Kryeministri Kurti ka vendosur drejt me pagat e gjyqësorit sepse Kosova nuk duhet të jetë parajsë e byrokratve, hajnave dhe e matrapazëve

Kryeministri Kurti ka vendosur drejt me pagat e gjyqësorit sepse Kosova nuk duhet të jetë parajsë e byrokratve, hajnave dhe e matrapazëve
Kryeministri Kurti ka vendosur drejt me pagat e gjyqësorit sepse Kosova nuk duhet të jetë parajsë e byrokratve, hajnave dhe e matrapazëve

Blerim Burjani

  • 29 November 2022 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Protestat te Kryeministri Kurti nuk kryejnë punë, ky është i vendosur që kush tenton ta mbron krimin të largohet dhe arrestohet. Këta gjyqtar dhe prokuror nuk është rendi që ti dënojnë njerëzit politik. Paramendoni rasti i hidrocentraleve ku të gjithë shpallen të pafajshëm. Pastaj punësime në universitete publike. Plagjiatura të doktoraturave të shumta mbi 80%.

-Fatkeqësisht gjyqësori dhe prokuroria është blerë përmes rritjes se pagave në mënyrë marramendëse. Po them fatkeqësisht sepse pagat janë rritur në mënyrë paushalle. Paramendoni rastet më të rënda të krimit politik, rasti te dosja e shefave, rasti stenda, rasti Hade, rastet e shumta individuale të lidhur me krimin, pastaj flitet se tek liderët politik e ministra kanë transferuar para dhe prona në emër të njerëzve të tyre dhe bashkë partiakëve. Pastaj para prej qerave nga pronat publike janë marr ngado, janë blerë edhe automjete private me para të buxheteve të ministrive dhe askush nuk i ka verifikuar të gjitha këto.

Kanë dërguar njerëz partiak nëpër ambasada, pastaj rasti i hidrocentraleve asnjë i akuzuar e as i dënuar. Kjo po i bije se të gjitha raportet e progresit të BE-së kanë qenë gënjeshtra ku thuhej se ka korrupsion ekstrem që bëjnë njerëzit nga politika. Ndoshta është më mirë që vullnetarisht të largohen nga gjyqësori dhe prokuroria personat që i kanë bërë dëme fatale dhe brutale parasë publike dhe pronës publike.

Protestat te Kryeministri Kurti nuk kryejnë punë, ky është i vendosur që kush tenton ta mbron krimin të largohet dhe arrestohet. Këta gjyqtar dhe prokuror nuk është rendi që ti dënojnë njerëzit politik. Paramendoni rasti i hidrocentraleve ku të gjithë shpallen të pafajshëm. Pastaj punësime në universitete publike.Plagjiatura të doktoraturave të shumta mbi 80%. Qysh i thonë kësaj pune, askush nuk merret bash me asgjë. Dikush duhet me ndal gjithë këtë katastrofë. Edhe paga e universiteteve publike pa asnjë kuptim mbi 1400 euro, e mjekët me 600 euro, punëtorët e sektorit privat me 200 e 300 euro mujore,pse këta njerëz po çuditen. Kosova nuk duhet të jetë parajsë e byrokratve, hajnave dhe e matrapazëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".