Për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor pa dallim, pastrim nga një Gjykatë Speciale antikrim ose mbyllje të perspektivës evropiane me izolim

Për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor pa dallim, pastrim nga një Gjykatë Speciale antikrim ose mbyllje të perspektivës evropiane me izolim

Hajrullah Tërnava

  • 21 December 2022 - 15:58

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

 

Në këto rrethana të tanishme do të duhej që Bashkimi Evropian dhe SHBA, ta bëjnë një zgjidhje të tillë për ta mundësuar që edhe Ligji për Gjykatën Speciale të Kosovës të ri amendametohet, dhe padrejtësia të përmirësohet, në mënyrë që në pakon e përbashkët të ligjit për Gjykatën ndërkombëtare për krime të luftës por edhe të tjerat, të përfshihet ndjekja dhe hetimi gjithëpërfshirës pa dallime etnike. Një model i tillë i Gjykatës Ndërkombëtare për krime me seli në Hagë do të duhej imponuar të gjithë këtyre shteteve, duke filluar Nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina,  Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova,  e cila veç e ka të miratuar, por ndryshimi dhe harmonizimi do të ishte një përfitim plus për ta përmirësuar gabimin e kaluar.

 

Praktikat e tanishme sa ju përket Gjykatave Speciale po na mësojnë se luftëra të tëra kur ndodhin mes shteteve të ndryshme, sikur luftërat që ndodhën gjatë shpërbërjes së shtetit të Jugosllavisë, ku nga ajo Jugosllavi tani ekzistojnë shtat (7) shtete të pavarura, dhe nga ato përvoja të luftës që i patëm, del konstatimi se ishte dashur që për luftëra të ngjashme të krijohen gjygje speciale nga ndërkombëtarët, që do ti gjykojnë në mënyra të pamëshirshme të gjithë ata që i kanë kaluar kompetencat e tyre të luftërave, dhe kanë krye krime ndërkombëtare, sikur që janë gjenocide dhe spastrime të territoreve nga ato popullata që kanë qenë të banuara nëpër ato vende dhe të pambrojtura në ato situata të luftërave që kanë ndodhur, dhe ata që i kanë krye ato krime të rënda nëpër ato shtete ku janë ndodhur gjatë luftës, tani lëvizin lirshëm të pagjykuar fare, edhe që fare mirë opinioni e dinë  për ato krime të tmerrshme që janë krye, apo në disa shtete si në Serbi, janë gjykuar të akuzuarit për ato vepra të kryera në mënyra qesharake, me dënime shumë të ulëta, sepse gjyqtarët vendor që i kanë takuar ati populli, që i kanë krye ato vepra gjenocidiale dhe spastrime të territoreve, nëpër ato shtete tjera fqinj ku i kanë krye ato krime, dhe pas luftës tani ata qëndrojnë në ato shtete të tyre të pa gjykuar dhe fare të akuzuar. Kur dihet se tani ato shtete janë të ndara si shtete të pavarura,  nga aj shteti i përbashkët që dikur ishin si një shtet,  vepër kryesit e atyre veprave të rënda kriminale tani janë të paprekur, prandaj praktikat e tanishme po na mësojnë se në situata të ngjashme nëse ndodhin lufta të tilla, mirë kishte me qenë që ndërkombëtarët ta formojnë një gjyq ndërkombëtar të pavarur, si në rastin e Gjyqit Special në Hagë, dhe ata gjykatës dhe prokuror dhe të tjerët administrator, të paguhen nga ato shtete të cilat janë të përfshira në ato lufta e që i kanë bërë ato gjenocide dhe spastrime të territoreve, prandaj një veprim i ngjashëm do të është e rrugës dhe e drejtë, që për ta paqësuar dhe dekriminalizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor nga  pasojat e luftërave nëpër të cilat ka kaluar, që nga viti 1990 e këndej të formohet urgjentisht një Gjykatë e Speciale Ndërkombëtare në Hagë, e imponuar nga Brukseli dhe Uashingtoni me gjyqtar po ashtu ndërkombëtar evropian dhe amerikan të pa ndikuar, sikur është modeli i Gjykatës Speciale për krimet në Kosovë, por që po shihet se është e pa drejtë e bazuar në baza etnike, nuk është gjithëpërfshirëse dhe është edhe me motive të caktuara politike.  Gjithsesi se ishte dashur të kemi urgjentisht një gjykatë të iniciuar nga Brukseli dhe Uashingtoni, e cila do të formohej me një ligj të veçantë i cili do të ju detyrohej të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, e të cilat në mënyrë direkt apo indirektë janë ndikuar nga lufta e kaluar, që një ligj për Gjykatën Speciale ndërkombëtare ta miratojnë në parlamentet e tyre, duke amendamentuar edhe Kushtetutat përkatëse të shteteve të tyre për ta mundësuar këtë drejtësi të deleguar në Hage, sepse mundësia e grupeve kriminale të profiterëve të luftës dhe të nëntokës së krimit të organizuar për eliminime të kundërshtarëve është e mundshme dhe e pritshme në secilin metropol të këtyre shteteve që kanë një të kaluar akoma të pa pastruar, me grupe mafioze që përbëjnë mafien ndërkombëtare të krimit të organizuar, të të gjitha formave të krimit, pastrimit të parave të mafio oligarkëve të ngritur e pasuruar nga krimi i Organizuar. Në këto rrethana të tanishme do të duhej që Bashkimi Evropian dhe SHBA, ta bëjnë një zgjidhje të tillë për ta mundësuar që edhe Ligji për Gjykatën Speciale të Kosovës të ri amendametohet, dhe padrejtësia të përmirësohet, në mënyrë që në pakon e përbashkët të ligjit për Gjykatën ndërkombëtare për krime të luftës por edhe të tjerat, të përfshihet ndjekja dhe hetimi gjithëpërfshirës pa dallime etnike. Një model i tillë i Gjykatës Ndërkombëtare për krime me seli në Hagë do të duhej imponuar të gjithë këtyre shteteve, duke filluar Nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina,  Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova,  e cila veç e ka të miratuar, por ndryshimi dhe harmonizimi do të ishte një përfitim plus për ta përmirësuar gabimin e kaluar. Duke ditur se nëntoka e krijuar nga profiterët e luftës dhe lidhje e krimit nëpër të gjitha këto shtete do të reziston në një model të tillë, Bashkimi Evropa dhe SHBA do të duhej kushtëzuar për të gjitha vendet që refuzojnë procesin e integrimit në BE, madje duke shkuar dhe rishikuar edhe mundësinë ndërprerjes së bashkëpunimit dhe kufizimin e lëvizjes së lirë, më rikthim të vizave për ato shtete të cilat refuzojnë një formë të tillë n të ndëshkimit të krimeve të luftës dhe të gjithë krimeve tjera, dhe për pasojë, për të njëjtat të fillohet me fazat e izolimit. Sikur të ndërmerrej një veprim i tillë për të gjitha shtetet që u përmenden për luftërat e viteve të 1990-99, dhe të formohet një Gjyq Special nga ndërkombëtarët për të gjithë të akuzuarit e atyre luftërave sikur u cekën, këto gjyqe në preventivë do e luanin rrolin shumë pozitiv edhe për në të ardhmen, sepse në ato lufta sikur që do të ndodhnin, gjithnjë do të kihet parasysh se kryerjet e krimeve të rënda gjithnjë do të përfshihen si akuza ndërkombëtare që vepër kryesit do të jepnin llogari në gjyqet ndërkombëtare që do të krijohen gjithnjë, prandaj një kulturë e tillë që do të krijohej, do të ndikoj edhe në luftërat e mundshme për në të ardhmen, që mos të ripërsëriten më vepra të tilla makabre sikur që i kanë bërë ata të cilët i kanë iniciuar dhe kryer ato krime të deritashme si në rastin e Serbisë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".