Kosova midis luftës dhe paqes

Kosova midis luftës dhe paqes
Kosova midis luftës dhe paqes

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 09 November 2022 - 10:35

Shkruan: Prof.Dr. Mehdi Hyseni

*** Diplomacia preventive e Amerikës dhe e fuqive të mëdha të BE-së, duhet të reagojnë urgjentisht kundër rikthimit të strategjisë kolonialiste dhe militariste të Serbisë për të ndyrhyrë ushtarakisht në Kosovë. Ndryshe,  do të jetë i pashmangshëm shpërthimi i konflitkit të armatosur në veriun e Kosovës.

 -JO vetëm protestat e serbëve në  Mitrovicën veriore, më 6 tetor 2022, por  edhe  Urdhri i presidentit serb Aleksandër Vuçiq për ngritjen e gatishmërisë luftarake dëshmojnë objektivin kryesor të politikës zyrtare të Beogradit, që me çdo kusht po ngulmon të rikthejë sovranitetin kolonial të Serbisë në Kosovë (1912-1999), jo kinse të mbrojë dhe të shpëtojë kurrfarë minoriteti serb në veriun e Kosovës, sepse ai në asnjë aspekt nuk është i rrezikuar nga  pushteti shtetëror i Republikës së Kosovës. Përkundrazi,  minoriteti serb në Kosovë është më i favorizuari dhe më i privilegjuari nga të gjitha minoritetet e tjera në Kosovë.

Presidenti Aleksanër Vuçiq është fajtor për shkaktimin e krizës politike dhe të sigurisë në Kosovë

-Albinin dhe Vjosën vetëm  Vuçiqi i kritikon për gjendjen që ai vet e ka krijuar në Kosovë (duke manipluar dhe instrumentalizuar minoritetin kolon serb në veriun e Kosovës) për t’iu shmangur kërkesave të parashtruara të BE-së dhe të Amerikës për të arriur ndonjë kompromis politik në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2022), me qëllim të normalizimit të marrrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë.

I ligu dhe oportunisti gjithmonë fajësojnë vetëveten, jo armikun qoftë të brendshëm a të jashtëm !

Pra, janë gabim ata “analistë” dhe oponentë politikë të kryeministrit Abin Kurti, kur thonë se Albini ka faj për diskriminin e minoritarëve serbë në veriun e Kosovës, gjoja se nuk paska vajtur in person të bisedojë me ta, për t’i dëgjuar “dhimbjet” e tyre. Çfarë naiviteti ky, që s’ka lidhje me “tavan”! – Po Albini  sa herë i ka thirrur   ata , që të bisedojnë me të, por përgjigjja ishte negative dhe ofenduese, se nuk njohin Albinin si kryetar të tyre, por presidentin Aleksandër Vuçiq dhe Serbinë si shtet të tyre, jo Kosovën e pavarur dhe sovrane.

  S’ka “exit strategy” me injorantë, me  dilingjinj, me mercenarë dhe me “dorën e zgjatur” të sundimit kolinial serb në Koosvë !

 Minoriteti serb në Kosovë nuk është i rrezikuar nga aspekti i sigurisë e as nga mohimi dhe, nga diskriminimi i të drejtave dhe i lirive të njeriut, por është i rrezikuar nga vetë Beogradi zyrtar, i cili që nga pëfudimi i luftës (10 qershor 1999) i ka këshilluar dhe ndihmuar, që të mos e njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës (17 shkurt 2008), por shtetin e Serbisë.  Me një fjalë, i ka instrumentalziuar për qëllime të  ruajtjes së interesave gjeopolitike koloniale, hegjenomiste dhe ekspansioniste të Serbisë së Madhe në Kosovën e Shqipërisë Etnike.

Vërtet, përfaqësuesit e minoritetit serb përmes  “Listës serbe” ishin të instaluar në institucionet, në organet, në Qeverinë dhe në Parlamentin e Kosovës (2000-2022), mirëpo, asnjëherë nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të tyre, por Serbinë, që kanë luajtur rolin e agjentit të saj, edhe pse pagat e majme merrnin nga buxheti i popullit të Kosovës.

Ky është problemi, jo  diskriminimi dhe rrezikimi i tyre fizik, material, ekonomik, social dhe ligjor nga ana e institucioneve dhe e organve shtetërore përkatëse të Republikës së Kosovës.

Protestat serbe antishqiptare në Mitrovicën Veriore, paralajmërojnë shpërthimin e luftës në Kosovë (6 tetor 2022).

Përshkallëzimi i krizës politike në Kosovë për shkak të tërheqjes së “Listës serbe” nga qeveria dhe nga parlamenti i Kosovës, duke përfshirë edhe dorëheqjen e dhjetëra e qindra policëve serbë; dorëheqjen e gjyqëtarëve dhe administratorëve të tjerë, paralajmëron ndezjen e fitilit të shpërthimit të konfliktit të armatosur mes Serbisë dhe Kosovës. Këtë e dëshmuan edhe protestat e qindra e mijëra serbëve në Mitrovicën Veriore, më 6 tetor 2022, të cilët protestuan kundër ndërrimit të targave të veturave, gjendjes së brishtë të sigurisë, si dhe kundër shtyrjes së afatait për formimin urgjent të Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë…etj.

Nuk ka as një dyshim se, krijimi i një gjendjeje të tillë kaotike dhe anarkike në Kosovë, është produkt i përzierjes direkte dhe indirekte  politike, propagandistike, policore dhe militariste të  Beogradit zyrtar, me qëllim të destabilizimit politik, të rendit, të paqes dhe të sigurisë në  Republikën e pavarur të Kosovës, të cilën nuk po e njeh Serbia e as minoritarët kolonë të saj në Kosovë (1999-2022), edhe pse janë të favorizuar nga Plani i Marti Ahtisarit , si dhe nga Kushtetita në fuqi e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008).

  Albin Kurti nuk është jashtë axhendës strategjike amerikane e as evropianoperëndimore  në Kosovë !

 Këtë konstatim e provon edhe kjo deklaratë e tij, dhënë masmediave në Prishtinë, më 8 nëntor 2022: “Kemi  qenë në komunikim të vazhdueshëm me ShBA-në dhe BE-në për dy vendimet lidhur me masën e reciprocitetit për letërnjoftimet dhe targat.Pra,  kemi qenë vazhdimisht në komunikim me partnerët, aleatët dhe miqtë tanë evropianë dhe amerikanë. Mirëpo pjesa më e madhe e zhvillimeve ka qenë e kushtëzuar nga veprimet kriminale dhe agresive të bandave që praktikisht si struktura ilegale të Serbisë dolën nëpër rrugët e Kosovës... “ (https://klankosova.tv/a-pati-koordinim-per-reciprocitetin-me-shba-ne-dhe-be-ne-flet-albin-kurti1/)

 “ Exit strategjinë”, duhet ta gjejë  Vuçiqi, jo Albin Kurti !

Duke qenë se me qëllm dhe, nën ndikimin e politikës, të propagandës dhe të diplomacisë së Moskës, përkatësisht të Vladimir Putinit “ka humbur rrugën në oborrin e vet”, duke qenë se politikën paqësore dhe sigurinë politike i ka shndëruar në marketing vetjak, duke i konsumuar si mjet normal politik për t’iu shmangur obligimeve të marra përsipër  me nënshkrimin e marrëveshjeve në kuadrin e biedimeve të Dialogut të Brukselit (2011-2022).

Zakonisht, liderët e tipit të Alekandër Vuçiqit, që në vend të politikës paqësore, ushqehen me recidiva të përdorimit të politikës së forcës dhe nga pozita e forcës, me qëllim që të krijojnë konflikte dhe kriza të imagjinuara qoftë politike, ekonomike, qoftë socaile e ndëretnike etj., nuk kanë kurrfarë substance të aftësisë politike a diplomatike, që ta “nuhasin nervin" e së ashtuqujaturës “exit strategy”.

Prandaj, ata, duhet të penalizohen nga vota e lirë demokratike e zgjedhësve të tyre, në mënyrë që të gjejnë alternativë tjetër për flakjen e tyre nga politika.

Dialogu 14-vjeçar i Brukselit, produkt serbomadh, versus pavarësisë së Kosovës

Mirëpo, dakordimi i liderëve shtetërorë të Kosovës (Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe disa  vasalë të tyre), që pranuan hyrjen në Dialogun e Brukselit ishte fatal (2011-2022), duke qenë se pikësëpari ishte  në shpërputhje me njohjen ndërkombëtare të Kosovës nga më se 140 shtete anëtare të OKB-së (17 shkurt 2008). Në këtë rast qeveria dhe kuvendi i Kosovës në flagrante shkelën parimet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ngaqë pas njohjes de fakto dhe de jure të Kosovës qe mbyllur statusi politik i Kosovës. Askush nuk kishte të drejtë ligjore të hapëte dialog apo multidialog  me fuqinë koloniale serbe, në asnjë formë qoftë verbale, qoftë me shkrim.  Në këtë kuptim, çdo kërkesë dhe çdo tendencë e Beogradit zrytar për të rinegociuar me liderët politikë fatkeqë të Kosovës ishte e papranueshme, jashtëligjore dhe jashtëkushtetuese, si dhe në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare dhe me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

S’ka asnjë dyshim se,  Dialoguu i Brukselit nga ana e Beogradit zyrtar dhe e përkrahësve të tij, ishte akt antikombëtar dhe antishtetëror, si dhe akt antijuridik ndërkombëtar, sepse post festum (pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga më se 140 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara) iu imponua palës shqiptare të Kosovës, kinse në emër të normalizimit të marrëdhëniee biletarela të dy shteteve, do të arrihej ndpnjë kompromis politik. Mirëpo, një kompromis i tillë i ëndërruar politik nuk u arrit dot as për një dekadë, duke qenë se Serbia si ish-fuqi koloniale nuk po pranon, që të njohjë pavarësimin-shkolonizimin e Kosovës. Përkundrazi, edhe, edhe pas kryerjes së gjenocidit  të saj ndaj mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarëve (1912-1999), ende po ushqen ambicie, që ish-koloninë e saj, ta “riintegrojë” në tërësinë e saj  territoriale, administrative dhe shtetërore !?

S’ka dilemë se “shpikja” dhe trillimi i Dialogut të Brukselit ishte një mashtrim sui generis për Kosovën e pavarur dhe sovrane, sepse plot një dekadë pala serbe e Beogradit nuk pranoi që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, por ende e quan “shtet  të përkohshëm” dhe “kuazishtet”, duke e konsideruar si pronë  legale të Serbisë.Këstu e thotë edhe Kushtetuta në fuqi e Serbisë së Vojislav Koshtunicës (2006).

-Ja pra, 14 vjet kanë kaluar në “lair”, duke  “qarë dërrasa” me palën serbe të Beogradit në të ashtuquajturin Dialogu i Brukselit, por Serbia as de fakto e as de jure nuk pranoi ta njihte Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.  Mirëpo, për palën negociuese kosovare nuk bënte përshtypje kjo bjerrakohë e kotë, sepse restorantet dhe hotelet e Brukselit vazhdimisht ishin të  rezervuara dhe të hapura për ta, mbase faturat i përballonte  arka e buxhetit të popullit të Kosovës, jo ata nga xhepi i tyre.  Si rrjedhojë, kohëzgjatja  14-vjeçare u konvenonte “negociatorëve” kosovarë, mbase  ekskursionet e tilla i paguante “arka” e buxhetit shtetëror të Kosovës.

  -Tani, ndodhemi në nëntorin e vitit 2022, shtrohet pyetja: -Çfarë po kërkon Serbia kolonialiste dhe gjenocidale nga Kosova e pavarur dhe sovrane ?

- PO kërkon sanksione të ashpra ndërkombëtare nga OKB-ja, për  shkak të përzierjes në çështje të brendshme të Kosovës, duke e kërcënuar me destabilizim të gjendjes faktike të rendit dhe të sigurisë, si dhe me ndërhyrje luftarke për ta copëtuar pjesën veriore të Kosovës (si hapë të parë të procesit të rikolonizimit-serbizimit të Kosovës shqiptare). Këtë po e kërkon Serbia e presidentit Aleksandër Vuçiq, por si duket në terren, këtë “turr” 14-vjeçar  për “bombardimin” e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, kohëve të fundit (me të ardhur në krye të Qeverisë së Kosovës), Albin Kurti dhe presidentja Prof.Dr.Vjosa Osmani ia kanë ndalur dhe “amortizuar” atëfarë “yryshi”, në saje të sjelljes dhe të veprimit  të politikës dhe të diplomacisë së tyre pragmatike dhe të guximshme, në frymën e mbrojtyjes së interesave vitale kombëtare dhe shtetërore, në përputhje të plotë me Kushtetutën në fuqi (15 qershor 2008) me normat dhe me parimet e së dejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së.

Fundja, e gjithë ajo që po ndodh në Kosovë nga ana e përfaqësuesve të minoritet serb, duke braktisur qeverinë dhe parlamentin, si dhe duke braktisur  uniformat e Policisë së Kosovës afro “600 policë” serbë, është diktat dhe ultimatum i Beogradit zyrtar, përkatësisht i presidentit serb Aleksandër Vuçiq, JO  “pakujedisa dhe arroganca” e kryeministrit Albin Kurti (siç thuhet nga karkalecat e flladit të vjeshtës), që kërkoi ligjësimin e riregjistrimit të targave të veturave të Kosovës për pronarët serbë, duke mos e shtyrë afatin e përdorimit të tyre përtej 1 Nëntorit 2022. Pra, në rastin konkret të zhvillimit të ngjarjeve më të reja politike në Kosovë (dorëheqja e policëve serbë, e gjyqësorit, e administrates lokale, e “Listës serbe” nga qeveria dhe nga parlamenti i Kosovës) nuk kanë për shkak e as për pasojë gabimet politike të kryeministrit Albin Kurti dhe të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, por janë “pjellë”  tejet e sofistikuar e strategjisë dhe e taktikës së politikës zyrtare të Serbisë së  presidentit Aleksandër Vuçiq, të ministrit të Jashtëm Ivica Daçiq…etj., të cilët  po kërcënojnë edhe me përdorimin e politikës së forcës për të rikthyer  koloninë e dikurshme të tyre brenda juridiksionit të Serbisë së Madhe (1912-1999).

 Modeli “gjermano-gjerman”  është i pranueshëm  për Prishtinën

Nëse këtë model e sugjeron dhe e mbështet Uashingtoni zyrtar, ndryshe jo. Këtë model e quan të pranueshëm, edhe shkencëtari i njohur gjerman, njëri nga njohësit më të mirë të çështjeve ballkanike, profesor i Universitetit “Ludvig Mkasimilian” të Gjermanisë.

-Çdo kompromis tjetër shpie drejt ricopëtimit, rikolonizimit, riserbizimit dhe rusifikimit të Kosovës. Mbajni në mend këtë, o “rrobaqepës” dhe feudalë të pangopshëm  të të mirave  të Kosovës.

Anamneza politke: duke qenë se as Prishtina e as Tirana  nuk kanë pasur dhe, edhe tani nuk kanë strategjinë e tyre për zgjidhjen përfundimtare të Kosovës si çështje koloniale në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashuara, duke u bazuar në të drejtën historike dhe në të drejtën e vetëvendosjes si postulat dhe parim thelbësor i së drejtës ndërkombëtare dhe i Kartës së Kombeve të Bashkuara, kuptohet që zgjidhja e konfliktit shekullor mes Beogradit dhe Kosovës, do të imponohet nga fuqitë e mëdha botërore.

Lidhur me këtë çështje, unë pata shkruar disa herë rresht para një dekade, ku prerazi me argumente  e kam dhehur poshtë zgjidhjen e pjesshme, të përkohshme dhe të gabuar të statusit të Kosovës sipas  “modelit gjermano-gjerman”, jo pse  ai u përket rrethanave dhe ngjarjeve  të ndryshme të luftës së ftohtë të dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), por, thejsht për faktin se, në rastin e Serbisë dhe të Kosovës,”modeli gjermano-gjerman”, është me rrezik të zbatohet, me gjithë faktin se, sipas një traktati të tillë ndërkombëtar, Kosova do të fitonte “karrigen” në OKB si anëtare me të drejta dhe detyrime të plota, me ç’rast Kosova do të fitonte statusin e subjektit juridik  ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".