“Plani Frëngo-Gjerman” të mbështet nga Prishtina

“Plani Frëngo-Gjerman” të mbështet nga Prishtina
“Plani Frëngo-Gjerman” të mbështet nga Prishtina

Mehdi Hyseni

  • 12 November 2022 - 17:08

Shkruan: Prof.Dr: Mehdi Hyseni

 Mirëpo, pa heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë (2006), vazhdimi i Dialogut të Brukselit, është vetëm një nonsens diplomatik, në emër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

-A e dini, ore “juristë” dhe “diplomatë të hollë”, se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, duke u thirrur në atë Kushtetutë,  në çfarëdo kohe mund t’i shpallë luftë Kosovës ???!!!

Prandaj, në ju mbetet që të kërkoni nga vendet Kuintit, nga emisarët e BE-së (Josep Borell dhe Miroslav Lajçak), si dhe nga emisari i Amerikës, Gabriel Escobar ,që ta detyrojnë presidentin Aleksandër Vuçiq, që Serbia urgjentisht ta ndryshojë Kushtetutën, duke e hequr Kosovën nga preambula e saj, mbase Kosova qe  14 vjet është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 140 shtete anëtare të OKB-së. Në këtë pikëvështrim, Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme dhe Gjykata Ndërkombëtare e saj, do të duhej që ligjërisht në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkaura (qëllimet dhe parimet) ta sanksionin Serbinë për këtë vepër penale ndërkombëtare, sepse ka shkelur të gjitha objektivat dhe parimet e Kartës së OKB-së, si dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke e futur  arbitrarisht Kosovën (ish-koloni e Serbisë,1912-1999)  si “pjesë legale” të territorit  integral të saj.

Kështu, si Serbia ka vepruar edhe Adolf Hitleri, duke pushtuar  dhe kolonizuar popuj dhe territore të huaja në Evropë,  që çoi në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Kështoi veproi edhe kryekrimineli Slobodan Milosheviq, i cili më 1989 e me agresion dhe me gjenocid e pushtoi Kosovën, dhe e futi në Kushtetutën e Serbisë, mbase nuk e pengoi dhe nuk penalizoi OKB-ja.  Kështu pati ndodhur edhe me  Lidhjen e Kombeve,  e cila pati  degjeneruar dhe dështuar  nga  sabotimi i Hitlerit dhe i vendeve të tjera, të cilat ia paten kthyer shpinën, duke mos e pyetur për asgjë (“10 janar 1920-20 prill 1946”, e themeluar në Konferencën e Paqes së Parisit, në saje të presidentit të Amerikës Woodrow Wilson).

Pra, para rwagimit dhe reflektimi të të gjithë faktorëve të bashkësisë ndërkombëtare, OKB-ja është e obliguar ligjërisht që të kërkojë llogari nga Serbia, e cila në rastin konkret  në mënyrë brutale ka shkelur të gjitha konventat, marrëveshjet, protokollet, rezolutat e OKB-së, si dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, duke e sanksionuar Kosovën shqiptare si “territor të saj” në Kushtetutën e Serbisë (2006).  

Në këtë pikëvështrim, shtrohet edhe kjo pyetje serioze dhe shqetësuse për sigurinë dhe për paqën ndërkombëtare, nëse  kjo praktikë negative jolegale e Serbisë në rastin e Kosovës, vazhdon edhe ndonjë shtet tjetër i OKB-së, të futë ndonjë ish-koloni në kushtetutën e vet? –Asgjë, shthurje dhe degjenrim i parimeve dhe i objektivave të kësaj organizate paqësore ndërkombëtare. Ndaj, me asnjë çmim OKB-ja nuk duhet toleruar Serbinë, që t’i shkelë Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare për hir të mbrojtjes së kolonializmit dhe neokolonializmit shekullor të saj ndaj Kosovës (1912-1999).

 

 -Asnjëri nga 9  nenet e “Planit Frëngo-Gjerman” të propozuar nga Emanuel Macron (president i Francës) dhe  Olah Sholtz (kancelar i Gjermanisë),  nuk flasin për njohjen reciproke të Serbisë dhe të Kosovës e as për sigurimin e karriges së Kosovës në OKB. Ky është një difekt i madh juridiko-politik dhe diplomatik nga i cili mund të përfitojë vetëm Serbia si ish-shtet agresor dhe gjenocidal (1912-1999), që Kosovën, edhe pas pavarësimit të saj, më 17 shkurt 2008, ta konsiderojë si pjesë integrale të territorit të saj, ashtu siç thotë edhe Kushtetuta e Serbisë (2006).

Që në Nenin 1 të këtij Plani, Gjermania dhe Franca, përkatësisht BE-ja, po ashtu edhe OKB-ja, do të duhej, që ligjërisht (sipas Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare) ta detyronin Serbinë, që me procedurë të shkurtër ta heqë nga Kushtetuta në fuqi, klauzolën  politike se “kosova është krahinë e Serbisë”.

 –Derisa kjo “klauzolë” politike dhe juridike dhe  propagandistike nuk heqet kjo Kushtetutë e Serbisë, nuk do të heqet as Rezoluta 1244  e KS-së të OKB-së, e për më tepër nuk do të arrihet kurrfarë pajtimi e as kompromisi politik paqësor mes Serbisë dhe Kosovës. Përkundrazi, ajo lë të hapur opsionin e konfliktit të armatosur, duke u bazuar në atë kushtetutë sipas së cilës “Kosova është Serbi”. Ky do të jetë problem shumë serioz, mbase i njeh të drejtën Serbisë, që  veç politikës dhe diplomacisë paqësore, të përdorë edhe mjetet e tjera juridike dhe ligjore, që të vazhdojë “luftën” për rikthimin e Kosovës                                 si ish-koloni të dikurshme të saj (1912-1999).

  Në këtë kontekest, duhet të nënvizojmë faktin  se, asnjë shtet në botë nuk ka të drejtën, që në Kushtetutën e vet, të futë ndonjë shtet tjetër fqinjë të pavarur dhe sovran, siç është në këtë rast Republika e Kosovës, e cila, në asnjë kuptim nuk i përket Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, edhe pse 5% të minoritetit të saj jetojnë në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Ky fakt, assesi nuk nënkupton se “Kosova është e Serbisë”, pavarësisht nga numri i banorëve serbë dhe nga numri i kishave dhe i manastireve të tyre në Kosovën e Shqipërisë Etnike.

  “Plani Frëngo-Gjerman” është i pranueshëm, por duhet plotësuar

Me gjasë se, do të plotësohet gjatë shqyrtimit multilateral të palëve negociuese dhe ndërmjetësuese qoftë në Paris, në Berlin a në Bruksel.

Edhe pse hëpërhë ky Plan nuk parashikon  njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve fqinje, domethënë të Serbisë dhe të Kosovës, ky gjatë procesit të debatimit të tij, mund të plotësohet nëse pala negociuese shqiptare e Prishtinës kërkon që pikësëpari Beogradi zyrtar ta ndryshojë Kushtetutën në fuqi (2006), ku thuhet se “Kosova është krahinë e Serbisë”, sepse pa heqjen e kësaj “kaluzole” politiko-propagandistike dhe juridike, Serbia (qoftë edhe pas 100  a 200 vjetësh) mund të kërkojë nga Evropa dhe nga bashkësia ndërkombëtare, që t’ia rikthejnë Kosovën, edhe pse kjo kurrë nuk ka qenë pronë legjitime e as legale, por vetëm koloni e Serbisë, e pushtuar me agresion, me gjenocid dhe me aneksim brutal, duke vrarë me qindra e mijëra shqiptarë vetëm për t’ua grabitur tokat dhe shtëpitë e tyre stërgjyshore ilire.

 

Krahas njohjes reciproke, Presidentja e Kosovës, Prof.Dr. Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkatësisht Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës me konesnsus, duhet të nxjerrin dokumentin, qoftë në formë Rezolute a Memorandumi etj., duke kërkuar që hartuesit e këtij Plani, të parashikojnë edhe  këto kërkesa të rëndësishme dhe të vlefshme që favorizojnë dhe fuqizojnë pozitën strategjike kombëtare dhe ndërkombëtare  të Kosovës, kur është fjala për lidhjen e Traktatit ndërkombëtar me Serbinë me garancionet e ndërmjetësuesve evropianë ndërkombëtarë.

Elementet thelbësore të Traktatit  mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të jenë këto : ‘

(i) Heqja e Kosovës nga Kushtetuta aktuale e Serbisë (2006);

(ii) Njohja e ndërsjellë   si dy shtete të barabarta, të pavarura dhe sovrane;

(iii) Pranimi i menjëhershëm i Kosovës në OKB;

(iv) Pranimii i menjëhershëm në NATO, si dhe

 (v) Pranimi i menjëhershëm në Bashkimin Evropian(BE).

S’ka dilemë se “Plani Macron Sholtz”, është në fokus të zgjidhjes paqësore të kontestit mes Serbisë dhe Kosovës. Prandaj, është momenti i përshtatshëm historik dhe politik,  që këtë ta pranojmë, por, gjithnjë duke mbajtur parasysh këto PESË KËRKESA PARËSORE të domosdoshme, që garantojnë rrumbullakimin e subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008), si dhe ekzistnecën e saj të mëtjemë si shtet i së drejtës, si shtet demokratik, pluralist, multietnik dhe paqësor për të gjithë qytetarët e saj.

Gjithashtu, është me shumë rëndësi që ky plan sa më parë të rrumbullakësohet në një traktat ndërkombëtar, që do të ratifikohej nga kuvendet përkatëse të Serbisë dhe të Kosovës, brenda një afati sa më të shkurtër kohor, jo të  lihet sikurse Dialogu i Brukselit (2011-2022), i cili është në dështim e sipër, mbase nuk ka prodhuar asgjë të dobishme për arritjen e kompromisit politik paqësor mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të bojkotimit dhe të sabotimit të politikës diktuese dhe ndërhyrëse të Beogradit zyrtar në çështje të brnedshme të Kosovës

Sa më sipër,  për të konkretizuar këtë “Plan Frëngo-Gjerman”, nevojitet anagazhim  dhe qasje serioze dhe vizionale nga palët negociuese në Dialogun e Brukselit, në mënyrë që të gjejnë gjuhën e përbashkët të kompromisit politik me rrugë dhe me mjete paqësore politike dhe diplomatike, duke pranuar shërbimet e vullnetit të mirë të BE-së përmes emisarëve të saj ndërmjetësues, Josep Borell dhe Mirsolav Lajçak, si dhe të emisarit special të State Departamentit Amerikan, Gabriel Escobar dhe të ambasadorit të nderuar Christopher Hill në Beograd.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".