Urime Viti i Ri 2023 drejt bashkimit kombëtar!

 Urime Viti i Ri 2023 drejt bashkimit kombëtar!
 Urime Viti i Ri 2023 drejt bashkimit kombëtar!

Mehdi Hyseni

  • 05 December 2022 - 11:29

Shkruan: Mehdi Hyseni

 Isamil Qemali (babloku i Shqipërisë Etnike): “Nëse nuk na ndihmoni, mos na pengoni në rrugën tonë të shenjtë” !

 Përshëndetje të të gjithëve! Urime jo vetëm Viti i Ri 2023, por Urime të gjitha Festat e Fundvitit! Pritshi edhe shumë të tjera në liri, në paqe dhe në bashkimin e plotë të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike!

Zoti iu bekoftë dhe shpërbleftë për gjithë atë që jeni duke e bërë për Bashkimin e Kombit dhe të Atdheut tonë shtrenjtë dhe të shenjtë!

... Porse pengesa, shantazhe, sabotime, tradhti, krime, hipokrizi, demagogji, shfrytëzim, dhunë, mashtrime, gënjeshtra dhe dezinformime deri në vetëmohim po shumëzohen përditë në të gjitha poret e shoqërisë shqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike, në Diasporë, që  emërues dhe armë të përbashkët kanë "vrasjen" e VLERAVE të BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR dhe të Shqipërisë Etnike në Gadishullin Ilirik.

.... Të gjithë ata që po e hipnotizojnë, po e sensibilizojnë, po e afirmojnë, po e propagandojnë dhe po e  promovojnë  të ashtuquajturin "komb kosovar", janë armiqtë më të rrezikshëm të Kombit Shqip[tar dhe të Shqipërisë Ettnike.

... Prandaj, inteligjencia intelektuale akademike dhe politike shqiptare, nuk duhet të "zihet në gjumë", të heshtë ndaj një rreziku të tillë dekadent dhe surealist, që ipso facto po shpie drejt shkombëtarizimit total dhe rapid të shqiptarëve, duke rrezikzuar edhe ekzistencën e tyre biologjike, nacionale dhe shtetërore.

... Ndjesë se u zgjata së tepërmi, por mos ma zini për të madhe, se thonë "ku të dhemb dhëmbi të shkon edhe gjuha"!

... Të punosh, të veprosh dhe të flijosh tërë shekullin e jetës për kauzën kombëtare shqitare-SHQIPËRINË ETNIKE e në fund të varesh nga një "gazetar", kësaj i thonë më shumë se turp, më shumë se antihumanizëm, më shumë se tradhti ndaj kombit dhe atdheut të  shenjtë.

 Të gjithë ta ngremë Zërin kundër "Gjarpinjve të Gjakut" të  Kombit dhe të Atdheut të Adem Demaçit, të Adem Jasharit, të Ismail Qemalit dhe të Skënderbeut, sepse nuk kemi ku të vemi përtej KOMBIT SHQIPTAR dhe ATDHEUT SHQIPTAR-SHQIPËRISË ETNIKE.

Nuk po kërkojmë asgjë tjetër, veçse të DREJTAT  dhe liritë tona si KOMB, si ATDHE dhe si SHTET, ashtu siç i kanë të gjithë popujt e tjerë në Ballkan dhe në Evropë. Asgjë më shumë.

Rroftë humanizmi, solidarësia dhe DREJTËSIA, sepse pa të " nuk ka kuptim as liria e as demokracia", me të drejtë ka deklaruar Prof.dr.Vjosa Osmani (Presidente aktuale e Republikës së Kosovës) me rastin e 22-vjetorit të vrasjes së heroit Ilir Konushefci. 

Të bashkuar jemi dikushi, ndërsa të copëtuar, të përçarë dhe të kolonizuar jemi askushi, vetëm humbës.

 Me dëshirat më të mira dhe më të sinqerta iu uroj SHENDET, SUKSESE TË PANDALSHME dhe të FRYTSHME në të gjitha fushat e jetës, kudo që ndodheni në këtë "shekull të sëmurë" të këtij planeti.

I lumtur  është ai që flijohet dhe sakrifikon për këto ideale dhe vlera të shenjta të Kombit dhe të Atdheut Shqiptar ! 

Pra, të mos  hezitojmë dhe të mbyllemi si kërmilli në guacën e tij, por ta themi dhe ta mbrojmë të vërtetën, ashtu siç kanë vepruar Rilindësit tanë dhe, siç kanë pohuar në shkencën e tyre disa shkencëtarë  evropianë (gjermanë, italianë, anglezë dhe francezë etj.) se "Shqiptarët e ruajtën gjuhën e të Parvet, e Gjuha Shqipe e Etnisë së tyre e ruajti KOMBIN SHQIPTAR" (TDSHE:1944:79). Po në këtë frymë shkroi edhe Rilindësi, enciklopedisiti, eruditi dhe patrioti ynë i mirënjhur SAMI FRASHËRI: " NJË KOMB QË NUK E KA GJUHËN E VET, AI NUK ËSHTË KOMB". (Shih: Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhetë , 1899).

Pra, të mos heshtim ndaj të katandisurëve dhe injornatëve diletantë, që kanë pranuar një të ashtuquajtur "komb kosovar" me një "gjuhë kosovarishte", antivlera këto kontaminuese të florës dhe të faunës së KOMBIT SHQIPTAR, TË GJUHËS SË BUKUR SHQIPE  dhe të atdheut shqiptar-SHQIPËRISË ETNIKE!

-Ndaj, të mos preken dhe të mosbastardohen këto vlera mbarëkombëtare, sepse ne nuk kemi komb  e as atdhe tjetër rezervë. Pra, t’i ruajmë me dashuri, me urti dhe me vizion  të qartë substancial, duke mos i shpërfytyruar në asnjë aspekt të rëndësisë së tyre, mbase janë pasqyra e përmbajtjes së identitetin tone kombëtar dhe atdhetar shqiptar.

- ZOTI I BEKOFTË KOMBIN SHQIPTAR DHE SHQIPËRINË ETNIKE!  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".