Këto janë faktet dhe argumentet pse nuk duhet lejuar kthimin në pushtet të këtyre opozitarëve të korruptuar

Këto janë faktet dhe argumentet pse nuk duhet lejuar kthimin në pushtet të këtyre opozitarëve të korruptuar

Gani Qarri

  • 24 November 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Duke pasur parasysh faktin se çdo bashkim i partive të inkriminuara politike PDK,LDK, AAK, Nisma etj, ka rezultuar me humbje territori dhe shitjen e tokave më të vlershme autoktone të Republikës së Kosovës, vet qytetarët e vendit duhet ta kundërshtojnë me çdo mjet dhe mënyrë, ri-kthimin e partive dhe figurave më të inkriminuara të politikës së dështuar, serish në Qeveri dhe pushtet, pikërisht në këto momente kaq kritike për Kosovën.

-Megjithatë fillim i zbulimit të projektit opozitar për bashkimin në një bllok dhe rrëzimin e qeverisë Kurti, si deklarimi i ish ministrit të jashtëm Skënder Hysenit i cili i ka ftuar tri partitë politike, PDK-LDK dhe AAK të bashkohen në një platformë të përbashkët dhe koalicion kundër politikës së Qeverisë Kurti, është paralajmërues i mjaftueshëm, se në prapaskenë, po përgatitet serish një tollovi çorientuese, në përpjekje të rikthimit me puç në pushtet, të partive të inkriminuara.

Madje edhe thirrja oportune e Skënder Hysenit për koalicion të mundshëm të opozitës së inkriminuar kundër Qeverisë Kurti dhe koalicionit të VV-së me listën Guxo dhe minoritete, korrespondon shumë me vizitën e krerëve të LDK-së dhe PDK-s në SHBA, agjendën e ngjeshur me diplomatët amerikan dhe zotimin e tyre që atje, për të bashkëpunuar pa kushte në zbatimin e secilës marrëveshje të Brukselit me Serbinë, përfshirë këtu edhe atë të Asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, njëjtë sikurse po vazhdon ta kërkojë pasardhësi i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, para të cilit duket se udhëheqësit e partive të inkriminuara opozitare, janë betuar për dëgjueshmëri pa kushte dhe veprim të përbashkët konspirativ, kundër tërësisë territoriale, rendit kushtetues dhe shtetit të brisht të Republikës së Kosovës.

Kështu që duket se nuk është më vetëm lakmia për ta uzurpuar pushtetin, por edhe ndonjë akt obligativ, i mostrumëve politik vendor, që po bën bashkë opozitarët e inkriminuar, për ta rrëzuar sot edhe Qeverinë aktuale nga pushteti, për realizimin e detyrimeve konspirative antishtetërore, që këta njerëz të dyshimtë mund të kenë ndaj Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, pa pyetur se veprimet e tyre, nuk rrezikojnë vetëm qeverinë Kurti, por edhe vet shtetin e Kosovës nga agresioni i hapur i Serbisë, në rast invadimi ushtarak mbi Kosovën.

Për habi, edhe një nismëtar paçamur i kësaj nisme përçudnuese, si ish ministri i jashtëm nga radhët e LDK-s, si Skënder Hyseni, merr guximin të deklarojë se krijimi i një fronti të përbashkët opozitar për të kundërshtuar politikat “rrënuese” të Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani është misioni më i rëndësishëm politik e nacional, thënie kuptimin e të cilës mund ta di vetëm ai dhe bashkëmendimtarët e tij, nga partitë e inkriminuara, të cilat votuesi i Kosovës, me votën dhe vullnetin e vet të lirë, vetëm para dy vitesh, i ka dërguar në greminë, për të mos u rikthyer më.

aq më tepër, ai e arsyeton thirrjen e vet konfuze, edhe si "alarm" për të parandaluar rrëshqitjen e Kosovës në "izolim të plotë”, duke akuzuar apriori Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, se gjoja me politikën e tyre "izolacioniste" po shkatërrojnë ato që janë ndërtuar gjatë dekadave të fundit në Kosovë dhe sipas tij vetëm bashkimi i opozitës së inkriminuar, në një bllok, është zgjidhja që me “urgjencë” i nevojitet Kosovës, për ta rrëzuar edhe Qeverinë Kurti-2, njëjtë si atë Kurti-1, dikur me ndihmën e dylberit Richard Grenell, i cili njëjtë si Hyseni me shokë, as ai nuk e ka më fuqinë, që kishte dikur.

Ndërsa ajo që të lë pa koment, është fakti se thirrjet dëshpëruese, një kukuvajkë e dështuar politike, si vogëlushi Skënder Hyseni, i bënë në emër të luftës, kundër popullizmit “neo-komunist” të Kurtit dhe Osmanit dhe pozicionimit kinse konformist të Krasniqit dhe Abdixhikut, në pritje të gabimeve të Kurtit të cilat, sipas tij mund të jenë të pa riparueshme!

Qeveria e Kosovës duhet të pranojë rekomandimet e partnerëve të vendit tonë që të mos mbetet peng i lojërave me targa, thotë ai, pa dhënë sqarime se si, mund të veprohet ndryshe, për konvertimin e tyre, gjoja se të gjithë së bashku po futen thellë në grackat e politikës diverzive serbe”.

Dhe si përforcim i deklaratave të tij konspirative, ky politikan i skaduar, ka përsëritur serish maksimën e njohur, se rruga e vetme përpara është forcimi i partneritetit e koordinimi me SHBA-të dhe vendet tjera të QUINT-it, kurse dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë, duhet të jetë prioritet mbi të gjitha, pa shpjeguar se si mund të detyrohet Serbia ta vazhdojë dialogun dhe njohë pavarësinë e vendit tonë, sikur Kurti të ishte fajtor edhe për lojërat monstruoze të Vuçiqit dhe mosnjohjen e Kosovës nga Serbia.

.Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".