Gjykatat të dirigjuara nga spiunët e Serbisë nuk janë të gatshme për ndjekje, i falin edhe kriminelët e luftës

Gjykatat të dirigjuara nga spiunët e Serbisë nuk janë të gatshme për ndjekje, i falin edhe kriminelët e luftës
Gjykatat të dirigjuara nga spiunët e Serbisë nuk janë të gatshme për ndjekje, i falin edhe kriminelët e luftës

Dardan Grapci

  • 18 November 2022 - 16:41

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Vërtetë është për tu pyetur se për çfarë drejtësie mundë të flasim dhe çfarë dënimesh për krime lufte shpallen , kur gjykata e apelit vendosë uljen e dënimit ndaj një personi për krime lufte në Kosovë, nga 20 vite sa ishte dënuar, në 15 vjet, derisa ai ishte akuzuar dhe ishte konstatuar se është përgjegjës për vrasje dhe masakrim hiq më pak se të 13 civilëve shqiptar gjatë luftës në Kosovë. Definitivisht, kjo sjelle banale e kriminale e Gjykatës së Apelit është vërtetë një skandal, sepse kryesi i krimit, nuk ka marr më shumë se një vit burg, për secilin person, civil që e ka ekzekutuar.

 

Gjykata e Apelit si duket është pro krimeve dhe kriminelëve, dhe kundër drejtësisë ligjore, sidomos kundër drejtësisë e cila ka të bëj me krimet serbe të luftës, sepse është skandaloz vendimi i cili është shqiptuar si i rishikuar, për vrasjen e 13 personave nga 1 person në periudhën e luftës në Kosovë. Shtrohet pyetja: Nëse Goran Stanishiqi është arrestuar për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë, pse atëherë edhe nuk e kanë dënuar me një dënim meritor, 15 vite për 13 persona çka janë ato... kalojnë shumë shpejtë, apo duke përfituar nga ndonjë amnisti, mundë të ndodhë që as 5 vite nuk do qëndron në burg dhe do e lirojnë. Gjyqësori në Kosovë është i kapur shumë keq ka mafio-politika, si dhe as 10% të rasteve nuk i kanë përfunduar në baza ligjore, sepse shumicën e rasteve kriminelin e kanë lënë të lirë dhe viktimën e kanë dënuar. Sipas mendimit tim me pas ekzistue ende ligji me vdekje në Kosovë, Goran Stanishiq është dashur të dënohet me vdekje dhe në fund të dërgohet e varroset diku në Serbi e jo në tokën e përgjakur të Kosovës. Mendoj që ligjet janë krijuar vetëm sa për sy e faqe, sepse këto ligje që vet i kanë krijuar, këta edhe vet po i shkelin dhe nuk po i zbatojnë. Vërtetë është për tu pyetur se për çfarë drejtësie mundë të flasim dhe çfarë dënimesh për krime lufte shpallen , kur gjykata e apelit vendosë uljen e dënimit ndaj një personi për krime lufte në Kosovë, nga 20 vite sa ishte dënuar, në 15 vjet, derisa ai ishte akuzuar dhe ishte konstatuar se është përgjegjës për vrasje dhe masakrim hiq më pak se të 13 civilëve shqiptar gjatë luftës në Kosovë. Definitivisht, kjo sjelle banale e kriminale e Gjykatës së Apelit është vërtetë një skandal, sepse kryesi i krimit, nuk ka marr më shumë se një vit burg, për secilin person, civil që e ka ekzekutuar. Kjo i bije se vepra penale e krimit, e gjenocidit, është barazuar me një veprim të thjeshtë penal për secilën viktimë, dhe jo për një akt kriminal të zhdukjes në masë, sepse bëhet fjalë për 13 persona të vrarë, të likuiduar nga jeta, të masakruar. Edhe kjo mënyrë e trajtimit dhe gjykimit të rasteve të krimeve të luftës, me zbutje kaq skandaloze të dënimit, se vetëm sa e konfirmon akoma më fuqishëm shqetësimin e ngritur ditë më parë, nga ish deputetja serbe Trajkoviq, për zbulimin e dëshmisë sekrete para prokurorisë Speciale të Kosovës, që ka shkuar në dorë të Aleksandër Vuçiqit. Kjo dëshmon se në institucionet e drejtësisë në Kosovë vërtetë ka shumë individ të instaluar, sikur që ka denoncuar edhe ish deputetja serbe Tarjkoviq, që bëjnë pazare dje i raportojnë e janë kryekëput nën kontroll të Serbisë, prej të cilëve sa më shpejtë duhet liruar dhe pastruar, sidomos tani kur për ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës pritet një dinamikë akoma më e shtuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".