Gëzohem dhe jam krenar me fitoret dhe me vlerat shqiptare!

Gëzohem dhe jam krenar me fitoret dhe me vlerat shqiptare!
Gëzohem dhe jam krenar me fitoret dhe me vlerat shqiptare!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 07 December 2022 - 11:29

Shkruan: Mehdi Hyseni

Këtë të drejtë nuk mund të ma ndalojë asnjë gjyq në botë, qoftë edhe Nexhmedin Spahiu me Serbinë, që për hater të saj, bashkëkombësit krenarë të Xherdan Shaqirit dhe të Granit Xhakës, me paturpësinë dhe me paditurinë më të madhe i quajti të “nivelit më të ulët të nacionalizmit” !?

Ndërkaq, ata (si N.Spahiu), që nuk ndihen mirë dhe  krenarë me Shaqirin dhe me Xhakën vetëm pse janë shqiptarë, mund të krenohen me Gjokoviqin dhe me Xhajiqin, por atë mund t’ua ndalojnë Vuçiqi dhe Daçi, të cilët UÇK-në dhe shqiptarët po i quajnë “terroristë”, jo “nacionalistë primitivë” të Nexhmedin Spahiut.

*** Nexhmedin Spahiu: “ Ne po mburremi me Xherdan Shaqirin e me Granit Xhakën vetëm pse janë të gjakut tonë, vetëm pse janë shqiptarë. Ky është niveli më i ulët i nacionalizmit” !? (Shih në: 🔴 Politiko - Futbolli dhe nacionalizmi - 05.12.2022 ).

🔴 Politiko - Futbolli dhe nacionalizmi - 05.12.2022

-Ani, çka, ku është problemi këtu, ku po të dhemb, ty ?!”

 -Pak po i duket që me “kombin kosovar” e helmoi florën dhe faunën e KOMBIT SHQIPTAR, po tash paska dalë me një parullë të re etiketuese krejtësisht fashiste, se gjoja shqiptarët si komb, as nuk guxojnë të “gëzohen” dhe të “krenohen” me vlerat e veta kombëtare siç janë sportistët e shquar Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, sepse kjo dashuri dhe krenri qenka me primesa të “NIVELIT MË TË ULËT TË NACIONALIZMIT” !?

O tempora o mores !

–     Domethënë, pse ne gëzohemi dhe mburremi  me sukseset dhe me fitoret qoftë  në sport(Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka etj.), në muzikë (Rita Ora dhe Dua Lipa), në shkencë, në art etj., sipas “kaledioskopit” antikombëtar, antietik dhe antishkencor  të N.Spahiut,  “qenkemi nacionalistë të nivelit më të ulët” !? -Çfarë mjerimi intelektual dhe kombëtar shqiptar ?!

Kjo është parullë nacionalsocialiste, që mohon të drejtat dhe liritë e njejriut, që të shprehet dhe të veprojë lirshëm kudo në botë, sepse askush nuk e gëzon të drejtën, që ta kufizojë lirinë e shfaqjes së dashurisë dhe të respektit ndaj bashkëkombësve tua.

Kjo frazë etiketuese politiko-propagandistike e N. Spahiut s’ka lidhje me përkufizimin e nocionit “nacionalizëm”, por thjesht ka karakter fashistoid dhe antikombëtar shqiptar, që apelon për t’i diskredituar dhe njollosur  botërisht shqiptarët, se gjoja për shkak të gëzimit dhe të krenarisë së tyre ndaj Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, na “qenkanë nacionalistë të nivelit më të ulët” !!???

– Ky është etiketim fashist dhe neofashist, që njollos dhe vë në pikëpyetje naconalizmin kombëtar dhe  paqësor shqiptar, duke qenë se shqiptarët kurrënjeherë në historinë e tyre të derisotme nuk janë shërbyer me kurrfaë “nacionalizmi të nivelit më të ulët” (siç është shprehur kozmopoliti N. Spahiu), as të nivelit agresiv, shfarosës dhe barbar sllavobizantin ballkanik,  i cili edhe në vitet ’90 të shekullit XX, kulmoi në gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë (1989-1999), që u mori jetën mbi “11.800” shqiptarëve të pafajshëm vetëm pse ishin shqiptarë, dhe vetëm pse deshën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës shqiptare.

Neve na bëjnë krenarë dhe të gëzohemi vetëm shqiptarët, jo pushtuesit serbë, sepse ka kush të krenohet me ta, jo shqiptarët-viktima shumëshekullore të gjenocidit të tyre (1912-1999).

-Çudi, të dalë  një shqiptar ta “fus ferrën në këmbë të shëndoshë” si thotë populli, ta akuzojë dhe ta shpifë vetveten se “është nacionalist primitiv” vetëm pse gëzohet dhe krenohet me Xherdan Shaqirin dhe me Granit Xhakën se janë shqiptarë, kjo është idiotike, e trishtueshme, e shemtuar, anticivilizuese, tejet skandaloze dhe absurde, që i ngjet formimit të Gjykatës Speciale të Hagës nga vetëliderët politikë shqiptarë të UÇK-së.

 

Unë qesh, kur të më qeshet mua, jo kur gënjenjnë, shpifin dhe diktojnë fashistët dhe larot e tyre!

 –Po, gëzimin dhe mburrjen e bashkëkombësve shqiptarë për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën…etj., N. Spahiu nuk ka asnjë të drejtë morale, as ligjore, as kushtetuese e as juridike humanitare ndërkombëtare, t’i shpifë, t’i ofendojë, t’i etiketojë dhe t’i akuzojë ( në emër të “bashkim-vëllazërimit” dhe të “kombit kosovar”, ashtu siç veproi presidenti Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq…, dhe Serbia), gjoja  si “nacionalistë të ulët”, pse gëzohen dhe solidarizohen me fitoret e tyre në ekipet dhe në reprezentacionet evropiane dhe botërore. Këtë të drejtë morale, ligjore dhe legjitime, nuk ka  N.Spahi e as “trabantë” të tij, që mund ta mohojnë, ta shpërfytyrojnë dhe ta “shpërdredhin”, për t’ia bërë qejfin nacionalizmit shovinist agresiv dhe gjenocidal serb dhe serbomëdhenjve kudo të jenë ata. Ky është akti më primitiv njerëzor, që e ka shprehur N. Spahiu në “Politiko” të datës 5 dhjetor 2022 në Prishtinë. Turp, padituri, naivitet, injorancë dhe antikombëtarizëm, ta quash kombin tënd “nacionalist primitiv” vetëm pse ligjërisht dhe me fytyrë të bardhë, pa lënduar dhe, pa e poshtëruar asnjë njeri në botë, u gëzua dhe u krenua botërisht me fitoren e Xhakës dhe të Shaqirit, që ia sollën Reprezentacionit Futbollistik të Zvicrës.

Fundja, kjo është çështje private e  N.Spahiut dhe e bashkëmendimtarëve të tij, se si e ndiejnë veten  për kë anojnë, gëzohen, hidhërohen apo mburren ata. Mirëpo, nuk kanë asnjë të drejtë të shpërpallen në RTV-të shqiptare, të ofendojnë, të shpifin, të moralizojnë, të dezinformojnë dhe të akuzojnë askë nga shqiptarët, që u gëzuan dhe u krenuan për fitoren e Reprezentacionit të Fudbollit të Zvicrës, i cili me 3:2 e mundi Serbinë në Kampionatin Botëror të Fudbollit në Katar(2022).

 Kjo fitore e Zvicrës ishte meritë e golit të Xherdan Shaqirit dhe të lojës  cilësore të tij dhe të Granit Xhakës për çka bashkëkombësit e tyre shqiptarë anembanë Shqipërisë Etnike dhe në Diasporë, u gëzuam dhe u krenuam pa masë dhe me plot arsye, po ofenduar dhe pa poshtëruar asnjeri në botë.

Ky gëzim dhe kjo mburrje nuk mund të cilësohen as si “racizëm” e as si “nacionalizëm primitiv”, ashtu siç u shpreh Nexhmedin Spahiu në emisionin “Politika dhe Sporti” të “Poilitikos”, më 5 dhjetor 2020, por është ideal, patriotizëm, solidarësi, ndjenjë e çiltër shpirtërore, respekt, mirënjohje dhe dashuri ndaj  sukseseve dhe të arrirave të tyre  në fushën e futbollit ndërkombëtar ( qoftë në Evropë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".