Brezovica e shkatërruar është viktimë e bashkimit të të fortëve të politikë, dhe matrapazëve të sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar

Brezovica e shkatërruar është viktimë e bashkimit të të fortëve të politikë, dhe matrapazëve të sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar
Brezovica e shkatërruar është viktimë e bashkimit të të fortëve të politikë, dhe matrapazëve të sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar

Dardan Grapci

  • 13 November 2022 - 16:09

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Parku Nacional, Brezovica si qendër turistike është shkatërruar tej mase sepse janë njerëzit e fuqishëm të politikës, fatkeqësisht edhe nga ata të sistemit të drejtësisë,që kanë bërë pazare ilegale në të, të lidhur ngushtë me strukturat e nëntokës kriminale.

 

Më në fund po duket se drejtësia po triumfon. Lidhjet kriminale po shkatërrohen gradualisht. Duhet të përshëndetet puna e Prokurorisë Speciale e cila e ka pas guximin që të jap urdhër që të hetohen pronarët, politikanët, prokurorët dhe ishprokuroret në lidhje me aksionin në aferën Brezovica. Brezovica si qendër turistike është shkatërruar tej mase sepse janë njerëzit e fuqishëm të politikës, fatkeqësisht edhe nga ata të sistemit të drejtësisë,që kanë bërë pazare ilegale në të, të lidhur ngushtë me strukturat e nëntokës kriminale. Pas hetimeve Prokuroria Speciale, është dashur të jetë akoma më e ashpër, nuk është dashur të kërkoj sekuestrimin e përkohshëm, por do të duhej të sekuestrohen përfundimisht dhe të vihen në dispozicion të pasurisë së shtetit të gjitha ato asete të ndërtuara e të zbuluar që kanë qenë dhe janë ndesh me ligjin. Duke i toleruar dhe lehtësuar në procedurë, mund të ndodhë që këta ish-pronar të këtyre vilave të bëjnë ndonjë hap që mund të ikin fare lehtë nga përgjegjësia, prandaj rastet e tyre me shpejtësi duhet të procedohen dhe gjykohen. Pronarët e këtyre 75 vilave duhet të dënohen minimalisht me nga 1 vit burg efektiv dhe gjobe me vlerë në dhjetëra mijëra apo qindra mijëra euro, varësisht nga vlerësimi i për shkatërrimin e natyrës. Sa ju përket atyre 3 gjyqtarëve, ata duhet të japin llogari se si i kanë blerë ato toka, dhe si u pasuruan brenda një kohe të shkurtër?. Duke e ditur që me këto paga që i kanë që nga viti 2000 asnjë veture nuk mundë ta blesh pa marrë kredi, e lëre më të blesh tokë dhe të ndërtosh vilë. Uroj që Shaq Curri i cili është gjykatës në Gjykatën Themelore në Pejë, të veproj si duhet dhe që sa më shpejtë të kërkohet hetimi edhe për vilat tjera që janë ndërtuar dhe po ndërtohen gjithandej nëpër zonat e mbrojtura me ligj nëpër Kosovë, e që njësoj po ndodhë edhe po ndërtohet në Grykën e Rugovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".