Provokimet e Serbisë kundër institucioneve dhe popullatës lokale në Veri duhet të ndalen

Provokimet e Serbisë kundër institucioneve dhe popullatës lokale në Veri duhet të ndalen

Hajrullah Tërnava

  • 11 November 2022 - 13:06

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Serbia me veprimet e saja të deritashme, që pas luftës e deri më tani, kur është në pyetje çështja e Kosovës, e sidomos mënyra e manipulimit, gjithmonë ka synuar se si të përvetësohen pjesët e veriut të Kosovës, në ato katër komuna ku kufizohemi me Serbinë, dhe që në ato komuna numri më i madhe që jetojnë janë serb, prandaj me që tani është në tavolinë çështja e zgjidhjeve të rëndësishme, i ka ardhur fundi status-kuos dhe kërkohet zgjidhje finale e të gjitha problemeve sipas draft marrëveshjes së Gjermanisë dhe Francës, Serbia po e shpërfaq tendencën e ndarjes.

-Tani kjo mënyra e dorëheqjeve të policisë dhe në tjerat profesione publike të institucioneve si komunale apo shtetërore që tani serbët po i braktisin si pretekst ndaj masave të regjistrimit të veturave me targa të Kosovës RKS dhe eliminimi i atyre targave ( PR,KM, PE, DJ etj ) të kohërave të Jugosllavisë, është vetëm pretekst për ta tensionuar gjendjen dhe arritur qëllimin final kriminal.

Serbia përmes aktorëve të sajë, po mundohet ti arrij ato qëllimet e saja me këto veprime, prandaj është duke planifikuar që duke i detyruar të largohen nga puna të gjithë zyrtarët serbët të punësuar në administratën qendrore të shtetit të Kosovës dhe në atë lokale, të fillon me krijimin e modelit të institucioneve paralele në të gjitha strukturat, duke menduar kështu që ta shton akoma më shumë presionin dhe shantazhin ndaj Qeverisë Kurti, për të bërë koncesione sipas projektit të parapërgatitur nga Qeveria e Beogradit, në bashkëpunim me Listën Serbe. Gjithsesi se ekziston rreziku serioz që pikërisht këto struktura paralele të aktivizohen në grupe të strukturuara dhe të udhëzuar nga Qeveria në Beograd për të prodhuar incidente të njëpasnjëshme, madje për të penguar edhe organizimin e zgjedhjeve në komunat me Shumicë serbe, pas dorëheqjeve të detyrueshme që ka ndodhur nga kryetarët e deritashëm nën presionin e qeverisë qendrore në Beograd, përmes bandave që i ka instaluar ne veri të vendit.

Jo rastësisht ish deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq, tani kryetare i Lëvizjes Evropiane Serbe nga Kosova, ka alarmuar rrezikun që paraqet veriu i Kosovës, që sipas saj po bëhet hapësirë e bandave të organizuara nga Radoiçiç me grupin e tij. Madje ajo ka shtuar se KFOR-i nuk do të merret me punë policore, ndërkohë që në veri të Kosovës Radoiçiq ka hedh banda të armatosura. Edhe EULEX-i nuk ka numër të mjaftueshëm të policëve për të mbuluar të gjitha vendet në të cilat kanë punuar policët dhe shërbyesit serb që braktisën Policinë e Kosovës, prandaj kjo gjendje e krijuar nuk mund ofroj siguri efikase.

Derisa policët serb që dhanë dorëheqje dhe që akoma rrinë në stacionet policore në veri, ata paraqesin rrezik shtesë të kalimit në struktura aktive ilegale kriminale, sepse tani ata edhe pse kanë paraqitur dorëheqje dhe kanë heq uniformën, janë njerëz që rrinë në aranzhman privat aty dhe kjo është e rrezikshme. Rreziqet e tilla gjithnjë ekzistojnë që pikërisht strukturat e larguara nga policia e Kosovës së bashku me ato politike të dorëhequra nga administrata shtetërore, duke përfshirë edhe deputetët e listës, të organizohen në një front të përbashkët dhe të përgatiten për shpalljen e njëanshme të Asociacionit, duke nxjerr institucionet e shtetit para aktit të kryer dhe për ta bërë atë temë kryesore negocimi në tavolinë të dialogut, por mos të harrojmë se ekziston edhe një mënyrë e veprimit sikur në Kroaci në rastin e Kninit „olluja“ që ajo pjesë e territorit, njëherë e mirë të spastrohet me ndihmën e atyre që na çliruan sikur ishte NATO, dhe kësaj çështje njëherë e përgjithmonë me i dhënë përgjigje definitive, dhe kufijtë e Kosovës të kontrollohen nga KFOR-i si deri më tani, dhe Serbia të merr mësimin e pasi që me vite të tera bëjnë veprime të kriminalizuara dhe pse e kanë pranuar kapitullimin me nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës ku vetë përfaqësuesit e Serbisë e kanë nënshkrua marrëveshjen. Prandaj ai kapitullim është nënshkruar në ata kufij ekzistues të Kosovës sipas kushtetutës së ish Jugosllavisë të vitit 1974 që ka qenë e vlefshme deri në shkatërrimin e tërë të Jugosllavisë e që ishte në vitin 1999.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".