Albin Kurti, në mendjen dhe gjykimin serb një "fundërrinë terroriste", kurse, Aleksandër Vuçiqi, një "super engjëll paqësor"?!

Albin Kurti, në mendjen dhe gjykimin serb një
Albin Kurti, në mendjen dhe gjykimin serb një

Fadil Maloku

  • 03 December 2022 - 13:25

Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku

 Po z. Vuçiq, Ne shqiptarët e Kosovës që gjithë jemi "terroristë"sepse mbrojtëm konakun e shtëpisë! Kurse, Ju dhe bandat e Juaja shtetërore që na vranë, dhunuan e na ndoqën nga shtëpitë tona, jeni "engjëj" sepse; ushtruat gjenocid!

 Nëse Albin Kurtin dhe gjithë shqiptarët që luftuan dhe vazhdojnë të luftojnë me mjete demokratike për ta ndërtuar një shtet të ri e demokratik?!) që Ju z. President i Serbisë i quani dhe i shquani si "fundërrinë terroriste", atëherë, DUHET ta kuptoni që ne shqiptarët e Dardanisë, që jemi diku kah 2milion, pa ata të Shqipërisë dhe ata të diasporës, që janë diku në total 20 milion frymë etnike puro shqiptare! Do jemi pa asnjë dyshim që të gjithë "fundërrina terroriste"!?

Por, paraprakisht Ju z. President i Serbisë fqinjë, më lejoni t'u pyes se nëse ndonjëherë shikoni vetën Tuaj në pasqyre në mënyrë që ta kuptoni nëse sadopak u brenë ndërgjegjja për gjithë ato viktima në; pleq, fëmijë, gra që u shkaktuat në pesë luftëra popujve të ish Jugosllavisë, (me deklaratën e famshme "se për një serb të vrarë, do vrasim 100 mysliman", derisa ishit; si pushtetar propagandues aktiv i urrejtjes ndëretnike e ndërfetare nëpër frontet e Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, por, edhe si bedel ushtar e çetnik i vojvodës së akuzuar për krime lufte dhe gjenocid, Voislav Sheshel. 

 Po ashtu po ua përkujtoj, z. President i Serbisë që edhe si ish "gebelsian" i krye terroristit të Ballkanit, ish Presidentit Slobodan Milosheviq. Ti me bandën Tuaj paramilitare, një makineri e organizuar dhe e paparë shtetërore për shfarosje masive,  vrave, dhunove, ndjeke e masakrove sa dhe ku munde viktima të pafajshme civile, në Kroaci, Bosnje, e Kosovë!? Pa më thuaj të lutem tani, se cili nga epitetet e lartcekura u "flenë" më së miri në gjerdanin e karakterit Tuaj? Ai i nxitësit dhe propaganduesit kryesor për; gjenocid, vrasje, terrorizim, ndjekje dhe persekutim masiv të kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, apo ai i organizatorit kryesor për ushtrimin e terrorizmit shtetëror?! Në ndërkohë, çfarë mund të presin shqiptarët nga Ju (ish mjeshtëri "gebelsian") dhe nga (z.Ivica Daciq) një ish këlysh i kasapit Sllobodan Millosheviq që me duar Tuaja e ndezët "fitilin" e pesë luftërave në Ballkan.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".