Serbia po synon aneksimin e Veriut të Kososës me mënyrat si ka bërë Rusia me territoret e Ukrainës

Serbia po synon aneksimin e Veriut të Kososës me mënyrat si ka bërë Rusia me territoret e Ukrainës
Serbia po synon aneksimin e Veriut të Kososës me mënyrat si ka bërë Rusia me territoret e Ukrainës

Muhamet Kelmendi

  • 16 November 2022 - 11:42

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

-Gjendja e krijuar pas doreheqjes te punesuareve serbe ne sektorin e pushtetit, si  policet, gjyqetaret,  prokuroret, administratoret, doganieret, deputetet, kryetaret e komunave, eshte keqesuar shume dhe barte rreziqe per aksione terroriste.

Nuk eshte ceshtja ketu vetem te bartja e informacioneve nga ish-punetoret e sistemit ne Serbi, ne Rusi etj , por edhe te terrorizmi.

Cdo kush, e sidomos pushteti ne Prishtine, ka qene i qarte dhe ka patur fakte per veprat penale te "Listes serbe", te gjyqetareve e te prokuroreve, te policeve, por nuk kane patur guxim te marrin masa juridilo-penale.

Se eshte keshtu tregojne aksionet e kryera tash e mbi 20 vite ne veri te Kosoves, kunder Republikes. 

Kriminelet serbe kane sulmuar organet e shtetit, kane vrare police, kane djegur makina e shtepi dhe kane bllokuar rruget dhe  megjithate ska pergjegjes.

Edhe policet e EULEX-te u vrane ne veri te Kosoves dhe prape nuk u kape askushe.

Thjesht, sepse Serbia i strehon, i mbrone dhe i organizon.

Eshte pergjegjes shteti serb.

Ne Serbi dhe ne pushtet ne Beograd duhet kerkuar kriminelet dhe nga ata vjene  rreziku i terrotizmit ne veri.

Pa masa nga NATO, nga UE dhe nga SHBA nuk ndalet Serbia. 

Shtetin serb po e mbron Rusi dhe Kina dhe priten edhe aksione me te renda teroriste ne Kosove.

Serbine po e pergdhele edhe perendimi.

Skenari eshte rus. 

Tamam si ne Luhansk dhe Donext. Edhe ketu  ne veri te Kosoves po veprohet me masa te tilla.

Qellimi eshte ngritja e nje mekanizmi luftarako-terrorist ne veri per te shkuar pastaj te intervenimi.

Dy zgjidhje jane nga Serbia ne veprim:

Q.Rikthimi i UNMK-te dhe i KFOR-te ne veri, pa pushtet te Prishtines dhe

2. Hapjen e konfliktit luftarak per te ndare kete pjese dhe per te aneksuar ne Serbi.

Te dy keto mundesi jane ne veprim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".