Opozitarët e verbuar në lidhje me krimin e organizuar nuk zgjedhin mjete për shantazh kundër Qeverisë Kurti

Opozitarët e verbuar në lidhje me krimin e organizuar nuk zgjedhin mjete për shantazh kundër Qeverisë Kurti

Hajrullah Tërnava

  • 24 November 2022 - 15:56

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Zhurmën që e bëjnë opozitaret, të gjithë të bashkuar kundër pozitës,  është për tu habitur. Këto zhurma ata i bëjnë për gjithçka, dhe mundohen që në çdo aspekt ti kundërshtojnë vendimet e pozitës, e sikur që shihet të vetmin qëllim e kanë ta rrëzojnë këtë qeveri në pushtet, sepse po ia kanë frikën që nëse qeveriset ky vend nga kjo qeveri katër vjeçare deri në fund, dhe me mënyrën sikur që po i luftojnë të këqijat e këtij vendi, do të zbulohen e ndëshkohen dhe të gjitha veprimet abuzive e korruptive  të qeverive të mëparshme që tani janë opozitë.

 

 

Qeveritë e kaluara i kanë shkaktuar këtij vendi dëme të mëdha me krimet që i kanë sjellë Kosovës, duke e pasur të vetmin qëllim që të pasurohen skajshmërisht, sikur që ia kanë arritur ati qëllimi, që nga skamnorët që ishin tani janë multi milionerë, prandaj një luftim ndaj krimit sikur po bëhet tani nga ana e qeverisë Kurti, ish opozitarët i ka kapë paniku dhe e kanë humbur orientimin e veprimit të mirëfilltë politik në interes të shtetit. Tani opozita duke mos pas arsye të ndërmarrin iniciativa parlamentare që Kryeministri Kurti të thirret në interpelancë dhe të raportoj për të gjitha bisedat dhe çfarë ju intereson deputetëve në përgjithësi, prandaj tani është e qartë pse nuk ka akoma asnjë iniciativë parlamentare, asnjë kërkesë së pakut nga opozita, që Kryeministri Kurti të thirret në interpelancë dhe të raportohet gjerë e gjatë për procesin e deritashëm të dialogut me Serbinë, por hidhen akuza në erë dhe kritika për mungesë informimi dhe të transparencës lidhur më atë që është zhvilluar deri tash dhe agjendat që po diskutohen e planet për marrëveshje të cilat po propozohen. Kritikave për mos transparencë, kryeministri Kurti ju është përgjigjur duke reaguar dhe duke ju rikujtuar deputetëve se është në mandatin e tyre për të kërkuar, sepse ai nuk ka asgjë për të fshehur, pasi që edhe për planin Franko-Gjerman mundë të debatohet e të diskutohet madje edhe në seancë të hapur, pavarësisht që ky plan për liderët e të gjitha parive politike është i njohur, sepse ju është prezantuar, por nëse kërkohet akoma më shumë transparencë dhe bërje të politikës atëherë edhe në seancë të hapur për publikun ekziston gatishmëria për të diskutuar. Është e kuptueshme se në këto rrethana po heziton opozita për ta ftuar kryeministrin në raportim, pasi që paraprakisht se secila ish parti në pushtet e ka të shkruar atë që në mandatin e kaluar është dakorduar dhe nënshkruar, dhe kulmi i krejt së keqes është asociacioni, për të cilin kryeministri ka treguar pa asnjë dilemë, se nuk i shkon në mendje për ta formuar ashtu sikur në marrëveshje është nënshkruar, dhe më pastaj gjykata kushtetuese e ka gjykuar dhe zhvlerësuar. Është e kuptueshme që asociacioni që kërkohet të nënshkruhet nëse është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës sikur asociacioni i komunave shqiptare që është në funksion e sipër, që kur është miratuar Kushtetuta e Kosovës, ai mund të miratohet dhe të nënshkruhet, dhe në të kundërtën edhe populli në tërësi e përkrah Kryeministrin Kurti nëse nuk e nënshkruan një asociacion jashtë kompetencave kushtetuese të Kosovës, i ngjashëm me atë të „Srpska Republikës“ në Bosnje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".