Shtabi i krizës në krye me Rakiqin, skenarë dhe delivat “srbska kraines në Kroaci”!...

Shtabi i krizës në krye me Rakiqin, skenarë dhe delivat “srbska kraines në Kroaci”!...
Shtabi i krizës në krye me Rakiqin, skenarë dhe delivat “srbska kraines në Kroaci”!...

Ismail Muçiqi

  • 13 December 2022 - 14:04

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi 

Se deri kur Evropa shterp dhe shtetet e fuqishme do ta tolerojnë fashizmin serbë në Ballkan dhe në Evropë nuk dihet?! Por e vërteta ka dalë mbi sipërfaqe duke sinjalizuar se serbia është faktorë destabelizues shtet i pa reformuar, i kriminalizuar i cili jeton në mitet e të kaluarës e cila u manifestua me një histori të barbarizmit e cila u shkaktoj dhimbje popujve të Ballkanit. Rebelimi i grupeve kriminale në Veri të Kosovës duke i mbyllur rrugët, lëvizjen e lirë, sulmin ndaj policisë të Kosovës dhe EULEX-it janë reprizë të kohës dhe skenarit të ashtuquajtur liderë i serbëve në “srbska krain” i ashtuquajturi Babiq.

Ai skenar i cili e detyroj ushtrinë dhe policinë Kroate që të nisë qlirimin e vendit përmes fortunës “olluja” i kushtoj serbisë me braktisjen e qindra mija njerëzve nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre duke ikur brenda kufijve serbë. Serbin po e tolerojnë institucionet e Bashkimit Evropian përkatësisht Brukseli. Si mund tu besohet dy diplomatëve kryesorë Borelit dhe Lajqakut të cilët kinse po ndërmjetësojnë në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe serbisë. Boreli i cili më parë ishte krye diplomat i Spanjës haptazi e ka kundërshtuar Pavarësinë e Kosovës duke dalur dhe përkrahur serbin. Të njëjtën rrugë e ka ndjekur edhe Lajqaku i cili ishte shef  i diplomacisë Sllovake e tani krye negociator i Brukselit. Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës dhe frikës. 

Shtetësinë e Kosovës që nga Shpallja e Pavarësisë e dëmtuan edhe politikanët tonë të cilët ishin në krye të institucioneve të shtetit!... 

 2500 [dymijë e pesëqind] hektarë sipërfaqe të tokës ju dhanë Maqedonisë Veriore. Po ashtu 8200 [tetëmijë e dyqind] hektarë ju dhuruan Malit të Zi. Liderët politikë në emër të institucioneve të Shtetit të Kosovës aprovuan dhe nënshkruan asociacionin për komunat serbe në Veri të Kosovës. Liderët tanë nuk u ndalën me kaq ata u pajtuan dhe e nënshkruan fusnotën e cila ja lidhi të dy këmbët dhe duart Republikës së Kosovës. Kështu njerëzit e pa përgjegjshëm e lënduan vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila e vërtetoj të drejtën ligjore dhe Kushtetuese për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Individët e politikës në emër të institucioneve pa menduar fare u ndihmuan serbëve në formimin e komunave të reja, po thuajse në të gjitha qendrat e vendbanimeve duke formuar komuna edhe me 600 banorë serbë. Të ashtuquajturit liderë politikë për interesat e tyre materialo financiare dhe të bizneseve bashkëpunuan dhe u shoqëruan me kryekriminelët të cilët që nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës po shkaktojnë probleme duke punuar dhe vepruar kundër shtetit tonë. Sot në kohën kur Veri i Kosovës është bllokuar nga bandat serbe Aleksandër Vuqiqi po kërcënon me luftë duke kërkuar kthimin e policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë. Të gjitha këto argumente nuk po u mjaftojnë partive politike, deputeteve dhe përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës që ta vejnë gishtin në kokë duke i shtruar pyetje vetës se kah janë duke shkuar?! Dhe qfarë po bëjnë.

Derisa serbia është bashkuar në krahë të Vuqiqit kundër Shtetit të Kosovës liderët politikë, deputetët, dhe të ashtuquajtura parti politike të cilat më shumë janë private dhe familjare po bëjnë luftë për interesat e tyre karrieriste duke përqar opinionin, me shume duke i shërbyer agjendës serbe. Tani karshi kësaj kohe, dhe situate, i gjithë shteti, politika, pjesa intelektuale dhe kreative duhet ti bashkojnë forcat rreth unitetit të përgjithshëm në krahë të institucioneve legjitime të Shtetit të Kosovës për ti bërë ballë Vuqiqit dhe politikës serbe e cila po mundohet ta ringjallë shtabin e krizave sipas skenarit të “srbska krainës” skenar ky i cili i vorrosi aspiratat hegjemoniste pushtuese të serbisë në Kroaci.   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".