SHBA e godet me dush të fortë presidentin serb Vuçiq, nuk ka Ballkan të Hapur pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, sovranitetit të plotë dhe integritetit territorial

SHBA e godet me dush të fortë presidentin serb Vuçiq, nuk ka Ballkan të Hapur pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, sovranitetit të plotë dhe integritetit territorial

Hajrullah Tërnava

  • 06 December 2022 - 07:57

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

I dërguari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar lidhur me Ballkanin e Hapur është i qartë se kjo iniciative nuk mund të ketë sukses, sepse shtetet që përfaqësohen në këtë iniciative nuk janë të barabarta, sidomos kur është fjala për Kosovën e cila merr pjesë si anëtare e pa definuar, jo me të drejta të barabarta të shteteve tjera, sepse sikur Serbia ta njihte pavarësinë a e sajë, atëherë do ta kishte efektin e sajë, por në këtë mënyrë si është iniciuar kjo çështje e Ballkanit të Hapur, është e pamundur të ketë sukses kjo iniciativë.

-Amerika foli dhe e bëri edhe njëherë të qartë qëndrimin e saj për Ballkanin Perëndimor dhe raportet që duhet të jenë mes shteteve të këtij rajoni. Gjithqka është qartësuar tani edhe për iniciativën e të ashtuquajturit Ballkan I hapur, që sipas qëndrimin amerikan, nuk mundë të jetësohet dhe funksionon pa njohjen reciproke në me të Kosovës dhe Serbisë, dhe nëse kjo nyk mundë të realizohet edhe iniciativa e Ballkanit të Hapur konsiderohet tentativë e vdekur, e dështuar dhe duhet të harrohet.

I dërguari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar Escobar ishte i qartë që në të kundërtën përfaqësuesi i shtetit shqiptar Edi Rama, është këmbëngulës dhe i qëndron pran Vuçiqit për Ballkanin e Hapur, edhe që e tërë popullata shqiptare e ka të qartë këtë situatë që nëse vazhdohet më tutje me këtë iniciative shteti i Kosovës do ta përjeton dëmin më të madh, e që tani shkon në favor të Serbisë, sepse me këtë Serbia do ta kishte satisfakcionin se Kosova edhe në këtë mënyrë u dëshmua si krahinë e sajë, prandaj edhe deklarata e të dërguarit për Ballkanin, Gabriel Escobar, lidhur me Ballkanin e Hapur, është grushti i fundit vdekje prurës kundër këtij projekti të dizajnuar e ideuar nga lidhja serbo ruse e Presidentit serb Vuciq dhe Edi Ramës.

Gabriel Escobar përfundimisht e ka “fundos” projektin për Ballkanin e Hapur, duke deklaruar se s’ka sukses pa të gjashta shtetet, dhe se kushti kryesor dhe parësor është që Serbia të njohë kufijtë e Kosovës. Me këtë deklaratë publike Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rrëzuar Ballkanin e Hapur, edhe pse kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç akoma po e e trumbetojnë me të madhe vazhdimin e projektit, duke mos dëgjuar e mos kujtuar se për të tretën herë ata e kanë marrë një goditje të fortë nga i dërguari për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Kundërshtimi I Ballkanit të Hapur duket se është mirë koordinuar në mes të SHBA-ve dhe BE-së. Pak ditë më parë ishte BE që e tha hapur se ka rezerva, ndërkohë që Escobar ka vendosur dy kushte. Sipas tij, duhet që së pari të jenë pjesë e nismës të gjitha shtete, ndërkohë që deri tani janë vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Zëvendës ndihmës Sekretari Gabriel Escobar në një diskutim në Atlantic Council ka theksuar se Kosova aty duhet të prezantohet madje pa ndonjë limitim, siç është puna e fusnotës. “Për Ballkanin e Hapur kemi thënë se e mbështesim vetëm nën dy kushte: njëri është që të jetë i hapur për të gjithë, i hapur për të gjithë si anëtar i plotë. Sfidat e CRM (Common Regional Market dhe RCC (Regional Cooperation Council) dhe mekanizmave tjerë është se vendosin limitime për anëtarësimin e Kosovës. Nuk duhet të ketë, ata duhet të jenë anëtar i plotë i të gjitha institucioneve. Kjo është një nga gjërat që duhet ta testojmë, duhet ta testojmë zotimin e Presidentit Vuçiç që Kosova të jetë anëtare e plotë dhe t’i pranojë dokumentet që i lëshon Qeveria e tyre [Kosovës]”, ka thënë Esobar. Më tej Escobar ka theksuar se njohja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si kufi ndërkombëtar dhe Serbisë me Republika Srpska’n është kushti tjetër.

“Nëse në fillim janë bashkuar tre ose katër anëtarë [në Ballkanin e Hapur], atëherë kjo kërkon një diferencim ndërmjet një zone të tregtisë së lirë dhe zonës së lirë të kontrabandës, pra kontrolli i kufijve. Kjo nënkupton që duhet t’i njohin kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Republika Srpska’n dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës Veriore si kufij ndërkombëtarë të rregulluar nga Serbia dhe tre vende anëtare të NATO’s”, ka thënë Escobar. Escobar e ka thënë qartë se e ardhmja e rajonit është vetëm në demokracitë multietnike. Prandaj edhe ky qëndrim i Escobarit është një paralajmërim se çështja e Kosovës duhet të merr fund me njohjet reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, dhe iniciativa të tilla edhe në të ardhmen mundë të kenë sukses, kur shtetet inicuese janë të barabarta, sepse çdo shtet që merr pjesë në ndonjë iniciativë ndërkombëtare sikur që është Ballkani i Hapur apo iniciativa tjera të ngjashme në të ardhmen, prestarët në ato iniciativa duhen të jenë të barabartë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".