Me mijëra lëndë  të pazgjidhura  për vepra penale kriminale  të  mbetura nën pluhur në gjykatat që  përgjumen e nuk punojnë, e qojnë bishtin e reagojnë vetëm kur ju preket xhepi i tyre

Me mijëra lëndë  të pazgjidhura  për vepra penale kriminale  të  mbetura nën pluhur në gjykatat që  përgjumen e nuk punojnë, e qojnë bishtin e reagojnë vetëm kur ju preket xhepi i tyre
Me mijëra lëndë  të pazgjidhura  për vepra penale kriminale  të  mbetura nën pluhur në gjykatat që  përgjumen e nuk punojnë, e qojnë bishtin e reagojnë vetëm kur ju preket xhepi i tyre

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 December 2022 - 15:18

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhurjani 

 

Edhe naivët më primitiv e hetuan këtë reagim të Gjykatës kundër vendimit të Qeverisë për uljen e pagave sepse  këtu bëhet fjalë, vetëm kur është në pyetje  prekja e xhepit dhe interesit të tyre. Mirëpo, harrojnë dhe se dihet edhe botërisht,  se sa dembel dhe qesharak kanë qenë deri më tani. Shumë lëndë kanë mbetur në raftet e tyre të mbuluar nga pluhuri, pa u zgjidhur qëllimisht dhe të ndërsyer nga jashtë, e kam fjalën nga krye banditët e bandave politike dhe zinxhirit të krimit të organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale.

 

Të ju referohemi fakteve: Sa afera kurroptive kanë ndodhur në Kosovë, sa skandale, sa dhunimi, sa vjedhje, sa pasuri të paligjshme, sa pasuri dhe ndërtime pa leje janë bërë në tokën shtetërore dhe të mos i numërojmë shumë e shumë të tjera,  e kam fjalën pikërisht nga kryebanditët e bandave politike, që dikush këtyre kryebanditëve të bandave politike u thonë kryetar partie dhe jo vetëm kaq, por ata langoj që i kanë rrotull vetes i quajnë edhe si idol dhe rrahin gjoks për ta. Dhe, më thoni cila u zgjidh ose përse nuk reaguan kaq shpejt,por reagonin sa për të bërë SHOË, para syve të popullit kinse po bëjnë diçka, ose kishin arsyetime se janë pak në numër, dhe ato lëndë nuk janë zgjedhur, as trazuar se të mos flasim për tu burgosur këta hajna që vodhën djersën e qytetarit, që vodhën buxhetin e shtetit. Sa uzurpime janë bërë, me qindra hektarë toke dhe çmimi ishte sa një palë brekë të një prostitute dhe ku është reagimi i tyre? E gjithë kjo telashe dhe i gjithë ky problem nuk do mend se është nga ish bandat që i thoshin vetes qeveri vetëm e vetëm të mos i trazon kush, pra aty janë të ulur shumica prej tyre nga bandat politike dhe jo ata që zbatojnë ligjin,Kushtetutën e vendit dhe betimin për të cilën e kanë dhënë. Ata që vepronin ndryshe dhe kundër hajnave të veshur në xhaketën e shtetit u kërcënoheshin dhe iknin në shtetet tjera nga frika e mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale, si i thonë fjalës, nga hajnat që e vodhën shtetin për interesa të tyre personale. Mendoj se këtë telashe që na e lanë kopilët në derë do ta zgjidhte  VETTING-u, do të ndante grurin nga egjra dhe po filloi VETTINGU- atëherë do të hallakateshin dhe do të dalldisnin kryebandit e bandave politike, ku  gjithmonë e kam fjalën për ata kryebandit e krye hajdut që qëllimisht i ulen në atë dikastere që na qiten hije të zezë në botën e qytetëruar.

Edhe një gjë e keni parë fytyrën e tyre të vërtetë se sa shpejtë reagojnë kur preken dembelët në xhep. Kjo tregoi dhe doli në shesh puna dhe qëllimi i tyre, mirëpo mendoj se nuk duhet lëshuar pe dhe duhet shkuar deri në fund, që të mos vidhet shteti pa punuar dhe për të plotësuar dëshirat e kryebanditëve, pra duhet konfiskuar pasuria hajdute dhe duhet të burgosen hajnat vetëm sipas ligjit dhe ata që keqpërdoren detyrën zyrtare, për të cilën ia kishte besuar populli dhe që rronin me djersën duke i vjedhur qytetarët deri në palcë.

Në fund fare për të mos e zgjatur më shumë po pyesim:Përse kjo ndërhyrje e shpejt nuk ishte më herët kur u bënë hajni nga ta që deri dje nuk kishin as brekë dhe u bënë super milioner, kur siguruan pasuri për shumë breza, përse nuk ishte reagim i shpejtë, për vrasje, dhunime, por vetëm kur bënin presion populli...?Por kur u prek xhepi u dalldisen dhe u hallakatën, besoj se nuk e meriton të përgjigjemi kur dihet kjo punë edhe nga naivët dhe me primitivet që jetojnë në Kosovë dhe më gjorë. Këtë muhabet e zgjedh vetëm VETTING-u që po e kërkoj qysh moti.

 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".