Sa më parë të harmonizohet politika shtetërore dhe ajo editoriale e mediave karshi Serbisë!...

Sa më parë të harmonizohet politika shtetërore dhe ajo editoriale e mediave karshi Serbisë!...
Sa më parë të harmonizohet politika shtetërore dhe ajo editoriale e mediave karshi Serbisë!...

Ismail Muçiqi

  • 09 November 2022 - 10:22

Shkruan: Gazetari Ismail Muçiqi

Çmenduria që po ndodh karshi situatës aktuale në Veri të Kosovës i obligon partitë politike, opinionistët dhe mjetet e informimit në Kosovë që sa më parë të flasin me një zë karshi serbisë. Nëse edhe më tutje vazhdohet me retorika, akuza dhe kundër akuza ndaj njeri tjetrit që po ndodhin në Parlament, dhe në mjetet e informimit të cilat më shumë po i shërbejnë propagandës serbe sesa interesave të Shtetit të Kosovës, vaj halli për ne. Vite me radhë në emër të “demokracisë dhe lirisë” së shprehjes janë keqpërdorur këto vlera njerëzore nga liderët politikë, deputetët, nga mjetet e informimit të cilat kanë tejkaluar qdo kodë të etikës duke shkaktuar kaos informativ në vend. Situata aktuale e sigurisë në Ballkan është e brishtë, e posaçërisht raportet ndërmjet Kosovës dhe serbisë janë të tensionuara në kontunoitet.

Ç’do njeri normal sot duhet të jetë në gjendje të mendojë në mënyrë racionale për të ardhmen e fëmijëve, familjes dhe shtetit të vetë. Kur njeriu i shikon dhe i dëgjon mjetet e informimit në serbi ma përkujton kohën e politikës të Sllobodan Millosheviqit. Kur të gjitha mediumet dhe propaganda informative ishin në shërbim të interesave hegjemoniste të serbisë. Një situatë e tillë ka kohë që e ka instaluar edhe Aleksandër Vuqiqi, politikën e të cilit po e përkrahin dhe afirmojnë pothuajse shumica e  mjeteve të informimit të cilat janë të njohura tani më vite. Derisa mediumet serbe me politikën e tyre redaktuese janë rreshtuar pas Qeverisë dhe Presidentit Serbë duke e harmonizuar politikën redaktuese dhe editoriale rreth kauzës për serbinë e madhe mjetet tona të informimit organizojnë debate shterp pa asnjë vlerë duke polarizuar dhe helmuar opinionin me plotë intriga, gënjeshtra dhe akuza më të ndryshme të cilat janë të dhimbshme dhe të mjera për kohën.

Nuk është kurrfarë diktature që në momentin e pikërishëm në të cilën gjindet Kosova të aktivizohen mekanizmat institucional dhe ato te Shoqërisë Civile, Ministrive përkatëse, dhe Parlamentit duke formuar nje  Këshill te Etikës i cili do duhej të vlerësoj politikën redaktuese në mediumet tona. Ç’do shkelje të normave dhe rregullave në sektorin e informimit patjetër që duhet sanksionuar në bazë të ligjeve dhe rregullativës e cila është në fuqi edhe në Shtetet e Bashkimit Evropian. Qytetareve te Kosovës u nevojiten tema të cilat janë jetike për qdo njeri të këtij vendi. Opinioni ka nevojë për debate dhe biseda të cilat hapin shtigje të reja në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomiko shoqërorë të vendit. Tema me përmbajtje edukative, morale dhe njerëzore të cilat i stimulojnë njerëzit për punë dhe rezultate në jetën e përditshme. Qdo debat që ju servohet qytetareve me plotë urrejtje dhe llomotitje primitive të kohës së mesjetës qon ujë në mulli të armikut. E ky fenomen i marrë është duke ndodhur vite me radhë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimin e gazetës "Kosova Sot Online".