Kosovë Shqipëri- urgjentisht duhet të ndërpriten lidhjet e krimit të organizuar në mes grupeve mafioze  të shqiptarëve të bashkuar

Kosovë Shqipëri- urgjentisht duhet të ndërpriten lidhjet e krimit të organizuar në mes grupeve mafioze  të shqiptarëve të bashkuar

Hajrullah Tërnava

  • 04 December 2022 - 09:00

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah  Tërnava   

 

Tani patjetër qe është koha tash që një ndryshim i madh të ndodhë edhe në Shqipëri, pasi që të gjitha të këqijat po vijnë nga bashkëpunimi i krimit dhe zgjerimi i tij ndërkufitar e përtej, krim i instaluar nga shteti i kapur i regjimit narko mafioz të Edi Ramës, i cili deri para pak vitesh kishte lidhje të ngushta edhe me krimo politikën Kosovare, sidomos me mbeturinat e SHIK-ut ilegal e kriminal. Luftimi i këtij lloji të krimit të narkomanisë duhet shumë ashpër të luftohet sepse po i sjellë shumë dëme vendeve tona, dhe pa një lutim të ashpër nuk mund të lëvizet tutje, gjë që këtë situatë po e kenë parasysh edhe ndërkombëtarët prandaj tani jo rastësisht jemi shteti më i izoluar në botë.

 

Situata e kriminalizuar që tani gjendet në Kosovë i ka pasojat qysh nga herët, nga çlirimi e këndej, sepse me çlirimin e Kosovës ndodhi që pushtetin e kapen „të fortit rrahagjoksë që e çliruan Kosovën“ dhe në tërësi i „zaptuan“ postet e rëndësishme shtetërore dhe në ato poste vendimtare i emëruan njerëzit e tyre, qoftë edhe pa asnjë ditë përvoje në ato shërbime ku luftohet krimi i organizuar, dhe krimi në përgjithësi, kurse u anashkaluan profesionistët, epror dhe polic të shkolluar dhe me përvoja që kishin dhënë kontribut të rëndësishëm  para lufte të viteve 1990-98, e që grupi i tyre ishte dënuar me 416 vite burgim, si dhe gjatë luftës që shumica e tyre ishin pjesëmarrës në luftë, ku një numër ishin të vrare, dhe një pjesë tjetër edhe të plagosur.

Gjithnjë  ata të „fortit“ donin ta qeverisnin vendin ashtu si atyre iu konvenonte, e që e kishin në plan që vetë të pasurohen, sikur që ia arritën këtij qëllimi, por shteti tani ka sharrua në krim të thellë dhe jo rastësisht tani jemi në këtë situatë ku jemi, dhe këtë kulturë të qeverisjes të „fortit“ për interesa të tyre si LPK-ista që ishin, këtë përvojë e sollën nga Shqipëria, dhe në atë mënyrë Kosovën tani e ranguan njëjtë si Shqipërinë, me krime që tani këto shtete i zënë vendet më të larta me përqindjen më të madhe në tërë BE-në për fenomenin e krimit.  Prandaj pa një luftim serioz të këtyre llojeve të krimit, edhe BE vështirë që do na i hap rrugët t’iu bashkangjitemi këtyre shteteve të BE-së, prandaj kjo situatë kriminale e krijuar tani nuk mundet shpejt të zgjidhet por kërkon një përkushtim dhe reforma të mëdha dhe të sigurta që në poste të rëndësishme të emërohen persona të shkolluar me përvoja të forta që i zbatojnë ligjet adekuate dhe që punojnë në interes të shtetit e jo të individëve që deri tani iu kanë shërbyer.  Prandaj situata e tanishme na e dëshmon se drejtësia tani është e lidhur ngushtë me krimin dhe krimo  politikën, mos funksionimi i organeve të ndjekjes, hetuesi, gjyqësi dhe polici të kontrolluara nga mafio politika, janë pasojë që Kosova së bashku me Shqipërinë po e marrin primatin e shteteve liderë të trafikut dhe konsumit të substancave narkotike, të drogave. Qendra Evropiane e Monitorimit të Drogës ka publikuar një raport rajonal për përdorimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit raport dalin shifra alarmante për dy shtetet shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën. Raporti thekson se rajoni po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në shpërndarjen e drogës drejt Bashkimit Evropian, pasi që rajoni i Ballkanit Perëndimor ndodhet në udhëkryqin që lidh disa rrugë kryesore të trafikut të drogës, më së shpeshti kanabis, kokainë, heroinë dhe droga sintetike. Raporti thekson se rrjetet kriminale nga Ballkani Perëndimor janë bërë lojtarë kyç në tregun e drogës në Bashkimin Evropian shkak për këtë ndër të tjera është edhe pozicioni gjeografik i Ballkanit Perëndimor, i cili është veçanërisht i përshtatshëm për heroinën, prandaj përmes këtij rajoni kalon rruga e njohur ballkanike për heroinën. Situata e keqe e brendshme ligjore, e cila lidhet veçanërisht me korrupsionin, është edhe një nga arsyet pse tregtimi i narkotikëve po “lulëzon” në rajon. Goditja që vjen nga drogat, llojet e ndryshme të narkotikëve, i nxjerr shtete lidere të Rajonit Shqipërinë dhe Kosovën. Duke hulumtuar të rinjtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, u konstatua se 54 për qind e tyre përdorin kanabis në Shqipëri dhe 34 për qind në Kosovë. Shkalla e përdorimit është më e ulët në Serbi (7 për qind) dhe Mal të Zi (9 për qind). Vaji ose ekstrakti i kanabisit ishte më i popullarizuari në Maqedoninë e Veriut (27 për qind), ndërsa vendet e tjera raportuan 10 për qind ose më pak përdorues të vajit të kanabisit. Gjithsesi se në këto kohëra ky është edhe një alarm tjetër serioz i cili flet për lidhjen e fuqishme të politikës me krimin, kurse drejtësia e nënshtruar dhe kontrolluar nga politika nuk bënë gjë tjetër veç se pozicionohet lehtë dhe pa hutueshëm në mbrojtje të heshtur të mafies dhe krimit të organizuar. Pas ndryshimeve rrënjësore që kanë ndodhur në politikën Kosovare, ku ish pushtetarët, abuzuesit dhe uzurpatorët e shtetit sunduan plotë dy dekada, ndodhi rrotullimi dhe përmbysja e madhe e ndryshimit, me shpresën e pastrimit nga krimi dhe fuqizimit të sundimit të ligjit. Tani patjetër qe është koha tash që një ndryshim i madh të ndodhë edhe në Shqipëri, pasi që të gjitha të këqijat po vijnë nga bashkëpunimi i krimit dhe zgjerimi i tij ndërkufitar e përtej, krim i instaluar nga shteti i kapur i regjimit narko mafioz të Edi Ramës, i cili deri para pak vitesh kishte lidhje të ngushta edhe me krimo politikën Kosovare, sidomos me mbeturinat e SHIK-ut ilegal e kriminal. Luftimi i këtij lloji të krimit të narkomanisë duhet shumë ashpër të luftohet sepse po i sjellë shumë dëme vendeve tona, dhe pa një lutim të ashpër nuk mund të lëvizet tutje, gjë që këtë situatë po e kenë parasysh edhe ndërkombëtarët prandaj tani jo rastësisht jemi shteti më i izoluar në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".