Strukturat ilegale kriminale në veri të Kosovës kurrë nuk janë shuar, ato vetëm janë legalizuar nga pushteti i kaluar

Strukturat ilegale kriminale në veri të Kosovës kurrë nuk janë shuar, ato vetëm janë legalizuar nga pushteti i kaluar
Strukturat ilegale kriminale në veri të Kosovës kurrë nuk janë shuar, ato vetëm janë legalizuar nga pushteti i kaluar

Skender Mulliqi

  • 17 November 2022 - 13:20

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Që shumë kohë në Kosovë po veprojnë strukturat paralele kriminale serbe,të cilat ishin dhe kanë mbetur burim I destabilizmit të vendit tonë. Jemi dëshmitarë gjatë këtyre viteve së këto struktura shkaktuan incidente të ndryshme në Veri dhe mbi lumin Iber, ku maltretuan, rrahën e vranë shpesh shqiptarë madje edhe ndërkombëtar. Pushtetet e Kosovës që u ndërruan për 20 vite , nuk e vunë kontrollin e plotë në veri të vendit, që edhe u bë strehë e krimit të organizuar dhe kontrabandave ndër më të ndryshmet.

-Këto struktura dhe shërbimet sekrete serbe , më ta edhe rusët, kanë pasur qasje në hyrje- dalje në Kosovë. Edhe më parë kur shovinisti serb, Vuçiq na kërcënonte më luftë në veri duke i mobilizuar edhe forcat ushtarake , janë pa oficer të ndryshëm rus. Prandaj , nuk është fare për tu çuditur në hyrjet më të reja të pjesëtarëve të grupit kriminal”Vagner”. Edhe kjo hyrje dalje e këtij grupi terrorist duhet shikuar si dobësi e jona por edhe e strukturave ndërkombëtare në Kosovë.

Kur jemi këtu nuk duhet përjashtuar as fajin që bartë edhe faktori ndërkombëtar të cilët i lejuan këto forca destruktive serbe të veprojnë në Kosovën e pas luftës. Ne pas përfundimit të luftës patëm administratën e UNMIK-ut e cila po thuaj nuk bëri asgjë të hajrit në stabilitetin politike dhe në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në vend. As struktura e EULEX-it, nuk është për mashalla, se edhe kjo strukturë ndërkombëtare nuk u tregua e aftë sa duhet në ruajtjen e sundimit të rendit dhe të ligjit, kur dihet së të dyja këto struktura edhe i kishin kompetencat deri në shpalljen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur në vitin 2008.

Për strukturën e KFOR-it mendojë se e ka përmbushë misionin e vet në ruajtjen e kufijve të vendit tonë. Të kthehemi pak të organizata terroriste ruse e cila sipas ekspertëve po operon edhe në Afrikën Qendrore dhe vende për rreth. Nëse serbët në veri janë instrumentalzuar nga politika shoviniste e Beogradit, ky grup kriminal ka lidhje sigurisht me shërbimet sekrete ruse dhe më vetë presidentin rus, Vladimir Putin, i cili humbjet në luftë më Ukrainën, dëshiron me i justifikua me hapjen e një konflikti të ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky grup terroristesh është i rrezikshëm për paqen në rajon , së janë produkt i politikave grabitqare serbo- ruse.

Ekziston rreziku real i akteve terroriste apo vrasjeve të ndonjë personaliteti të lartë të jetës politike në Kosovë, për tu shërbyer pastaj më logjikën e vjetër serbe, duke i fajësuar shqiptarët. Apo ky grup më parë ka mundësi që të shkaktojë vrasje edhe ne mesin e serbeve të Kosovës, të ngjashëm më rastin “Panda’ në kohë të luftës në Pejë. Unë mendojë së ky grup sigurisht edhe BIA –serbe më strukturat kriminale mund të bëhen të rrezikshëm, për të provokuar ndërhyrje më forca ushtarake të Serbisë në veri, për ta bërë faktike ndarjen e Kosovës mbi baza etnike.

Organet tona të shtetit, KFOR-I dhe EULEX, ishte dashur të reagojnë fuqishëm për asgjësimin e këtyre grupeve kriminale terroriste serbo-ruse dhe çfarëdo grupacioni tjetër nga Kosova. Vigjilenca jonë duhet të jetë në fokus të këtyre ngjarjeve në veri më shumë së kurrë deri më sot, ku sipas kryeministrit Albin Kurti, janë evidentuar 300 persona , të cilët mund të veprojnë, thëm unë më akte barbare terroriste. Kjo lojë e dyfishtë e Serbisë ishte dashur të përfundon. Në njërën anë po tentojnë të inkuadrohen në BE, duke e kërcënuar më luftë paqen në rajon dhe më gjerë, kurse në anën tjetër po i forcojnë lidhjet më Rusinë e Putinit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".