Rrjedha e informacioneve nga hetimet e prokurorisë janë grushti vdekjeprurës në dëm të efikasitetit dhe rezultatit antikrim të gjyqësisë

Rrjedha e informacioneve nga hetimet e prokurorisë janë grushti vdekjeprurës në dëm të efikasitetit dhe rezultatit antikrim të gjyqësisë
Rrjedha e informacioneve nga hetimet e prokurorisë janë grushti vdekjeprurës në dëm të efikasitetit dhe rezultatit antikrim të gjyqësisë

Blerim Burjani

  • 09 November 2022 - 15:55

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Deri më tash problemi kryesor i policisë për intervenim, parandalim dhe zbulim të rasteve të ndryshme kriminale është rrjedhja e informatave. Këtë fenomen nuk duhet lejuar për tu harruar dhe anashkaluar. Duhet vepruar ngadalë dhe sigurt për ta zbuluar linjën e komunikimit dhe zbulimit të këtij lloji të spiunimit. Urgjentisht duhet zbuluar shkaktarët e kësaj gjendje të krijuar që për kohë të gjatë është duke funksionuar e pa penguar.

 

 

Në një shtet që ka institucione serioze, profesionale e të verifikuara të sistemit të drejtësisë, si një tërësi e shtyllës kryesore të shtetit, prokuroritë dhe gjykatat, informatat nga hetuesia në asnjë rast nuk duhet dhe nuk guxojnë të rrjedhin në opinionin publik, por as në kanale të tjera të çfarëdo natyre jashtë këtyre dy institucioneve që e hetojnë dhe trajtojnë rastin. Një gjë e tillë nuk është dashur të ndodhë as në rastin për të cilin ka folur dhe ndihet shqetësuar, madje edhe e tradhtuar, ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, Rada Trajkoviç. Kjo është një fushë shumë e ndjeshme dhe kofindenciale. Dihet mirëfilli që rrjedhja e informatave në raste të tilla e vështirëson procesin hetues dhe e rrezikon gjykimin përfundimtar. Kjo është e pa pranueshme. Mirëpo ky rast nuk është i vemi, nuk është as i pari dhe nuk mundë të besojmë që do të jetë i fundit. Rrjedhje të tilla të informatave sekrete ka pasur gjithmonë në situatat e veprimeve në aksione të rëndësishme strategjike të sigurisë dhe të preventivit e luftimit të krimit kur është përgatitur për të intervenuar nga ana e policisë. Pra para intervenimit, gjëra të tilla po ndodhin fatkeqësisht. Deri më tash problemi kryesor i policisë për intervenim, parandalim dhe zbulim të rasteve të ndryshme kriminale është rrjedhja e informatave. Këtë fenomen nuk duhet lejuar për tu harruar dhe anashkaluar. Duhet vepruar ngadalë dhe sigurt për ta zbuluar linjën e komunikimit dhe zbulimit të këtij lloji të spiunimit. Urgjentisht duhet zbuluar shkaktarët e kësaj gjendje të krijuar që për kohë të gjatë është duke funksionuar e pa penguar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"