Vettingu i vonuar  po ju shërben në jetëgjatësi gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar

Vettingu i vonuar  po ju shërben në jetëgjatësi gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar
Vettingu i vonuar  po ju shërben në jetëgjatësi gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar

Dardan Grapci

  • 11 December 2022 - 08:50

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Të gjitha raportet dhe analizat që flasin për punën e gjyqësorit, pa dalin me konstatime për dështime, zi e më zi, asnjëherë nuk dëgjuam ndonjë lajme të mirë për gjykatat Kosovare, por po dëgjojmë vetëm tema për skandale brenda gjykatave. Unë këtu mendoj që tash edhe  Qeveria e Kosovës është fajtori nr.1 që nuk po e voton Ligjin e Vettingut, por në vend të  kësaj po e shtyjnë  afatin sa në këtë muaj, sa në  muajin apo vitin tjetër.



Me këto zvarritje të afateve  për miratimin e Ligjit Vettin nga ana e Qeverisë, një pjesë të lojës e ka edhe opozita në Kuvend, e cila duhet të jetë më serioze, të kërkon që sa më parë ligji të procedohet dhe votohet, sepse është nevojë emergjente që drejtësia të reformohet pastrohet dhe të riaktivizohet, duke u fuqizuar me profesionistë të rinj dhe të pa korruptuar. Pra sa më parë  duhet të votohet Ligji  Veting dhe jo të bëjnë hajgare në Kuvend, kush më shumë po kritikon dhe kush më shumë  nga opinioni po përfiton politikisht dhe mediatikisht.  Siç po shihet, nga  mungesa e ligjit Vetting për pastrim dhe dezinfektim të sistemit të drejtësisë,  është edhe ky rezultati pse po shtohen skandalet brenda gjyqësorit.  Kjo po ndodhe kur ende po veprojnë gjyqtarët e shantazhuar dhe të  korruptuar. Unë them që ky serial i skandaleve do të  vazhdoje edhe në vitin 2023 nëse nuk miratohet dhe nuk hyn në fuqi urgjentisht ligji i Vetingut. Prandaj nëse më pyetni mua se kush është fajtor?, përgjigja ime është se në rend të parë është Qeveria sepse akoma po e zvarritë ligjin Vetting. Dihet që gjyqësori nuk ka arritur ti jep zgjidhje as çështjes shumë të kritikuar dhe denoncuar për manipulim lidhur me listat e veteranëve. Edhe këtu Qeveria duhet të dëshmohet dhe fokusohet me ligj. Beteja e Qeveris Kurti për pastrimin e listave te veteranëve të luftës duhet të jetë serioze, sepse që nga përfundimi i luftës e deri më sot statusin e veteranit e kanë marrë të cilët asnjëherë armë me dorë nuk kanë prekur e as nuk kanë qenë prezent në Kosovë, por nëpër shatora si refugjat. Prandaj kjo është dashur të ndodhë qysh më përpara, por gjithashtu fajin më të madhe e kanë edhe OVL e UCK-s që ju ka dhënë këtë shumë qytetareve statusin e veteranit.  Do bëhet mirë nëse ky projekt i qeveris fillon sa më shpejtë me krijimin e ligjit të ri dhe pastrimit të listave. Qeveria duhet të jetë shumë më e angazhuar dhe e përkushtuar për të krijuar mundësi dhe parakushte për betejë efikase ligjore kundër çdo forme të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".