E kanë tepruar, të ardhurat personale në sistemin e drejtësisë janë më të lartat në rajon

E kanë tepruar, të ardhurat personale në sistemin e drejtësisë janë më të lartat në rajon
E kanë tepruar, të ardhurat personale në sistemin e drejtësisë janë më të lartat në rajon

Muhamet Kelmendi

  • 01 December 2022 - 15:52

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Të ardhurat janë shumë të larta. Ato krahasohen me të ardhurat e presidentit, gjë që nuk është e drejtë.

Këtë e di edhe  Këshilli Gjyqësor i Kosovës!

Të ardhurat në sistemin e drejtësisë janë më të lartat në rajon. Në asnjë shtet nuk ka të ardhura të tilla personale.

 

Shumë rrallë ose fare pak ka raste që gjyqtarët protestojnë.

Kjo është diçka e re. Natyrisht se forma e tille ultimatumit  nuk i shërben gjendjes në vend, sidomos sistemit të drejtësisë  i cili edhe ashtu nuk gjendet mirë. A është e drejtë zbritja e të ardhurave? Shikuar gjendjen ekonomike e sociale që e ka vendi, Republika e Kosovës, të ardhurat në sistemin e drejtësisë dhe në atë prokurorial janë në kundërshtim me gjendjen ekonomike dhe sociale. Ata dalin me të ardhura në nivel të veçantë, që askund në rajon nuk ka. Thjeshtë janë të ardhurat tepër të larta dhe për ato nuk ka bazë të qëndrueshme ekonomike e sociale në vend.  Pse e them këtë! Kjo del nga gjendja.  Të ardhurat janë shumë të larta. Ato krahasohen me të ardhurat e presidentit, gjë që nuk është e drejtë. Këtë e di edhe  Këshilli Gjyqësor i Kosovës! Të ardhurat në sistemin e drejtësisë janë më të lartat në rajon. Në asnjë shtet nuk ka të ardhura të tilla personale.  Ata vetë kërkohet të heqin dore nga niveli i atyre  të ardhurave dhe të barazohen me të tjerët në sistemin tonë shtetëror. Kjo nuk u bë. Intervenoj shteti me projektligj. Formë tjetër nuk u gjet.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".