Kosova pa Mitrovicën, Trepçën dhe Ujmanin nuk mund të jetoj

Kosova pa Mitrovicën, Trepçën dhe Ujmanin nuk mund të jetoj
Kosova pa Mitrovicën, Trepçën dhe Ujmanin nuk mund të jetoj

Muhamet Kelmendi

  • 21 December 2022 - 16:28

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 

Nuk dihet fare se ka pasur ndonjëherë marrëveshje për ndarje dhe shkëmbim të territoreve me shtetin serb. Zyrtarisht nuk ka ndonjë marrëveshje të deklaruar. Mendime ka të ndryshme. Janë qarkulluar në vitet 2019/20 marrëveshje të ndryshme nëpër mjete informative. Ato ishin sa kontradiktore, edhe të pakuptimta. Megjithatë, nuk kemi diçka të shkruar zyrtarisht në mes Kosovës dhe Serbisë. Në vitin 2020 e kemi deklaratën e z Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Z. Thaçi nuk e pranonte as dhënien e Leposaviçit me rrethinë Serbisë për Luginën e Preshevës. Pra, nuk kemi diçka të shkruar. Megjithatë, zgjidhja është të shkëmbimi i territorit me shtetin serb. Për Kosovën ka domethënie të madhe liqeni i Ujmanit, që është ndërtuar me mjete të Kosovës, në vitet 1970/80. Tërë të punësuarit në atë kohë kanë paguar përqindje për ndërtimin e liqenit. Po kështu, nuk mund të kuptohet Kosova pa një Mitrovicë unike, e cila historikisht ishte djepi i lëvizjeve kombëtare shqiptare. Ndërsa, jeta në Kosovë, pa Kombinatin e Trepçës, si miniere historike e Kosovës, nuk mund të zhvillohet. Trepça ka rol historik me ndërtimin e Republikës. Këto janë vende dhe objekte të rëndësisë së veçante kombëtare dhe shtetërore. Pjesa tjetër, përkatësisht Leposaviqi më fshatrat serbe, mund dhe duhet të shkëmbehet. Me Luginën e Preshevës. Kjo është një zgjidhje historike. Gjeneratat do të analizojnë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".