Këta janë të gjithë skenarët e mundshëm të agresionit serb ndaj Kosovës

Këta janë të gjithë  skenarët e mundshëm të agresionit serb ndaj Kosovës
Këta janë të gjithë  skenarët e mundshëm të agresionit serb ndaj Kosovës

Agim Bajrami

  • 10 November 2022 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Strukturat e forcave ilegale serbe të përqendruara në veri të Kosovës mund të shkaktojnë incidente të vrasjeve tek popullata serbe, me qëllim për ti fajësuar shqiptarët dhe strukturat shtetërore në Kosovë , duke përdorur pretekstin e konflikteve të armatosura dhe ndërhyrjes së forcave ushtarake serbe. Dhe varësisht, nga reagimet e institucioneve të shtetit të Kosovës , dhe reagimi institucional dhe qytetarë i Kosovës duhet të jetë i mençur, përmbajtjesor, i urtë dhe bashkë koordinues me ndërkombëtarët, kur mund të përdorej , skenari tjetër i shtetit serb përmes strukturave të saja ilegale në Kosovë, që me dhunë të detyrohen popullsia civile ti lëshon shtëpitë e tyre, duke u nisur drejt kufirit për në Serbi, për të krijuar alarmin ndërkombëtar e përndjekjeve serbe nga ana e Kosovës, dhe sipas skenarit serb. Do të thuhej se Serbia këtë e ka paralajmëruar me kohë, për çka është e detyruar të ndërhynë në mbrojtjen e serbëve!

-Kosova të përgatitet në skenarët më të mundshëm të këqij nga politika hegjemoniste e shtetit të Serbisë. Pas presionit të shtetit të Serbisë , që serbët lokal kosovar të largohen nga institucionet politike, publike, e shoqërore, dhe nga jeta integruese e shoqërisë kosovare, Serbia ka të përgatitur edhe skenarët më të këqij për Kosovën.

Në Kosovë janë të instaluara në mënyrë ilegale forca paramilitare serbe nga Serbia, nga Republika Srpska e Bosnjës, struktura kriminale ruse dhe të tjerë, e në bashkëpunim me strukturat kriminale serbe lokale, dhe strukturat zyrtare të larguara nga institucionet e Kosovës, që në çdo moment kur Serbia të kërkon të jenë të gatshme të ndërmarrin veprimet e kërkuara deri në ato të forcës përmes armëve. Skenari i ngritjes në veprim, me Mbrojtjen Civile (Civilna zastitna odbrana) për t'ju kundërvu forcave të rendit në Kosovë. Skenari tjetër është përmes forcave ilegale, të cilat janë të vendosura nga shteti serb, e janë të programuara dhe të përgatitura, që të krijojohen incidente dhe situata konfliktuoze brenda popullatës serbe, me qëllim që të krijohen justifikime, në opinionin publik dhe ndërkombëtar, me arsyetimin e veprimeve të tyre luftarake, dhe për të ngritë tensionet, për destabilizimin e sigurisë në Kosovë,rajon e më gjerë.

Strukturat e forcave ilegale serbe të përqendruara në veri të Kosovës mund të shkaktojnë incidente të vrasjeve tek popullata serbe, me qëllim për ti fajësuar shqiptarët dhe strukturat shtetërore në Kosovë , duke përdorur pretekstin e konflikteve të armatosura dhe ndërhyrjes së forcave ushtarake serbe. Dhe varësisht, nga reagimet e institucioneve të shtetit të Kosovës , dhe reagimi institucional dhe qytetarë i Kosovës duhet të jetë i mençur, përmbajtjesor, i urtë dhe bashkë koordinues me ndërkombëtarët, kur mund të përdorej , skenari tjetër i shtetit serb përmes strukturave të saja ilegale në Kosovë, që me dhunë të detyrohen popullsia civile ti lëshon shtëpitë e tyre, duke u nisur drejt kufirit për në Serbi , për të krijuar alarmin ndërkombëtar e përndjekjeve serbe nga ana e Kosovës, dhe sipas skenarit serb. Do të thuhej se Serbia këtë e ka paralajmëruar me kohë, për çka është e detyruar të ndërhynë në mbrojtjen e serbëve! Në këto situata të mundshme, nuk është e sigurt si do të reagojnë, KFOR-i dhe EULEX-i. Si të reagojë Kosova!?

Kosova duhet të jetë shumë vigjilente dhe të jetë e përgatitur mirë, efikase ndaj secilës situatë të mundshme. Të mbahet publiku kosovarë zyrtarisht i informuar për zhvillimet e mundshme në mënyrë që publiku mos të manipulohet e të dezinformohej nga segmentet e ndryshme dashakeqe dhe kundër paqes në Kosovë. Qytetarët e Kosovës t'i përmbahen vetëm udhëzimeve qeveritare dhe të jenë të përmbajtur ndaj çdo provokimi pasi kjo nuk është interesin e Kosovës. Të bëhen përgatitjet e organizuara të popullatës nga strukturat e shtetit, në reagimin ndaj ç'fardo situate të mundshme. Politika duhet të jetë unike në reagime, pavarësisht nga dallimet dhe vlerësimet të cilat i kanë për shkaqet dhe faktorët e situatës së krijuar. Situata është më e ndërlikuar e shtyrë edhe nga gjeopolitika ndërkombëtare, se sa edhe vlerësohej nga politike kosovare dhe opinioni i saj publik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".