Destabilizimi i veriut të Mitrovicës me skenarin ruso serb për ta bërë faktike ndarjen e Kosovës

Destabilizimi i veriut të Mitrovicës me skenarin ruso serb për ta bërë faktike ndarjen e Kosovës
Destabilizimi i veriut të Mitrovicës me skenarin ruso serb për ta bërë faktike ndarjen e Kosovës

Skender Mulliqi

  • 14 December 2022 - 16:45

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi 

Putin ka legalizuar grupe terroriste ruse , i cili grup po kryen punët më të ndyta për Putinin dhe Vuçiqin, më qendrën e saj në Nish. Këtyre duhet ndaluar më forcë hyrjen në territorin e Kosovës , ku më shumë gjasë së bashku më strukturat kriminale serbe ne veri, po mundohen të marrin në dorë rendin dhe ligjin , më shpërthime bombash,vrasje dhe barrikadime të rrugëve.

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi në të gjitha periudhat politike nuk është reformuar. Ky gjoja përulët para BE-së,e më të gjitha veprimet ka mbetur më Rusinë e Putinit. Presidenti i Serbisë, ishte ministër në kohën e Millosheviqit, i cili gjatë luftës në Bosnje, kishte kërkuar “100 koka të myslimane për një kokë serbe”. Ai është i partisë Radikale Serbe të kriminelit , Vojsllav Sheshel. I përmenda këtu disa fakte , që ka edhe shumë të tjera , që e karakterizojnë biografinë kriminale të Vuqiqit, më të cilën bota po bashkëpunon, e nuk ishte dashur. Vuçiqi po mban lidhje të ngushta më diktatorin rus, Vladimir Putin, i cili po si Millosheviqi herdo kurë do të përgjigjet për gjenocid ndaj popullit të Ukrainës. Lidhjet e Vuqiqit, janë të ngushta edhe më një tjetër terrorist çeçen, Ramazan Kadirov, që kishte qenë për vizitë në Serbi, si dhe me Lukashenkon e Bjellorusisë një tjetër aleat i Putinit. Sheshelisti , Aleksandër Vuçiqi, që 10 vite gjendet në krye të Serbisë, i cili po e ndjekë më besnikëri rrugën e kryekriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviqit. Edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, si Daçiq dhe Vulin janë shovinist serb të k0hës së Millosheviqit. Të gjitha këto tregojnë së çfarë personalitetesh më biografi kriminale gjenden sot në krye te Serbisë, më të cilët shtet ,për qudi ende Evropa po bashkëpunon. Kjo garniturë fashiste janë duke vazhduar aty ku ka mbetur Millosheviqi , kur bëhet fjalë për Kosovën. Milosheviqit ju stopua më luftë të formon Serbinë e Madhe. Këtë kurs politikë luftënxitës ndaj Kosovës , Malit të Zi dhe Bosnjës po e vazhdojnë kjo treshe famëkeqe serbe , duke ia shtuar edhe serbin, Millorad Dodik në Bosnje. Intensifikimin e logjikës serbomadhe në rajon e kanë bërë veçmas këto dy vitet e fundit, më incidente dhe kërcënime të pareshtura në veri të vendit, edhe më forca të armatosura, më incidente në Mal të Zi, dhe në Bosnje , ku Dodik po kërkon shkëputje nga BH-ja. Shpërthimet më bomba , vendosja e barrikadave , vrasjet e shqiptareve , janë moto e politikës destabilizuese serbe në veri të Mitrovicës, për të bërë faktike ndarjen e Kosovës. Ne kufij më Kosovën janë pa edhe oficerë rus, dhe tash së fundi edhe grupi paramilitar Vagner , icili po operon në Serbi dhe ne kufij më Kosovën, më urdhrat direke të Putinit. Serbia është i vetmi vend në këtë pjesë të botës, e cila ka pranuar zyrtarisht këtë grup terrorist, së edhe vet është shtet terrorist. Putinin dhe Vuçiqin sikur i ka lënë mendja e shëndosh , më këto veprime kundër të gjithë botës demokratike, e në veçanti kundër shqiptarëve ne Ballkanin Perëndimor. Kur skizofrenet si Vuçiqi , Daçiqi dhe Vulini gjenden në krye të Serbisë, nuk ka çka pret bota demokratike diç më mirë, por që në fakt ishte dashur të angazhohen, që kjo garniturë fashiste të largohen nga pushteti . Putin ka legalizuar grupe terroriste ruse , i cili grup po kryen punët më të ndyta për Putinin dhe Vuçiqin, më qendrën e saj në Nish. Këtyre duhet ndaluar më forcë hyrjen në territorin e Kosovës , ku më shumë gjasë së bashku më strukturat kriminale serbe ne veri, po mundohen të marrin në dorë rendin dhe ligjin , më shpërthime bombash,vrasje dhe barrikadime të rrugëve. Shërbimi i NATO-së sigurisht ka informacione të bollshme, për këto grupe kriminale të grumbulluara në veri, më shërbimet sekrete të BIA-së, të cilat ishte dashur të asgjësohen. Ne të kundërtën gjithmonë do të jenë burim destabiliteti jo vetëm në veri të Kosovës. Dhe, natyrisht së më këtë Serbi të pareformuar, nuk do të këtë asnjë marrëveshje për paqen në rajon dhe ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Shtrohet në këtë kontekst pyetja logjike, çfarë mund të jetë ideja për Ballkan të Hapur?, që iu ka bërë sponsor edhe kryeministri, Edi Rama, veç ide serbo- rusomadhe në rajon. Ballkani i Hapur është ide që frenat po ia mbajnë Putini në Moske dhe Vuçiq në Beograd. Shqiptarëve nuk iu duhet Ballkani i Hapur, si zëvendësim të idesë evropiane bashkuese të Procesit të Berlinit. Ka ardhur koha qe BE-ja dhe Amerika ta izolojnë në njeri më biografi kriminale si Vuçiqi. Me pasardhësit e Milloshoviqit në pushtet, zor të bisedohet, dhe shumë më vështirë të arrihet ndonjë marrëveshje e mirë fqinjësore shqiptaro-serbe, e cila pritet në fund të maratonës së bisedimeve.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".