Kultura pa taban, pa edukatë familjare dhe pa dije, të deputetëve të Kosovës?!...

Kultura pa taban, pa edukatë familjare dhe pa dije, të deputetëve të Kosovës?!...

E.K

  • 12 November 2022 - 15:07

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

 Nuk mbahet mend që Kosova ndonjëherë ka pasur një klasë politike si kjo tani e pa denjë.  

Profili i Deputetit: Fjala Deputetë ka qenë gjithmonë simbolikë e njeriut me vlera: Njeriu që del nga oxhaku i familjes me integritet, me edukatë, i cili duhet të jetë shembull për familjen, për rrethin ku jeton dhe për shoqërinë në përgjithësi. Deputeti gjithmonë është zgjedhur nga populli nga vota përmes konkurrencës e jo përmes partisë apo rrethit të ngushtë të liderit. Dikur të jesh Deputet ishte nder për të mirë, të cilit ua kishte lakmi opinioni i gjerë. Deputeti është përfaqësuesi i popullit i cili ka marrë përgjegjësi para elektoratit duke u betuar para Kushtetutës dhe ligjeve të vendit se do të punojë me mendje dhe dije të shëndoshë për ti kontribuar shtetit.

Fjala e Deputetit gjithmonë ka qenë mesazh dhe shembull i personalitetit të dijës i cili është në shërbim të qytetareve dhe i gatshëm gjithmonë për ti ndihmuar vendit. Sot në Parlamentin e Kosovës kanë hyrë individ të cilët e mbajnë epitetin e emrit të “Deputetit” individë pa asnjë vlerë të cilët po i përdhosin dhe poshtërojnë traditat kulminante të popullit të cilat u ruajtën me shekuj. Gjuha, kultura, arroganca, xhelozia, sadizmi janë adute dhe fjalori i tyre i përditshëm në Parlamentin e Kosovës dhe në komisionet Parlamentare.

Një numër i këtyre Deputetëve të cilët kanë hyrë në Parlament përmes dyerve të ngushta të liderit të partisë dhe të grupeve të ngushta të shërbimeve informative partiake po ja sjellin faqen e zezë institucionit të Parlamentit të Shtetit. Marrëzia edhe më e madhe e cila po ndodhë në politikën Shqiptare është përqarjet dhe lufta për pushtet te njerëzve tani më të njohur të cilët po të funksiononte ligji dhe drejtësia një pjesë e tyre duhet të ishin në burgjet e Kosovës. Qfarë intelektuali?, [politikani] apo njeri është ai i cili ka zënë vend në politikën e mjerë, e i cili vrapon nëpër qendrat e metropoleve diplomatike: në Washington, New York, në Bruksel apo kudo tjetër për të spiunuar kundër rivalit politikë i cili edhe ai është Shqiptarë si ky?!. Ky është profili i sotëm më i mjerë i individit, “intelektualit, politikanit” i kohës së tanishme. Këto dukuri të kobshme i kanë kushtuar kombit Shqiptarë me shekuj.

Nuk është rastësi që jemi i vetmi popull në Botë që dy mijë  vite nuk po arrijnë të bashkohemi dhe të ndërtojmë shtetin dhe të ardhmen tonë. Ato që i pamë në mbledhjen e fundit të Parlamentit të Kosovës nuk kisha dëshiruar ti shohë më asnjëherë!. Kjo është pasqyra e nivelit të shkallës të degradimit të shoqërisë të cilës ia solli politika primitive, përmes partive familjare më shumë private të njerëzve pa taban, pa shkollë, pa dije, pa moralë, pa integritet, pa fytyrë të cilët po shkatërrojnë qdo vlerë humane dhe njerëzore. Prandaj në fund po theksojmë nëse kemi kujt ti drejtohemi se është koha e fundit që sistemi zgjedhor, Parlamentar të reformohet duke sjellur ligjin zgjedhorë i cili e determinon rrugën dhe mënyrën e zgjedhjes të Deputetëve, duke i përcaktuar kriteret për njerëzit të cilët kandidojnë për tu bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Nuk mund të pritet ndonjë e mirë nga ky profil i kësaj klase politike të Deputetëve derisa Deputeti mos të zgjidhet nga baza deleguese nga e cila është më meritorja për ta vlerësuar profilin, karakterin, dijen, profesionalizmin dhe veprimtarinë e një Deputeti apo politikani meritor. Kështu nuk shkon më?!... 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".