Skenari i Aleksandër Vuçiqit me tensionimin e situatës në veri të Kosovës, bllokimi i dialogut për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën

Skenari i Aleksandër Vuçiqit me tensionimin e situatës në veri të Kosovës, bllokimi i dialogut për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën
Skenari i Aleksandër Vuçiqit me tensionimin e situatës në veri të Kosovës, bllokimi i dialogut për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën

Blerim Burjani

  • 10 November 2022 - 18:50

 Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Ndërprerja e dialogut me Kosovën dhe mos pranimin e asnjë versioni të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për Kosovën,qëllimi i krijimit të problemeve me targat,realisht është shmangie e plotë nga zgjidhja përfundimtare e relacioneve me Kosovën.

 

Serbia filluar së fundi të luaj një skenar në mes luftës dhe Paqes me Kosovën. Largimi i Listës Serbe nga Institucionet e Kosovës është veprim i dëmshëm për vetë serbët e komunave veriore, e dëmshme, është jo përgjegjësi, sepse realisht serbët po mbesin pa kurrfarë trajtimi. Serbët e Kosovës, kur është në pyetje politika e Beogradit në raport ndaj tyre, ata Beogradit vetëm sherrin ia kanë parë, duke u manipuluar nga Aleksandër Vuçiqi dhe vartësit e tij. Tash më do të mbeten të vetmuar dhe shumica prej tyre do të mundë të zgjedhin edhe ikjen nga Kosova. Në këtë aspekt mundë të themi lirisht se Serbia po punon kundër serbëve të Kosovës për interesa të pakuptimta dhe shumë iluzore. Tash nëse vendosin përfundimisht ti braktisin institucionet Kosovës atëherë duhet zgjidhur sa më parë problemet dhe duhet të përmbyllet dialogu me njohje reciproke. Hapat e ardhshëm të Serbisë gjithsesi mundë të jenë Strategjia për ta bllokuar marrëveshjen përfundimtare. Ndërprerja e dialogut me Kosovën dhe mos pranimin e asnjë versioni të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për Kosovën,qëllimi i krijimit të problemeve me targat, realisht është shmangie e plotë nga zgjidhja përfundimtare e relacioneve me Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".