Gjykata Speciale në Hagë, që është e padrejtë plotësisht dhe në baza etnike, na e sollën padrejtësisht kokat e korruptuara kriminale politike

Gjykata Speciale në Hagë, që është e padrejtë plotësisht dhe në baza etnike, na e sollën padrejtësisht kokat e korruptuara kriminale politike
Gjykata Speciale në Hagë, që është e padrejtë plotësisht dhe në baza etnike, na e sollën padrejtësisht kokat e korruptuara kriminale politike

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 22 December 2022 - 07:47

Shkruan: ANALISTI -  Reshat Badallaj Zhurjani

Pa më të voglin dyshim që krijimi i një Gjykatë Speciale për vendet e Ballkanit të përfshira në luftë, në të gjitha format, direkt apo indirekt, është shumë e udhës, korrekte dhe shumë e qëlluar dhe kështu do të duhej të ishte.

Mirëpo, unë jam realist dhe po flas real dhe pa optimizëm. Përse? Ne deshëm apo s´deshëm duhet kuptuar se jemi duke jetuar në nivelin më primitiv në këtë troje ballkanike.

Vetëm të marrim aktualisht Gjykatën Speciale në Hagë, që është e padrejtë plotësisht dhe në baza etnike.

- Gjakderdhja u bë në Kosovë nga kasapët e Ballkanit dhe Evropës, që quhet SERBIA FASHISTE dhe cili çetnik serbian tani për tani është atje. Askush!? Ne, luftonim në trojet tona, ne nuk luftonim për të okupuar takat e Beogradit, ata na bënë shkrumb e hi, na vranë, na therën me hanxhar e sakicë, na vodhën, na përdhunuan dhe si mund t´i them gjykatë e drejt?

Por, ai kush është burrë duhet të flasim realisht, drejt dhe pa hile. Dorën në zemër duhet pranuar dhe duhet kërkuar kush i ka fajet. Fajet i kemi ne shqiptarët, nuk ishim të zot të bëjmë gjykatën tonë, dhe lëre që u bë atje në Hagë dhe a mund ta ndalnim ne atë? Jo, kurrën e kurrës, se nuk na pyet neve askush dhe do bëhej patjetër. Mirëpo, ne nuk luftuam për këtë dhe kundër saj por hileqaret dhe zullumqarët, të pabesët, shpirtshiturit, lëre që e ndihmuan atë, por,

shkonin natën derë më derë duke i kërcënuar deputet idiot, deputet hajvan,deputetë hajna, deputet rrugaç, deputet kurvar që të votonin këtë gjykate krejt me qëllim që "t´ia fusin dikujt tjetër dhe të dalin të pa lagur" dhe tjetra nuk e kishin qëllimin të zbardhen si duhet por qëllimin e kishin hajnin që u vodhën Kosovën deri në palcë, e vodhën buxhetin e shtetit, vodhën edhe në përmendore të heronjve, vodhën aq shumë që deri dhe këta deputet idiot e vagabond, që deri dje nuk kishin as brekë e as çorap dhe u bënë super milioner, siguruan pasuri me hajni për 50 breza, ndërtuan shtëpi, hotele që as kund nuk i ke në Amerikë se në Gjermani jo se jo, ju garantoj.

Dhe, tani bëjnë si kukuvajka. Përse? A nuk është turp dhe turpi ka për t´iu mbuluar, mallkimi do ju ndjek kudo që të shkoni, sepse kështu është shkruar fati i juaj. Nuk i hapet varri dikujt se bie vetë në të dhe ratë në të e shkuat "PA DIN E PA IMAN". Në ferr shkofshi! A dini përse dhe unë ju garantoj. Se ju qen e langonj, ju zagar e hiena u pasuruat dhe u bëtë të kamur duke i´a kaluar edhe Trumpit dhe luftëtarët e UÇK-ës jo me pak se 50 bënë vetëvrasje, fëmijët e dëshmorëve nuk kishin bukë në sofër, ju vagabonda bridhnit me “kurva” nga hoteli në hotel, dhe jetimët e dëshmorëve nuk kishin para për barëra. Dhe ç´pandehni ju more zuzar, more qelbësira se populli nuk ju kupton,mendoni se populli është thasë me kashtë. Përse e thash këtë se po të mos ishin bandat kriminale të nëntokës, gjyqtarët dhe prokurorët do vepronin ndryshe. Por, rrugaç, e bëtë rrjetin taman si të marimangës, e bëtë zap sistemin gjyqësor dhe ata të mjerë prokuror, ata qyqar gjyqtar nuk bënin as gëk e as mëk se i´a kishit vurë çizmen në qafë, secili që është me faj, secili ka vjedhur djersën e tjetër kujt dhe jeni në haram dhe ju garantoj se jeni në haram se nuk ka shqiptar që ka gjak shqiptari se e di se jeni pasuruar me hajni do e paguani në këtë botë dhe kurrë hairin mos ja pafshi për jetë e mot!

vjen një qen ose langua idiot e vagabond nga fshatrat që as dreqi nuk bënë ve, vjen nga fshatrat që deri dje i ka kullotur dhitë nëpër skerka, vjen nga fshati me çizme "kongrapi të gradska cistockes" deri buzë qytetit dhe i vesh opingat dhe futet në shehrin e madh Prishtinë dhe në tokën e uzurpuar ndërton shtëpinë tri herë më të madhe se Bill Clintoni dhe nuk ka dert ky soj idioti. Dhe ç´printi nga këta qenë që lehin pas hënës!? Po, i pyes këta ish deputet e deputet të sojit zagaresh,langonjsh: a e din se sa pasuri ka Angela Merkel? Flisni ju qen bir qenë na e dini sa pasuri ka kjo? Përgjigjuni qen e langonj që e morët në qafë popullin e Kosovës dhe gjithandej....?

Nuk u bë se klanet mafioze të sojit të Zemunpoljes, u lidhen me spiunët serbo-rus të Kremlinit, u lidhen me oligarkët e Braca Kariçit, lidhen me çetnikët më të thershëm serbian që kafkat e shqiptarëve i bënë llamba kafenesh. Fjalën e kam te dosja "toka", a është kjo e vërtetë për qen bir qenë, bre idiot e qelbësira; flisni a është kjo e vërtetë!? Dhe, ju hiqeni cuba dhe flisni për pushtet, ju bënit pazare me tokat shqiptare në hotelet ku një litër verë kushton 1000 (njëmijë euro", apo doni të ju tregoj edhe hotelin ku e keni pirë me rrospie që prisnin te semafori për hamshor.

Pra, do të ishte e qëlluar kjo ide shumë e mirëpritur por nuk bëhet dhe do shohim se kjo që po e them unë do të jetë e vërtetë dhe do ta dëshmoj kohë dhe jam shumë i sigurt dhe këmbëngulës dhe për të mos i ra muhabetit më tej rrotull vetëm një gjë po e përmendi krejt në fund fare, kur jemi të drejtësia: Përse deri më tani nuk u bë Vetting-u? Përse nuk u bë dhe kush po e pengon? Përgjigja është se e pengojnë hajnat... më falni jo hajnat po krye hajnat,kryebanditët e bandave politike; krye vagabondët që kanë qenë të veshur në xhaketën e shtetit dhe që nuk pajtohesh bëhu “gop none” dhe kundërshtoje. Nuk guxon se nuk ta mbanë se të derdhet mielli, do i zbardhi një nga një hajnit e mos e gëzofshi...!?

Një gjyqit jo kurrë e kurrës nuk mundë ti ikni dhe as rrasa e varrit nuk do të jua drejtoj kurrizin dhe ai gjyq është gjyqi i popullit dhe gjyqi i zotit...!!!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".