Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, do ti zhveshin lakuriq nga pasuria e vjedhur të korruptuarit për dy dekada

Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, do ti zhveshin lakuriq nga pasuria e vjedhur të korruptuarit për dy dekada

Hajrullah Tërnava

  • 22 November 2022 - 07:41

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në koordinim me Ministren e Drejtësisë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca edhe njëherë i është drejtuar Komisionit të Venecias, për të mos gabuar dhe për të mos dështuar, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj. Pas verifikimit nga ana e Komisionit të Venecias, nuk ka humbje kohe, vjen në procedurë të miratimit në Kuvend dhe fillimit të zbatimit.

Dikur kur ishim në atë përbërje të ish Jugosllavisë, sidomos nga reprezaljet e viteve 1990-1998, ne popullata shqiptare mendonim dhe kur bisedonim që nëse njëherë mundemi të lirohemi nga ai regjim represiv i Serbisë, dhe vet ta qeverisim shtetin e Kosovës, shpejt ne shqiptarët kemi për të përparuar dhe me u zhvillua në atë masë që shumë shtete me na e pas zilinë e zhvillimit të cilin kemi për ta bërë.

Në të vërtetë ndodhi lufta dhe u çliruam falë mbështetjes së ndërkombëtarëve në krye me Amerikën, dhe më tutje mendonim për ato ideale që dikur i kishim, që tani e tutje do ta qeverisim këtë vend ashtu si duhet. Mbas luftës të „fortit çlirimtar të popullit“ me veprimet e tyre arritën që ta kapin shtetin në të gjitha hierarkitë institucionale të shtetit, dhe filluan që ti emërojnë të besueshmit e tyre e sidomos farefisin e tyre në ato postet më të besueshme të shtetit, dhe nga aty, edhe që ishin të varfër shumë shpejt u pasuruan dhe nga skamnoret u bënë multi milionerë. Krijuan parti dhe në bazë të punësimeve të tyre shpejt edhe ato parti nisen të rriten dhe ti fitojnë edhe zgjedhjet, dhe me vite të tëra e qeverisen këtë vende në stilin e tyre sikur që ata dinin.

Të tillët na sollën këtu tani ku jemi, e që tani jemi shteti më i izoluar në botë, sepse shtete tjera të BE-së po e dinë në cilën gjendje gjendet Kosova, me krim të organizuar nëpër institucionet shtetërore, dhe pranë asaj që po ka tentime të lëvizet drejtë anëtarësimeve nëpër institucionet ndërkombëtare si në INTERPOL, NATO e shumë tjera, ata si kusht po na e kërkojnë që ta luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe nëpër institucionet shtetërore të spastrohen njerëzit e kriminalizuar nëse duam të anëtarësohemi në institucione ndërkombëtare dhe ecim drejtë shteteve të BE-së.

Tani kjo Qeveri në pushtet që po tenton të lëvizë drejt atyre aspiratave, për çka edhe populli i ka qëllim kryesor, drejtë shteteve demokratike të BE-së, ekzistojnë shpresat se po afron përfundimisht fundi i dekadave të “arta” të pasurimit të kundërligjshëm të strukturave kriminale të veshura me petkun e politikës, që kanë sunduar dhe e kanë mbajtur shtetin penge të pa zhvilluar, duke zhvatur për xhepin e tyre personal dhe duke bërë biznes kriminal dhe kështu janë bërë multi milionerë brenda natës që janë pasuruar. Prandaj dy ligjet në pritje që janë për miratim në Kuvend dhe shpallje nga presidentja, Ligji për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme dhe ai për byronë shtetërore, janë dy mekanizma që do ti zhveshin lakuriq nga pasuria e vjedhur shtetit prej të korruptuarve që ishin në pushtet për këto 20 vjet.

Pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në koordinim me Ministren e Drejtësisë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca edhe njëherë i është drejtuar Komisionit të Venecias, për të mos gabuar dhe për të mos dështuar, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj. Pas verifikimit nga ana e Komisionit të Venecias, nuk ka humbje kohe, vjen në procedurë të miratimit në Kuvend dhe fillimit të zbatimit.

Nëse miratohen këto ligje në Kuvendin e Kosovës, dhe fillon jetësimi i tyre në të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës, dhe në të vërtetë dalin në shesh ato veprime të pista të shumë atyre udhëheqësve që e qeverisën këtë vend me dekada, dhe fillojnë burgimet e tyre të pamëshirshme, duke iu konfiskuar ato pasuri të pa justifikueshme, dhe duke i dënuar me dënime meritore ata që e katandisën këtë vend në këtë mënyrë kriminale, atëherë e sigurt do të jetë se populli do ta shpërblej këtë qeveri edhe me shume vite për mandat të ri, me votën e vetë për ta qeverisur këtë vend, sepse vetëm atëherë shteti do i përngjaj në të vërtetë shtetit juridik të pavarur, të cilit shtet do i hapen edhe dyert drejtë BE-së.

.Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".