Intelektuali duhet te ketë emocione pastra e të qarta njeriu

 Intelektuali duhet te ketë emocione pastra e të qarta njeriu
 Intelektuali duhet te ketë emocione pastra e të qarta njeriu

Arber Neziri

  • 17 November 2022 - 10:38

Shkruan Prof.dr: Arber Neziri

Disa fjale , mbi moralin , njerzit origjinal dhe intelektualet qe tradhetuan idealet e tyre.

Ne ditet e sotme veshtire eshte te gjejme njerez qe jan vetvetja qe flasin qka mendojne qe veprojne me koken e tyre dhe qe edhe nese gabojne  ,,disi u ka hije ‘’

Sot shohe shume njerez qe nuk jan vetvetja , njerez qe jan shendruar ne marioneta , kur pullat per aktivizimin e tyre i kan demagoget dhe profiteret .

Eshte e dhimbshme dhe tejet e rende te shihen njerez te tille : pa ideale ose me ideale te ndryshuara , ta materializuar skajshmerisht e pa identitet.

 

Njeriu sidomos intelektuali duhet te kete emocione pastra e te qarta

Njeriut i ndihmohet kur eshte gjalle se kur vdes e kote eshte , ateher vetem vie ne shprehje larja e ndergjegjjes dhe nje emocion i cili edhe ky kur analizohet del se nuk eshte krejt i paster .

Andaj njerez jini origjinal , jini vetvetja , mos tradhetoni veten dhe idealet tuaja

Jeta si e tille ka shije , e edhe gabimet qe jan origjinale disi jan me humane , tek e fundit eshte njerzore edhe te gabosh por qendroni vetvetja dhe mos u shendroni ne marioneta .

Respekt per intelektualin e vertet me mendime , veprime dhe ide origjinale dhe jo te shtirura!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".