Plani francezo-gjerman është bazë elementare për të rifilluar dialogu Kosovë - Serbi

Plani francezo-gjerman është bazë elementare për të rifilluar dialogu Kosovë - Serbi
Plani francezo-gjerman është bazë elementare për të rifilluar dialogu Kosovë - Serbi

Muhamet Kelmendi

  • 30 November 2022 - 08:30

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në bazë të planit francezo-gjerman, përkatësisht të BE-së, nuk del njohja reciproke në qendër të marrëveshjes.

Megjithatë është deklaruar nga politika se ky plan është bazë e mirë për të filluar dialogimi me shtetin serb, por jo edhe përfundimi, pa njohje reciproke.

-Sipas planit janë të parapara, sikundër duket, disa faza të dialogimit. Plani nuk është bërë publik. Thash e thëna ka të ndryshme. Si duket janë disa faza.

Fjala është:

1. Në fazën e parë shkohet nga pranimi i gjendjes që është, pa njohje reciproke në qendër.

2. Krahas kësaj, shkohet në dy drejtime:

a. Në pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në Interpoll, në UNESKO etj.

b. Në hapjen e mundësisë për shtetin serb për investime dhe në afrim me BE-në .

3. Në fazën e dytë dialogohet për të zgjidhur çështjet kontradiktore midis Kosovës dhe Serbisë!?

4. Në fazën e tretë hapet procedura për pranimin e Kosovës në mekanizmat e OKB-së dhe në këtë "organizatë".

Nuk ka të dhëna për njohje reciproke dhe as për pranim në OKB

Kuptohet se këto të dhëna nuk janë të mbështetura në plan. Informacioni im vjen vetëm nga të dhënat e ndryshme në skenën politike dhe informatat e dhëna. Megjithatë, qasja është pozitive. Nuk fillon ky plan me pabarazi, po me subjektet e barabarta n zgjidhjen e konflikteve midis Kosovës dhe shtetit serb. Të dhëna të pa qarta ka për asociacionin. Flitet për dhe kundër. Askush nga politika nuk po e tregon të ardhmen e asociacionit. Planin konkret dhe zyrtar nuk e kemi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".