Kundërshtimi i Malit të Zi goditja e fundit vdekjeprurëse për Ballkanin e Hapur të Aleksandër Vuçiqit!

Blerim Burjani

  • 29 November 2022 - 17:20

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Tani kjo iniciative është e perënduar për  Kosovën.  Kjo iniciative mbetet e  dështuar.  E vetmja ajo që do të mbahet mend është Rama dhe Vuçiqi duke ngrënë drekë , kjo është e  tëra.  BE është  e vetmja që na intereson. Kjo iniciativa e “Open Ballkan” –Ballkani i Hapur,  tani më është temë e mbyllur.  BE është e vetmja shpresë që kemi. Miqësia  me SHBA-të   ka rëndësi  jetike për ne por ajo që  mbetet akoma top prioritet është se duhet të punojmë më shumë që  të jemi pjesë e NATO-s.

Nuk është vetëm Albin Kurti, kundër “Open Balkan”, po në Kosovë ekziston një klimë e përgjithshme politike që janë kundër “Open Balkan” Nuk është vetëm kryeministri që e vendos, këtu është një pakënaqësi totale. Janë edhe qytetarët që janë kundër “Open Balkan”. Kjo është vështirë të lëvizë në Kosovë, pothuajse e pamundur. Është befasi që Mali i Zi, dhe Abazoviç  patën thënë se do të jetë fleksibël dhe mund të pranojë diçka të tillë.  Mali i Zi po bënte hapa të dyshimtë përpara. Nuk është shumë i sigurt a ta pranojë Open Balkan apo jo. Në Mal të ZI kemi dy lloj qëndrimesh. Tani kundërshtimet po dalin hapur edhe në protesta të qytetarëve.  Realisht kryeministrit Rama, nisma e Open Balkan i konvenon nga aspekti ekonomik dhe turistik, që në fakt më shumë duket turistik se sa ekonomik si interes i Shqipërisë. Raporti i tij jo i mirë me politikën kosovare, duket të jetë më shumë personal se sa ndër-shqiptar, pasi shqiptaret dhe interesat e tyre janë interesa më të gjera se sa interesat e tjera. “Open Balkan” për momentin duket me shumë të panjohura në kuptimin politik, ashtu siҫ e mendon Prishtina, përderisa Tirana zyrtare e mendon puro interes ekonomik dhe avancim të lirive ekonomike. Pas samitit të fundit në Berlin gjërat kanë ndryshuar shumë dhe po qartësohet rruga.

Tani kjo iniciative është e perënduar për  Kosovën.  Kjo iniciative mbetet e dështuar.  E vetmja ajo që do të mbahet mend është Rama dhe Vuçiqi duke ngrënë drekë , kjo është e tëra. BE është  e vetmja që na intereson. Kjo iniciativa e “Open Ballkan” –Ballkani i Hapur,  tani më është temë e mbyllur.  BE është e vetmja shpresë që kemi. Miqësia  me SHBA-të   ka rëndësi  jetike për ne por ajo që mbetet akoma top prioritet është se duhet të punojmë më shumë që të jemi pjesë e NATO-s.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".