Djalli... ishte njeri vrasës që nga fillimi dhe s’ka të bëjë gjë me të vërteten, sepse në te nuk ka një të vërtetë. Kur thotë gënjeshtra, flet nga vetja, sepse është gënjeshtar dhe i ati i gënjeshtrës.

Djalli... ishte njeri vrasës që nga fillimi dhe s’ka të bëjë gjë me të vërteten, sepse në te nuk ka një të vërtetë. Kur thotë gënjeshtra, flet nga vetja, sepse është gënjeshtar dhe i ati i gënjeshtrës.
Djalli... ishte njeri vrasës që nga fillimi dhe s’ka të bëjë gjë me të vërteten, sepse në te nuk ka një të vërtetë. Kur thotë gënjeshtra, flet nga vetja, sepse është gënjeshtar dhe i ati i gënjeshtrës.

Halim Hyseni

  • 22 December 2022 - 10:42

Shkruan: Halim Hyseni

Të këtilla janë diplomacitë ruse dhe serbe!

Diplomacia e perëndimore tepër mikluese, nuk po mund t’ í menaxhon konfliktet ndërkombëtare;

Escobar dhe Hill të mashtruar nga hipokrizia dhe gënjeshtrat e Aleksandër Vuçiqit!;

Si po mbështet politika e Sllobodan Millosheviqit për krijimin së Serbisë së Madhe nga diplomacia mikluese Perëndimore!

Nuk mund të arsyetohet heshtja e SHBA-ve dhe BE ndaj gënjeshtrave Vuçiqit që lidhen me asociacionin dhe Serbinë e Madhe!

Çka thuhet në Memorandumin e vitit 1986 për Serbinë e Madhe ?

Z.Vuçiq,është përgjegjës për më së paku e 131.379 jetë të humbura

Shqiptarët viktima të gënjeshtrave patriotike serbe

Diplomacia ndërkombëtare e cila është riciklim negociatave që zhvillonte me Putinin, duke e mikluar dhe duke besuar se me fjalë të buta do t’i bind ultranacionalistët rusë, serbë dhe kinezë të dehur me idetë pan ruse, pan serbe e pan kineze, të gjithë hegjemone skajshmëritë autokratë, antinjerëzore, gënjeshtare nuk do t’i sulmojnë Ukrainën, Kosovën, Malin e ZI e Tajvanin janë iluzione dhe miopi diplomatike. Të gjitha dështuan ose janë në dështim e sipër. Kjo u pa qartë me Ukrainën. Po ashtu, u pa edhe marrëveshjen me targat me Serbinë. Mendohej se do të ndodhëç’ tensionimi i krijuar qëllimisht nga kriminelët dhe bandat e Vuçiqi i mikluar nga GabrellEscobar dhe ambasadori Hill. Marrëveshja me ta gjithnjë do të dështojnë sepse këta janë gënjeshtarë, vrasës të paskrupull që nga fillimi, këta s’kanë të bëjnë me të vërtetën, meqë te ata janë ati i gënjeshtrës. Kur ata flasin për paqe mendojnë dhe punojnë për luftë; kur flasin për stabilitet mendojnë dhe punojë për tensionim dhe acarim; kur flasin për marrëveshje mendojnë dhe punojnë për nxitjen e konflikteve. Politikanët gënjeshtarë flasin gënjeshtra sepse ata janë ati i gënjeshtrave. Ata kur flasin gojën e kanë plotë demokraci, por sillen me autokraci territorial, madhështitë perandorake, sundimin dhe eksploatimin të tjerëve që nuk janë si ata, që mendojnë ndryshe, që nuk janë rusë, serbë dhe kinezë. Marrëveshjet me ta janë të pamundura sepse ata gënjejnë më shumë se djall.i Shembuj eklatantë janë Putini, Vuçiqi, Daçiqi, VulliniJeremiqi,Drecuni, Marko Gjuriqi e shumë të tjerë. Marrëveshjet me ta janë të pamundura. Gjuha e butë dhe mikluese për ta është përkrahje sepse u lejohen shumë hapësira për gënjeshtra, insinuata, trillime.

Escobar dhe Hill të mashtruar ngagënjeshtra dhe hipokrizia e Aleksandër Vuçiqit!

Keq pësoi Ukraina dhe popull i saj nga një diplomaci mikluese dhe të butë e diplomacisë perëndimore. Pësuan të gjithë qytetarët varfër të botës.Po ashtu, keq po pëson popullata serbe ne veri tëMitrovicëst nga diplomacia e GabriellEscobarit dhe ambasadori Hill. Edhe më keq po pëso Kosova. Në vend të heqjes barrikadave ato u shtuan. Krimineli Vuçiq,një vrasës i rryer organizator i të gjitha veprimeve kriminale dhe banditeske, realizatori përkryer i destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe i Evropës, me urdhra tëPutinit, duke folur për paqe në Ballkan, tallet me diplomacinë dhe diplomatët perëndimor. Ky në emër të paqes Kosovës i shpall lufte me kërkesën për dërgimin e 1000 ushtarëve serbë të cilët për dy qind vite kanë djegë shqiptarëpër së gjalli, kanë vrarë rreth1.500.000 veta, kanë dëbuar mbi 1.400.000 shqiptarë dhe kolonizuar mbi 1.000.000 serbe dhe malazezë në toka shqiptare. Vetëm në luftën e fundit 1998 -1999 kanë vëra dhe djegë përsë gjalli rrethe 12,000 veta( pleq, plaka,gra dhe fëmijë), kanë dhunuar seksualisht mbi 20.400 femra shqiptare,shumë nga to pas dhunimi të gjalla të hedhura në bunarë, puse dhe lumenj për së gjalli. Këto gjera janë bërë, jo vetëm me dijen e Aleksandër Vuçiqit, nëatë kohëMinistri i Informacioni dhe i Propagandës, por edhe me urdhrat të tij,

Krimineli Vuçiq, tani i avancuar, për shkak të krimeve të urdhëruara nga aisi kryetar i Serbisë e ka ndezur zjarrin me Veselinoviqin,Radojçiqin,RakiqinNikollaJoviqin e kthyer nga lufta në Ukrainë dhe i vendosur nëbarrikada serbe po kërkon që ushtria serbe të kthehet të anekson pjesën e veriut të Kosovës. Pas deklaratave Escobar dhe Hill u shtuan barrikadat ne veri të Mitrovicës dhe u dolën në shesh influencat e Rusisë. KFORI në vend se të garanton lirinë e lëvizjes dhe të kthen përgjigje të shpejtë, po e analizon kërkesën e Serbisë edhe pse e dinë se Kosova është i njohur ndërkombëtarisht dhe në përputhje me vendimin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ne Hagë.

Si po mbështet politika e sllobodanMillosheviqit për krijimin së Serbisë së Madhe nga diplomacia mikluese perëndimore!

KrimineliVuçiq, meqëllim e harron Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të datës 22 korrik të vitit 2010. Statusi i Kosovës është përcaktuar më 17 Shkurt 2008 dhe është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, siç u tha më 22 korrik 2010, si legal dhe i drejt. Në vendimin e Gjykatës thuhet:” Pra,duke u mbështetur në argumentet e trajtuara dhe të ekspozuara me 121 paragrafë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpallë vendimin e vet se akti: i miratimit të deklaratës së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008, nuk e ka shkelur as të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, asrezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese të Kosovës. Prandaj miratimi i kësaj deklarate nuk ka bërë shkeljen e asnjë rregulle të aplikueshme ndërkombëtare”.

Por, Serbia si zakonisht, edhe në këtë rast, tregojë jo vetëm vendosmëri, por se edhe nuk i zgjedh mjetet për realizimin e qëllimeve të veta hipokrite dhe tërësisht jo humane e antinjerëzore. Kjo në sesionin e 63-të të Asamblesë Përgjithshme tëOKB-së, me datën 8 tetor 2008, përmes ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë,VukJeremiq, shtroi për miratim projekti – rezolutën A/63/L./2 përmes së cilës kërkohej që kjo asamble të kërkonte mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Asambleja e miratoi më të njëjtën datë rezolutën, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara z. Ban Ki-Moon i dërgoi kërkesë kryetarit të Gjykatës, me datën 9 tetor 2008. Serbia do të deklarojë se do të respektojë dhe do të pranojë vendimin e gjykatës çfarëdo qoftë ai. Serbia, si gjithmonë gënjeu edhe një herë, por me këtë rast tërë botë. Ajo do të shpikë projektin e ri, Projektin për zhvillimin e negociatave- bisedave në Bruksel, nën lehtësimin e BE-ës, duke ditur se me diplomaci e tëra e bazuar në gënjeshtra do të realizojë si gjithmonë që humbjet në luftët’i kthejë në fitore në paqe. Në dokumentet sekrete të saj shkruan: “Po shkojmë në Bruksel jo për t’u marre vesh POR për ta krijua Serbinë e Madhe, ashtu siç shkruan në Memorandumin e Akademisë Serbe, të vitit 1986, duke krijuar lidhjen dhe bashkimin horizontal të gjithë serbëve, të cilët në mënyrë natyrshme më pas do të lidhen në mënyrë vertikale me qendrën, kuptohet me Beogradin. Kështu do të realizohet projekti i vitit 1836 i VukKaraxhiqit i quajtur “Rastko” sipas të cilit: “Ku është një serb aty është toka – shteti serb”

GabriellEscobar dhe ambasadori Hill, këto nuk e dinë dhe lehtë e kanë të kërcënojnë, por ne shqiptarët nuk e kemi lehtë të hyjmë ne holokaustin serb sepse për ne shqiptarët Beogradi ka qenë dhe është, siç me të drejt thotë GjokëDabaj, KRVOGRAD- QYTET GJAKU.

Z.Hill e ka lehtë ti jep drejtë Serbisë të bënë kërkesën për kthim të ushtrisë sepse ai dhe familja e tij nuk i kanë përjetuar eReçakun,Poklekun, Izbicën, Obrinë, Mejën, Krushën së Madhe dhe të Vogël, tmerret e familjes Bogujevci ne Podujevë, tmerret e Prapashticës , Makovcit, ku serbet me sharrë elektrike kane prerë fëmijët dhe mbi 450 vendbanime vende të masakrave që mendja e njeriut nuk mund t’i imagjinon. Kjo kërkesë nuk është kërcënim,por është shpallje luftë Kosovës. Mirëpo le të kuptohet qartë se në shqiptarët e Kosovës jemi gati të vdesim sepse vdekja është më e mirë dhe më e lehtë se sa jeta nën holokaustin rus dhe serb. E deklaroj hapur se unë, megjithëse i kam 78 vite dhe me shëndet jo të mirë, i pari do ta kapë armën për mbrojtjen e çdo pjesë të Kosovës. E deklaroj se unë nuk jam ultranacionalist, e as nuk urrej kombet tjera sepse e di se janë vëllezërit e mi, por nuk i duroj pushtetarët gjenocidal,infanticid dhe feminicid serbë dhe rusë që nuk ngopen me gjak të kombeve tjera. Jam i moshuar, se të isha më i ri do të isha në mesin e trimave të Ukrainës.

Nuk mund të arsyetohet heshtja e SHBA-ve dhe BE-ës ndaj gënjeshtrave tëVuçiqit që lidhen me asociacionin dhe Serbinë e madhe!

Diplomacia mikluese perëndimore dhe trullosur nga gënjeshtrat e Vuçiqit po heshtin edhe ndaj sjelljeve gjenocidale të Vuçiqit ndajbashkëkombëseve të vet siç janëRadaTrajkoviqi, Bogdanoviqi ashtusi nuk kanë pasur dhimbje për fëmijët, qytetarët serbë dhe malazezë të vrarë në restorantin “Panda” ne Pejë. Këtij krimineli nuk iu ka dhimbsur mjeku BranimirGjokiqi të ciline kanë ekzekutuar ushtarët serbë vetëm pse ka mbrojtur viktimat shqiptare. Vuçiqi është ai që ka urdhëruar vrasjen e OliverIvanoviqit. Është e turpshme me kënd si dhe në ç’ mënyrë perëndimi negocion për ndërtimin e paqes.

Z,Escobar dhe z. Hill kanë harruar qytetarët amerikanButyqi,të ekzekutuar na anëtarët e Kryesisë së tije dhe me lejen e tij. Kanë harruar edhe Rezolutën e Kongresit për gratë e dhunua. I kanë lotët Vasfijes dhe anëtarëve te Kongresit.

Vuçiqi e ka për detyrë të realizojë Memorandumin e vitit 1986, me të cilin është paraparë shkatërrimi i Jugosllavisë nëpërmjet luftërave jashtë Serbisë dhe në të cilën do të vriten 86.000 jo serbë.

Z. Escobar dhe Z. Hill ,nëse nuk keni lexuar Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të vitit 1986, po e citoj një pjesë të tij. Ju lutemgjejeni dike që mund tua përkthej e që lidhet me Serbinë e Madhe e për të cilën natë e ditë angazhohen Vuçiq, Daçiq e Vullin të gjithë te përkrahur nga Vladimir Putin. Besoj se e kuptoni se kjo në rend të parë është kundër SHBA-ve, NATO-s dhe BE-ës e pastaj kundër Kosovës. Zotërinj, barrikadat e vendosura janë kundër ShBA-ës, NATO-s dhe BE-ës. Këta tre zotërinj nuk janë në dy dhe tri karrige por vetëm nënjë.Janë nëatë të z. Putin. Ju nuk e dini se diplomacia dhe propaganda ruse dhe serbe të tëra janë gënjeshtra. Nuk ka pushtet në botë që gënjejnë aq sa gënjejnë airus dhe ai serb.

Çka thuhet në Memorandumin e vitit 1986 për Serbinë e Madhe ?

Por të kthemëte ajo për atë qe angazhohen këta tre kriminel e që shkruan në memorandumin e përmendur.

Citoj:“Serbia e Madhe është tepër e vogël dhe e ngushtë, dhe ata ( serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madhe e më të madh, apo bashkësie më të madhe territoriale se sa Serbia e Madhe ( jo vetëm për shkak depresionit - shpërndarjes territoriale të popullit serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë në Ballkan) ... Në memorandum rëndësi do t’i jepet të ashtuquajturës: “Lidhjes vertikale serbe” ( jo vetëm lidhjes horizontale serbe – (“ serbët të gjithë dhe gjithkund” VukStefanoviqKaraxhiq). Serbëve në Jugosllavi, duhet t’u bëhet e qartë çfarë është dhe ku është qendra e tyre (Republika e Serbisë ) dhe çfarë është periferia, krahinat (Komunat me shumicë serbe-H.H.) apo territoret brenda Serbisë.”).

Z. Escobar me kërkesën për themelimin e Asocicionoit të Komunave SerbeJu angazhoheni për politikën e SllobodanMillosheviqit dhe të trashëgimtarëve te denjë të tij. Pse z, Escobar nuk e kërkoni këtë edhe për shqiptarët që jetojnë ne Serbi në numër më të madh se serbët në Kosovë dhe të cilëve u shkelen të gjitha drejtat elementare te njeriut

Dejton, Serbia ka arritur me gënjeshtra që me gjithë gjenocidin e bërë në Bosnjë dhe Hercegovinë, t’i mashtrojë të gjithë pjesëmarrësit, me çka e fitoi gjysmën e territorit të madh serb – Republikën Serbe, e cila në vija perspektive qind për qind, do t’i bashkëngjitet Serbisë. Trabanti i SllobodanMillosheviqit , përkatësisht alter - egoja e tij, Aleksandër Vuçiqi, me shumë aftësi është duke e shtyrë këtë ide në Kosovë dhe botën perëndimore , me krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe- kancerit malinjë të Kosovës, Ballkanit dhe të Evropës i cili patjetër do të përfundojë me luftë të tmerrshme, sepse shqiptarët më nuk kanë territor për t’i dhënë Serbisë terroriste.Ju kujtohet se Vuçiqi brenda këtij viti ështëbetuar në kultin e gjakut të tij se kurrë nuk do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur. Të gjithakëto që janë, Vuçiqi është duke bërë në veri të Mitrovicës sepse është mbështetur për muri ngapropozimi Franko- Gjerman,

Ç ‘ është kulti i gjaku për serbët?

Në Serbi, në emër të shenjtërisë është kultivuar kulti i gjakut. Do ta shpjegojë dhe argumentojë këtë me rastin klerikut fashist, peshkopit teokratik NikollajVelimiriviqit, të shprehur në emër të Ditës së rreme të Vidit. Më këtë rast, ai pati deklaruar:

“Po pyeti dikush se cili është ideali i masave të popullit tonë punues, atij duhet dhënë menjëherë një përgjigje të sigurt: Shenjtëria. Me tërë zemër populli i ynë e do një kishë të shenjtë, një shkollë të shenjtë, një kulturë të shenjtë, një dinasti të shenjtë, autoritet të shenjtë, shtet të shenjë dhe një - ushtri të shenjtë. Asgjësimi i çfarëdo gjëje që del në udhë një kombi të këtillë të shenjtë është detyre. Lufta si mjet për arritjen e unitetit të shenjtë merr rendësi të madhe. Lufta është baza e çdo arti dhe e çdo aftësie dhe virtyti më i lartë njerëzorë, gjersa paqja dhe veset civile rriten tok, siç shkruan ky apologjet”. Ky klerik me ide satanike, siç thoshte një epigon i tij: ‘...kishte frike se brezi i tij s’do të përjetonte luftë”.

Këtë filozofi sot e ka edhe Kisha Ortodokse Serbe- KOS,, sepse siç shkruan JosephBrodski: “ në vend se Kisha të ishte “nusja e Krishtit”. Kisha u bë ‘bashkëshortja e shtetit”. Marrëdhënia e ngushtë kishë - shtet në shtet e krijuar serbe, dhe greke ( unë do të shtoje edhe ruse -H.H.) krijuan marrëdhënie “shtet /komb- Perëndi. Bazuar në modelin bizantin.... konceptit të Serbisë Hyjnore iu lehtësuar puna në marrëdhëniet e ngushta ndërmjet sferave perandorake dhe qiellore në kulturën bizantine ” sepse “Bizantinët e përfytyronin Zotin dhe Mbretërinë.

Ky edukim toksik duke e keqpërdor arsimin për qëllim të hyjnizimit – shenjtërimit ka shkaktuar shumë vuajtje ,mizori dhe vdekje në Ballkan. Unë kam zhvilluar një studim për të konstatuar sa njerëz kanë vdekur në luftërat e zhvilluara për krijimin e Serbisë së Madhe apo të Botës Serbe. Në këtë shkrim timin pas disa shpjegimeve do t’i paraqes të dhënat e viktimave njerëzore në luftërat e fundit të shkaktuara për krijimin e Serbisë së Madhe.

Kjo diplomaci e dështuari kushtojë shumë shtrenjtë tërë botës e më së shumti popullit të Ukrainës dhe qytetarëve të Kosovës.U mbyt një shqiptar, shtetas i Norvegjisë në burgje serbe veten për shkak te tatuazheve te Adem Jashari dhe te UÇK -ës. Për ironi askush nuk e përmendi. Ç ‘është akoma më e dhimbshme për mos thënë tragjike emrin e shqiptarit nuk e përmendin as shqiptarët.Deri sa shqiptarët vriten në burgjet e Serbisë, ndiqen nga pronat e tyre autoktone me projektin e pasivizimit dhe burgosen pse i vendosin simbolet nacionale, krimineli Vuçiq gënjen komandantin e KFORI-t dhe e lut që t’i mbrojë serb e “rrezikuar”, etnia më e sigurt dhe më privilegjuar në Kosovë (serbët e veriut nuk paguajnë rrymën, ujin, marri nga dy rroga, bëjnë çka të dëshirojnë dhe çka u thotë Beogradi dhe Vuçiqi se po u tha dikush diçka ata menjëherë ivendosën barrikadat). Po janë serbë e rrezikuar ata që nuk janë për Listën terroriste serbe dhe për partinë e Vuçiqit. Po të ndodhte që një serb të vdiste në një burg të Kosovës si ngjau me shqiptari, tërë bota do të ngrihej në këmbë. Për fat të keq kjo diplomaci tani po riciklohet në bisedat që po zhvillohen me mbështetësit më të mëdhenj të kriminelit Putin e që janë pa fije dyshimi kriminelët e dëshmuar Vuçiqi, Daçiqi dhe Vullini. Janë shumë zhgënjyese falët e GabriellEscobarittë thëna në Beograd, duke menduar se do t’i zbusë qëndrimet e bandave dhe kriminelëve serb në veri të Mitrovicës duke i arsyetuar edhe pse nga DASH-it janë shpallura nongrata kriminelët Radojçiq, nënkryetar i Listës serbe dhe krimineli Veselinoviq, të cilit kanëkoketuar haptas me liderët e partive opozitare shqiptare, të cilët edhe sot për kthyer në pushtet, jo për të ndërtuar shtet ligjor dhe demokratik por për të mbushur xhepat e vetë janë krah për krah me Vuçiqin. Bandat e organizua kriminale serbe që kanë vendosur barrikadat udhëhiqen nga krimineli Vuçiq dhe Lista Serbe të cilat z, Escobar dhe z/ Hill, ambasador në Serbi dëshirojnë ti kthejnë në pushtet në mënyrë që ta destabilizojnë Kosovën që Serbia si edhe me 28 korrik 2014,kur e nisi Luftën e Parë Botërorekur në gjashtë kontinenet u vranë 19 milionë njerëz të pafajshëm, ta nisë Luftën e Tretë Botërore. Rusia këtë e do.

Derisa z.Escobar arsyeton bandat serbe në veri të Mitrovicës dhe angazhohet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilën serbët jo rastësisht e quajnë Zajednicë, me autorizime shtetërore që do të jetë njëcasusbelli për një luftë të re, sepse Serbia me themelimin e Republikës Serbe në Kosovë i krijon kufijtë e Serbisë së Madhe apo të Botës Serbe të projektuar nga VukKaraxhiqi që në vitin 1836 me projektin “Rastko”, dhe me sloganin “Ku është një serb aty është toka – shteti serb”.

Escobar dhe Hill nuk e shohin të arsyeshme të kërkojnë nga Vuçiqi të dënohen anëtarët e Kryesisë vrasësit- xhelatët e vëllezërve Bytyqi qe 23 vjet. Këtë e obligon edhe rezoluta e Kongresit amerikan. Kongresi amerikan e ka miratuar edhe një rezolutë lidhur me gratë dhe shqiptarët e dhunuar seksualisht nga forcat militare policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Për çudi diplomaci e tashme amerikane trysninë me madhe e bën ndaj palës shqiptare e jo asaj serbe e cila tërësisht është pro ruse.

Z.Vuçiqështë përgjegjës për më së paku e 131.379 jetë të humbura

Bazuar në nenet e Konventës Ndërkombëtarepër Dënimi e Krimit të Gjenocidit z. Vuçiq bazuar në detyrën që ka kryer e Ministër i Informacionit dhe i Propagandës gjatë luftërave në dekadën e fundit të shekullit XX është përgjegjës i drejtpërdrejtë për vdekjen e më së paku e 131,379 veta (boshnjakëve, kroatëve, serbëve, shqiptarëve dhe të sllovenëve). Luftërat janë zhvilluar bazuar në Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve me qëllim që të krijohet Serbia e Madhe. Personalisht kam bërë një studim me të cilën kam të konstatoj numrin e viktimave sipas përkatësive etnike. Në studim nuk i kam përfshi 11 viktima të sllovenëve pasi që lufta në Slloveni ka zgjatur shkurt e ka përfunduar me tërheqjen e ushtrisë jugosllave përkatësisht serbo-malazeze. Gjithashtu kam hulumtuar strukturën etnike e sociale të viktimave. Rezultatet e studimi i kam botuar në librin Kalvari serb mbi shqiptarët 1981 – 2019. Rezultat e këtij studimit paraqiten në grafikët në vijim. Gjatë studimit të materialeve kam ardhur te dhëna kanë të parashkruara86.000 viktima jo serbe te vriten për ta krijuar Serbinë e Madhe. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se numri ka qenë me i madh. Sipas studimeve të mia për ta krijuar Serbinë e Madhe është të vdesin 131.379 veta.

Gr.1. Numri i ushtarëve, civilëve dhe i qytetarëve të vrarë në Bosnje e Hercegovine, Kroaci dhe Kosovë, të vrarë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe të Botës Homogjene Serbe, në dekadën e fundit

Burimi: Halim Hyseni (2020) Kalvari serbë mbi shqiptarët 1981 – 2019. Etiologjia & Anatomia, QAPA, Prishtinë, 2019, f.242

Z. Vuçiq, a keni fare empati dhe bashkëndjesi për gjithë këta vrarë për të cilit ju keni bërë propagandë të tmerrshme. Ju kujtohet thënia e juaj e tmerrshme se: “Për një serbe do të vrasim 100 myslimanë” . E thënë dhe e bërë. Nuk po çuditem me Ju dhe pushtetet e tjera serbe, sepse ketë e keni bërë që 12 herë mbi shqiptarët nga viti 1797, por po befasohem dhe tmerrësisht jam zhgënjyer me ata të cilët flasin për demokraci dhe vlera njerëzore evropiane dhe perëndimore e të cilët përqafohen me ju, dhe zhvillojnë biseda e buzëqeshin.

Z. Vuçiq, a ndjeheni përgjegjës për boshnjakët, kroatët, serbët dhe shqiptarët, e vrarësi civilët e vrarë, vetëm e vetëm që të realizoni BOTËN SERBE. Siç mund ta shihni në grafikun vijues , ju jeni përgjegjësiidrejtpërdrejtë, si është edhe nazifashisti VladimirPutini, për tmerret dhe vrasjet në Ukrainë. Analizojeni këtë grafik dhe reflektoni. Por duhet ta them haptas se për tmerrin që ka ndodhur në ish- Jugosllavi dhe sot n[ Ukrainë, përgjegjëse ka qenë dhe është edhe bota demokratike - diplomacia mikluesee cila eme ar gënjeshtrat tuaja patriotike edhe sot po gëzoni përkrahje..

E qartëz. Vuçiq, e ka realizuar përafërsisht premtimin. Gjatë k[tyre luftërave për krijimin e Serbisë sëMadhe janë vrarë 49.673 jo serb edhe 7. 271 serbë ( shih grafikun 3)

Gr.3. Numri iushtarëve të vrarësipas përkatësisë etnike nëluftërat e dekadës së fundit tëshekullit XXI krijimin e Serbisë sa Madhe

Bazuar në hulumtimet të cilat i kam zhvilluar në luftërat për krijimin e Serbisë së Madhe janë vrarë gjithsej 74.701 ushtarë. Numri ushtarëve të vrarë sipas përkatësisë paraqitet në grafikun 3.

Në grafikun 3 shihet qartë se numri më i madh është nga radhët e boshnjakëve. Pastaj vijnë ushtarët serbë si agresorë, kroatët dhe shqiptarë. Gjate këtij hulumtimi kemi konstatuar se nuk janë vrarë 86. 000 jo serbë. Por iiqi104.696,q[ do thotë 16.697. Këto të dhëna tregojnë qartë sa i toksikuarëhtë pushteti serb dhe kush janë Vuçiqi, Daçiqi, Vullini dhe ata me të cilit këta përqafohen.

Shqiptarët viktima të gënjeshtrave patriotike serbe

Pushtetet ruse dhe serbe janë pushtete më toksikuara, me të egra dhe animale në botë. Janë të njohura për gënjeshtrat patriotike, për racizëm, ksenofobi, Historia e tyre e tëra është e falsifikuar. Populli shqiptar deri me tani ka qenë e gënjeshtrave të këtij pushteti Te populli i vetë ka krijuar urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. Një konkretizim. Në kohën kur zhvilluar gjenocid ndaj shqiptarëve ne vitin 1989 këta botojnë libra për terrorizmin shqiptar mbi serbet. Në katër libra te botuara në vitet 2001,2002,2003 dhe 2004 botuara në gjuhë te huaja çdo gjë shkruan në ato libra janë gënjeshtra. Aty ndër tjera shkuan se FehmiAganin e kanë vra pjesëtarët e UÇK-ës si njeri luajal i Serbisë, kur dihet me emër serbi q[ e ka vra FehmiAganin. Ne shqiptarët nuk do të heshtim ndaj këtyre gënjeshtrave të do t’i demantojmë me argumente .Për të mos fajësuar mua në vazhdim e citoj të vërtetën e DobricaQosiqit:

“ Gënjeshtra përbën interesin shtetëror serb. Ne gënjejmë për të lartësuar vetën dhe për të ngushëlluar të tjerët. Gënjejmë nga vetëkënaqësia, gënjejmë edhe nga ligësia, për t’u trimëruar, për të fshehur turpin tonë. Gënjejmë edhe në shenjë respekti, gënjejmë edhe për lirinë. Gënjeshtra përbën thelbin e patriotizmit serb, dhe kjo vërteton inteligjencën tonë të lindur. Gënjejmë në sensin krijues, në sensin e imagjinatës dhe të inovacionit. Në Serbi çdo gënjeshtër behet e vërtet. Serbët, falë gënjeshtrës, kanë mbijetuar gjatë historisë “.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".