Kosova e tensionuar me mundësi eskalimi, serbët e veriut të Kosovës drejt vetë organizimit me skenar të rrezikshëm të ndarjes!

Kosova e tensionuar me mundësi eskalimi, serbët e veriut të Kosovës drejt vetë organizimit me skenar të rrezikshëm të   ndarjes!
Kosova e tensionuar me mundësi eskalimi, serbët e veriut të Kosovës drejt vetë organizimit me skenar të rrezikshëm të   ndarjes!

Agim Bajrami

  • 09 November 2022 - 07:35

Shkruan:ANALISTI - Agim Bajrami

Serbia ,ka shkuar deri aty,sa të luaj me zjarrin e luftës, duke i nxitur serbët të vetë dalin nga institucionet e Kosovës, drejt ecurisë së organizimit të ndarjes së veriut të Kosovës.

Shkaqet e shkaktimit të kësaj gjendje janë; historike, etnike,

kulturore,gjeopolitike, të dobësive të brendshme të vendimmarrjes politike kosovare dhe të tjera.

-Ndër shkaqet e faktorit të brendshëm politik të Kosovës janë;

Lidershipi politik i Kosovës, i përçarë,egocentrik,lakmues për pushtet dhe pasuri,korrupsioni,servilizëm ndaj interesave të huaja,të pa aftë në vlerësimin e zhvillimeve drejt ndryshimeve të gjeopolitikës ndërkombëtare, e të cilat reflektojnë në zhvillimet rajonale dhe të vendit , në mos tregimin e aftësisë në sensibilitet të vendimmarrjes politike,me prirje manipulative e populiste për publikun, ku për rrjedhojë dhe jo rrallë herë kanë prodhuar vendimmarrje të gabuara politike dhe të dëmshme për funksionimin e jetës politike, institucionale dhe shoqërore në Kosovë.

Mos aftësia e vendimmarrjes politike , për të nuhatur e vlerësuar drejtë zhvillimet e interesave të faktorëve ndërkombëtare, e përshtatjen e atyre interesave me vendimmarrjen politike sipas zhvillimeve aktuale,nga të cilat edhe po afektojnë në paraqitjen e dëmeve që reflektojnë në interesat e qytetarëve dhe po ashtu të vendit në përgjithësi.

Dhe situata ndërlikohet edhe më,kur shpesh vendimet e pa analizuara mirë,e të pa koordinuara me partnerët ndërkombëtar,si për çështjet e interesave të përgjithshëm të shoqërisë multi etnike si kategori kushtetuese, ndikohej edhe pashmangshëm në ambientin e frikës dhe pasigurisë tek komuniteti serb, kur edhe gjendja e tillë, mirë pritej, për tu manipuluar, nga politika serbe, për qëllimet e saja hegjemoniste serbe.

Nga e gjithë kjo, tani në veri të vendit është ngrit, vetë organizimi , nga struktura të interesave të ndryshme brenda dhe jashtë Kosove, dhe për interesa nga me të ndryshme, angazhohen shumë faktorë në fyerjen e zjarrit, me mundësi reale drejt përplasjeve dhe konfliktit të serishme, ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, kur në fund të dyja palët, do të jenë humbës,si për nga vuajtjet, e shkatërrimet, e luftërave të bëra ndërmjet veti. Paqja dhe jetesa e përbashkët, janë të domosdoshme, dhe të vetme, për të dyja palët, të tjerat janë mizore për njerëzimin!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".