Çerdhja dhe streha e bandave të krimit ndër shqiptarët ka emër, ai është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe klani i tij

Çerdhja dhe streha e bandave të krimit ndër shqiptarët ka emër, ai është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe klani i tij

Gani Qarri

  • 06 December 2022 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Të gjitha të këqijat që aktualisht po ndodhin në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare në rajon, nga të dhënat më të reja në raportet e fundit, konstatohet se burimin e kanë në çerdhen e krimit të kontrolluar nga Edi Rama, si qendër e narkotikëve dhe vend lider i strehimit dhe mbrojtjes së bandave të krimit.

i pareshtur i grupeve të reja kriminale, gjetja e 430 kilogramëve kokainë dhe lajmet e përditshme për futjen e "rregullt" të drogës dhe narkotikëve edhe me kamion, në vendet fqinje, ka bërë që mjerisht, Shqipëria e sunduar tash e mese një dekadë nga Edvin Kristaq Rama të shquhet si oazë e drogës dhe qendër e rrezikshme për kontaminimin e gjithë rajonit e më gjerë. Duket se nuk do të jetë e largët dita, kur Edvin Kristaq Rama dhe klika e ti mafioze, mundë të paditën edhe ndërkombëtarisht, nga shtetet fqinje e më gjerë, për futjen e organizuar dhe shpërndarjen ilegale të drogës dhe narkotikëve në vendet e tyre.

Edhe nga të dhënat më të reja në raportet e fundit, konstatohet se të gjitha të këqijat që aktualisht po ndodhin në Kosovë, trojet tjera shqiptare dhe shtetet në rajon, burimin e kanë në çerdhen e krimit të kontrolluar nga Edi Rama, i cili,mjerisht Shqipërinë e ka kthyer në qendër të narkotikëve dhe vend lider të strehimit dhe mbrojtjes së bandave të krimit, ndërsa virusi i këtij krimi makabër antikombëtar, ka kohë që ka filluar ta infektoi keq e më keq, gjithë popullin shqiptar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, tragjedi që po rrezikon seriozisht edhe të ardhmen e kombit dhe integrimin e shqiptarëve në BE.

rajoni i Ballkanit, (e me theks të veçantë Shqipëria) duhet urgjentisht të spastrohet nga zyrtarët narkoman dhe të ashtuquajturit lider politik të cilët janë bërë edhe vetë pjesë e krimit, kurse shtetet e tyre i kanë kthyer në strofuj ku kultivohen, fabrikohen dhe shpërndahen drogat e narkotikët, si dhe zhvillohet publikisht korrupsioni galopant dhe krimi i organizuar, e ka potencuar së fundi edhe Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Euroazinë, z. Gabriel Escobar.

Fryma e re për ndryshime që së fundi po reflektohet edhe në Shqipëri, nga opozita e tanishme në krye me z Berisha, është një shans historik për kthesë pozitive, para zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit vijues dhe ndryshimit rrënjësor në Republikën e Shqipërisë, për ti dhënë fund kapjes së shtetit nga lidhja kriminale e Edi Ramës. Lidhje që edhe sipas raporteve të fundit të organizatave evropiane, e ka instaluar një regjim mafioz e kriminal, i shndërruar në rrjet të mafies dhe krimit të organizuar, prej të cilit Shqipëria është kthyer në qendrën kryesore të zhvillimit dhe kryqëzimit të trafiqeve ndërkombëtare të drogës, spastrimit të parave të pista dhe oazë e mashtrimit, prej nga pësojnë mijëra qytetarë gjithandej Evropës dhe botës!

Prandaj ajo që shton shpresat për ndryshime, është protesta e paralajmëruar, së fundi e opozitës më 6 dhjetor, pikërisht në ditën kur mbahet Samiti BE Ballkani Perëndimor në Tiranë, një mesazh serioz, që do ti përçohet edhe botës demokratike, për ta ndihmuar transformimin politik dhe ndryshimin rrënjësor në Shqipëri, duke e izoluar dhe ndëshkuar regjimin e deritashëm të inkriminuar të Edi Ramës. Përndryshe e keqja e madhe që nga regjimi aktual është instaluar në këtë shtet të vogël, ka kohë që ka filluar të zgjerohet dhe shtrij degët e veta të rrezikshme edhe përtej kufijve të Shqipërisë, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Greqi, e ka pretendime të ndërlidhjes institucionale edhe me mafien më të rrezikshme të instaluar në krye të shtetit, me sivëllain e Edi Ramës, në Serbi.

Të gjitha të këqijat që aktualisht po ndodhin në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare në rajon, nga të dhënat më të reja në raportet e fundit, konstatohet se burimin e kanë në çerdhen e krimit të kontrolluar nga Edi Rama, si qendër e narkotikëve dhe vend lider i strehimit dhe mbrojtjes së bandave të krimit. Prandaj z. Escobar theksoi edhe njëherë, se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përpjekjet për demokraci dhe luftë kundër korrupsionit në rajon, përfshirë sanksionet nga Uashingtoni sepse korrupsioni është problemi më i madh për rajonin, kurse nacionalizmi dhe rivaliteti etnik është vetëm një maskë për thellimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Prandaj është shumë e qartë dhe aspak e për tu habitur, se partitë "nacionaliste" në rajon janë edhe më të korruptuarat…gjë që duhet të ndërmerren veprime urgjente, për t’i larguar këta njerëz nga pozitat e përgjegjësisë dhe hequr nga listat e partive, duke bërë reformat e shtetit të së drejtës që kërkohen për t’u integruar në Bashkimin Evropian”, u shpreh zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".