokurorit të degraduar, përjashtuar apo në çfarëdo forme të dënuar, për shkak të dështimit në mbrojtje dhe dokumentim të plotë të aktakuzës, sidomos në rastet që kanë të bëjnë për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Me këtë Qeveri ne pushtet, qe po i ushtron kompetencat e saja ne luftimin e krimeve ne përgjithësi, qe mbi një vit e gjysmë, nga ana e Kryeministrit Albin Kurti, e cila është duke u marre me ato çështje te rëndësishme te luftimit te krimit ne përgjithësi qe po i intereson dhe popullit, dhe me disa veprime-aksione qe i ka ndërmarr kjo qeveri, tani qe janë publikuar se ne shume ministri janë krye krim i organizuar, sikur Ministrija e Bujqësisë si rasti i Brezovices, dhe shume luftime tjera qe janë aktuale tani për tani, dhe premtimet nga kjo qeveri se me miratimin e ligjit te Vetingut dhe ligjit mbi konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, luftimi i krimit ne përgjithësi do te jetë i pamëshirshëm, prandaj për këto premtime mbetet te shihet ne te ardhmen. Se krimi i organizuar po mbrohet dhe po avokohet nga institucionet që duhet ta luftojnë dhe parandalojnë atë, këtë fakt më nuk mundet ta mohon dhe konteston askush. Tani po zbulohet lakuriq lidhja e ngushtë e prokurorisë me krimin e organizuar, pikërisht tek metodologjia e qëllimshme e ngritjes së aktakuzave të para planifikuara për dështim, në marrëveshje me palët e përfshira në krim. Vetë fakti që tani jemi pa Kryeprokuror e që nuk po zgjidhet ende, prandaj kjo po ndodhë që akoma nuk e kemi asnjë rast të prokurorit të degraduar, përjashtuar apo në çfarëdo forme të dënuar, për shkak të dështimit në mbrojtje dhe dokumentim të plotë të aktakuzës, sidomos në rastet që kanë të bëjnë për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Një shembull për rast tipik dhe kritik është loja që po luhet më zyrtarët doganor, të cilët kinse hetohen, mblidhen fakte dhe arrestohen, dërgohen në gjykatë me aktakuzat pompoze të ngritura kundër tyre dhe aty ndodhë befasia që të njëjtit lirohen. Rastet e tilla flasin mjaftueshëm, dhe me plotë besnikëri për avokatinë që po ja bëjnë prokurorët e korruptuar krimit të organizua. Rasti më i freskët i raportuar është zhvilluar së fundi kundër zyrtarëve doganorë ne veriun e Kosovës, në Jarinje. Në mungesë të provave katër të akuzuar lidhur me këtë rast lirohen nga akuza për korrupsion dhe lidhje me kontrabandën. Ndryshe, të njëjtin akt akuzues me zyrtarët doganorë Marko Mlladenoviq dhe Bekim Gashi akuzoheshin edhe Filip Filipoviq dhe Milan Stojanoviq, për kryerjen e veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”, por për shkak të parashkrimit absolut është hedhur aktakuza për këtë pikë të aktakuzës. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të ngritur më 21 shtator 2016, Filip Filipoviq dhe Milan Stojanoviq akuzohen se më 19 shtator 2014, në Leposaviq, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”, nga neni 318, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Siç thuhet në aktakuzë, kjo vepër penale është kryer në atë mënyrë që i pandehuri Milan Stojanoviq, në cilësinë e përgjegjësit të firmës “Telekomunikacia plus 028”, ndërsa i pandehuri Filip Filipoviq, si vozitës i kamionit, në pikë kalimin kufitar në JarinjeLeposaviq, kanë zhdoganuar mallin-detergjent dhe pelena sipas DUD-it, ndërkaq iu kanë shmangur zhdoganimit të mallrave- kozmetikë, “zhileta”, detergjent dhe “pampers”, me ç’rast i kanë ikur pagesës së detyrimeve doganore në vlerë prej 12.622.86 euro. Ndërsa, në pikën e dytë të aktakuzës, Marko Mlladenoviq dhe Bekim Gashi akuzohen se në datën e njëjtë si në pikën e parë të aktakuzës, në pikën kufitare JarinjeLeposaviq, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me qëllim që tjetrit t’i sjellin përfitim pasuror. Sipas aktakuzës, i pandehuri Mlladenoviq, në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit dhe i pandehuri Bekim Gashi, përgjegjës në kamionin e markës “TAM 1300 T 11”, nuk e kanë kontrolluar në mënyrë detale në pikën doganore, por vetëm në mënyrë vizuele e më pas e lëshojnë atë, me ç’rast kamioni të cilin e drejtonte i akuzuari Filipoviq është ndaluar në Leposaviq nga ana e Policisë dhe pas verifikimit të mallit është konstatuar se kamioni ka pasur më tepër mall se që është deklaruar për zhdoganim, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës humbje në vlerë prej 12 mijë e 622 euro e 86 centë. Për këtë, ata po akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sidoqoftë gjatë procesit gjyqësor që është zhvilluar më 31 tetor, ky grup i dyshuar i abuzimit me doganat dhe kontrabanimit është liruar më arsyetimin e mos pasjes së provave të mjaftueshme për tu dënuar. Tani kur në pritje është miratimi i ligjit të Vettingut, dhe kur të fillon jetësimi i këtij ligji, atëherë do të filloj spastrimi i atyre institucioneve nga ata njerëz që ishin të lidhur me krimin e organizuar, dhe nga ato momente që do të nominohen njerëz të pastër në ato poste të luftimit të krimit, nga ato momente do të vërehen edhe sukseset e të arriturave që po i pret populli, prandaj nuk është tani kohë e largët se deri kur do të tolerohet kjo formë e hapur e lidhjes së prokurorisë me kontrabandën dhe nëntokën e krimit, duke ndërtuar aktakuza të qëllimshme të dobëta që paraprakisht dihet se do të përfundojnë në shportë për shkak të dështimit. Pa një spastrim të institucioneve nga ata njerëz të kriminalizuar, nuk mundë të presim rezultate të dëshiruara, prandaj shpresat janë se shpejtë tani do të ndodhë që me një luftim të pamëshirshëm kundër të gjitha të këqijave edhe qytetarit do ti kthehet shpresa për të jetuar në këtë vend, që për momentin e kësaj gjendje, një masa e madhe, e konsiderueshme e populli po i kërkojnë mundësit më të përshtatshme se si me ikë nga ky vend kaq i kriminalizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".