Mbi 50% e kësaj përbërje të gjyqtarëve dhe prokurorëve e kanë vendin në burg dhe jo në institucionet e drejtësisë!

Mbi 50% e kësaj përbërje të gjyqtarëve dhe prokurorëve e kanë vendin në burg dhe jo në institucionet e drejtësisë!

Hajrullah Tërnava

  • 25 November 2022 - 19:14

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

Ata  janë të emëruar nga mafio-politika dhe nga mafio-oligarket e krimit të organizuar, duke filluar nga zanafilla e institucioneve të para të drejtësisë nën Qeverinë e Përkohshme të dominuar nga SHIK-u para-institucional, kur institucionet e drejtësisë u themeluan në bashkëpunim me UNMIK-un, por listat e gjyqtarëve dhe të Prokurorëve kanë shkuar me pereferenca të partive politike, e kryesisht të dominuar nga ish-QPK-ja, Qeveria e Përkohshme me në krye Hashim Thaçin!  

 

Nëse duam që  Kosova të ju përngjaj shteteve demokratike juridike të BE-së, e pastër me të gjitha ligjet vendore dhe ndërkombëtare, atëherë të këqijat kriminale duhet të luftohen në mënyrë të pamëshirshme, prandaj edhe  vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve tanime te inkriminuar në nivelin e pagave të para vitit 2017, kur ato paga i kishte ngritur arbitrarisht dhe në kundërshtim me ligjin e Kushtetutën ish kryeministri Haradinaj, është një vendim i drejtë, mbase edhe i vonuar i cili është dashur të merret nga kjo qeveri qysh para një viti, në përmbylljen e vitit të parë të qeverisjes dhe analizës e rrumbullakimit të vlerësimit për punë e mospunën e të gjitha dikastereve të cilat përfitojnë nga buxheti i shtetit. Gjithsesi se duhet të shoqërohet ky vendim, edhe me procesin tjetër të përgatitjes për futjen e vlerësimit profesional, të pavarësisë së veprimit dhe të etikës profesionale më një proces të hetimit Para-Veting për ta pastruar këtë sistem nga infiltrimi i thellë i krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë, pasi që është më se e sigurt që mbi 50% e kësaj përbërje të gjyqtarëve dhe prokurorëve e kanë vendin në burg dhe jo në institucionet e drejtësisë. Ata definitivusht janë të emëruar nga mafio-politika dhe mafio-oligarkia e krimit të organizuar, duke filluar nga zanafilla e institucioneve të para të drejtësisë nën Qeverinë e Përkohshme të dominuar nga SHIK-u parainstitucional, kur institucionet e drejtësisë u themeluan në bashkëpunim me UNMIK-un, por listat e gjyqtarëve dhe të Prokurorëve kanë shkuar me pereferenca të partive politike, e kryesisht të dominuar nga ish-QPK-ja, Qeveria e Përkohshme me në krye Hashim Thaçin! 

 Mënyra e reagimit nga të gjitha partitë politike në opozitë kundër këtij vendimi të Qeverisë për uljen e pagave për sistemin gjyqësor, është një tregues i pa kontestueshëm që flet për ndikimin që kanë pasur dhe kanë akoma këto parti politike në sistem, që jua kanë ngritur edhe pagat për t’u arsyetuar dhe mbuluar në procesin e hetimit të pasurisë me rastin e zbatimit të VETTING-ut, kurse  gjyqtarët dhe prokurorët jua kanë bere AVOKATINE nga zyrat e shtetit duke i mbrojtur dhe nuk i kanë ndjekur lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Kjo e dëshmon më së miri se si  prokurorët dhe gjyqtarët nuk kanë bërë asgjë te mire e te dobishme ne respekt e zbatim te ligjit , përveç se Avokatisë mbrojtëse ndaj krimit dhe shkatërrimit me themel të sistemit të drejtësise, por edhe të shtetit, duke mbrojtur në mënyrë të porositur e seleksionuar grupet e mafio-oligarkëve që vazhdimisht e kanë ushqyer krimin e organizuar, të lidhur me politikën ë të gjitha nivelet e pushtetit, nga ai lokal deri në nivelin qendror, nga kryetar komunash, ku shembulli i Prishtinës me lidhjet me krimin e organzuar dhe nentoken kriminale që ka ndodhur sidomos këto dy mandatet e fundit të dorës së zgjatur në shërbim të krimit, ish-kryetarit i kriminalizuar Shpend Ahmeti, por pa përjashtuar edhe komuna tjera të kapura nga rrjetet e krimit të organizuar.

Prandaj në të ardhmen duhet edhe më shumë të punohet dhe të luftohen të gjitha të këqijat në këtë shoqëri, kështu që edhe këto të arritura ti vërejnë  shtetet tjera të BE-së që na monitorojnë, për ta vlerësuar dhe avancuar çështjen e Kosovës drejtë BE-së, e jo sikur tani që kemi mbetur shteti me i izoluar, duke vepruar e bashkëjetuar me krimin ata që ishin në poste të larta, që e kishin si synim pasurimin e tyre, e që edhe ja arritën këtij qëllimi, prandaj jo rastësisht popullatës i ka humbur shpresa e të jetuarit në Kosovë, dhe jo rastësisht Kosova në çdo vit pasues është vetëm duke u zvogëluar, sepse të rinjtë  po mundohen ta lëshojnë Kosovën dhe të migrojnë në shtetet e BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".