Republika e Kosovës kërkohet ta ruan sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Republika e Kosovës kërkohet ta ruan sovranitetin dhe integritetin e shtetit
Republika e Kosovës kërkohet ta ruan sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 22 November 2022 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Tash më dihet se SHBA-të kanë kërkuar një pezullim të vendimit mbi targat për 10 muaj. Kjo mund të pranohet, por vetëm me garanci të Uashingtonit për sovranitetin dhe për integritetin e Republikës. Ndërsa, kurrsesi nuk duhet lejuar asociacionin. Këtu duhet të ketë qartësi mbi asociacionin si formë e organizimit të serbëve në Kosovë, sepse në këtë humbë karakteri unitar dhe Republika shkatërrohet.

-Është e qarte se Beja pas gjendjes se krijuar në mes Kosovës e Serbisë se do të intervenon. E keqja është se BE nuk e konsideron Kosovën në shtet. Duke vepruar kështu është bërë temë Kosova e dialogimit me Beogradin. Kjo e ka dobësuar pozitën e Kosovës dhe nga BE e SHBA-të nuk po pranohet reciprociteti në të drejtat e minoritareve në këto dy shtete.

Pikërisht këtu është edhe çështja. Në takim në Bruxel janë vetëm dy rrugë:

1. Pranimi i vendimeve të Republikës mbi bazën e shtetit dhe

2. Pezullimi i afatit mbi targat, prej nga dërgon te rikthimi në punë të minoritarëve serb të dorëhequr. Zgjidhja e parë është e drejtë dhe ligjore. Ajo mbështetet në të drejtën ndërkombëtare, gjë që Gjykata e posaçme për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e ka përcaktuar si të drejtë legjitime dhe jo në kundërshtim me normat e parimet ndërkombëtare.

Mënyra e dytë është shkelje e shtetit dhe të drejtës ndërkombëtare mbi shtetet sovrane dhe të parimit të reciprocitetit në raportet bilaterale. Kjo është e rrezikshme dhe dërgon te fakti që Serbia të vendos për çështjen e brendshme të Kosovës. Në këtë mënyrë humbë sovraniteti dhe integriteti i Republikës. Tash dihet se SHBA-të kanë kërkuar një pezullim të vendimit mbi targat për 10 muaj. Kjo mund të pranohet, por vetëm me garanci të Uashingtonit për sovranitetin dhe për integritetin e Republikës. Ndërsa, kurrsesi nuk duhet lejuar asociacionin. Këtu duhet të ketë qartësi mbi asociacionin si formë e organizimit të serbëve në Kosovë, sepse në këtë humbë karakteri unitar dhe Republika shkatërrohet. Nuk është këtu çështja e targave, por e shtetit dhe e integritetit territorial të Republikës. Me asociacion s'ka Republike dhe Kosova ndahet e copëtohet.

Këtë nuk duhet lejuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".