Kupolat e inkriminuara të KGJK-së dhe KPK-së  me metodën e re perfide të shantazhit kundër Qeverisë së Kosovës

Kupolat e inkriminuara të KGJK-së dhe KPK-së  me metodën e re perfide të shantazhit kundër Qeverisë së Kosovës

Gani Qarri

  • 07 December 2022 - 17:06

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

 

Vendimi i  fundit i KGJK-së dhe KPK-së, për ndërprerje të sabotimit të punës sipas vendimit paraprak të shpallur deri më 8 dhjetor, dhe kthimi për vazhdim normal në punë por duke u distancuar dhe mos komunikuar fare me institucionet shtetërore të Republikës, qeverinë e Kuvendin, si dhe trupat e tyre funksionale, që kanë të bëjnë me fushën e reformës në drejtësi, është edhe një formë tjetër perfide e shantazhit dhe presionit mbi Qeverinë e Kosovës.

 

Megjithëse krejt kjo bëhet, për të hequr dorë nga vendimi i uljes së pagave për gjyqtar e prokuror të inkriminuar, pavarësisht asaj që Gjykata themelore, ka vendosur për ta pezulluar atë vendim, Qeveria e vendit është deklaruar se nuk do ta njoh aktin në fjalë dhe ai nuk do të jetë i zbatuar, për vet faktin se kjo mënyrë e kushtëzimit dhe e rebelimit të strukturave drejtuese të inkriminuara në Prokurori dhe në gjyqësor, është vetëm fillimi i kapjes nga frika dhe stresi i ballafaqimit të shpejtë me ligjin e Vettingut!

 

Ligj i cili, ndonëse për këtë vit është duke u vonuar, fillimi i vitit të ardhshëm gjithsesi do ta ketë të miratuar, që dhe pritet të jetë mjeti më efikas për të filluar pastrimin dhe rifreskimin e institucioneve të drejtësisë me kuadro të ngritura, të shkolluara në nivel dhe të pastra moralisht, ligjërisht e institucionalisht, duke i nxjerr jashtë sistemit të gjithë ata që nuk kanë qenë në krye të detyrës dhe zbatimit të ligjit dhe që kanë dëshmuar se nuk janë të denjë për të vazhduar tutje, të cilët është vërtetuar se kanë qenë mbrojtës të zyrtarëve të inkriminuar dhe të lidhur ngushtë me mafien dhe krimin e organizuar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".