Politizimet e panevojshme nga secili qytetar i vendit me bishtat e opozitarëve

Politizimet e panevojshme nga secili qytetar i vendit me bishtat e opozitarëve
Politizimet e panevojshme nga secili qytetar i vendit me bishtat e opozitarëve

Shefik Shkodra

  • 23 November 2022 - 14:21

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

 -Shumë e lehtë është kritika edhe kur nuk di ta trajtosh objektin, po është në kurrizin e atij/asaj që është përgjegjës. Interesant me këta "parashutistat" e bishtat e opozitarëve, të cilët e mendojnë veten se po dinë diçka, për të kundërshtuar dikë për punë politike. Kjo si në stadium futbolli. Sa për t'u hyrë në hatër e për të krijuar simpati te padronët. Edhe këta duan të bëhen gati si kuadro të reja për një strofull në të "ardhmen" e tyre. Pastaj, të fluturojnë...jo pse vërtetë e kanë një matje të ekuilibruar, saktë, për rastin.

As për drojën e atdheut, po veç për të ngritur do pluhur në opinion. Shtyrja e afatit për targat sipas kërkesës amerikane, ditën apo natën, pranohet. Atje te ata ka garanci. Jo sipas dredhave të Borellit. Nuk mundeni, ju disa, të jeni në situata të ndërlikuara politike aq refleksiv. Ky zanati i politikës nuk është aq i thjeshtë e i lehtë, sa të del cili/cila do nga kafja dhe të hedh poçavra para këmbëve të tjerëve. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".