Pozita dhe opozita kosovare të ndara e të përçara, pa kulturë politike për interesat madhore e strategjike

Pozita dhe opozita kosovare të ndara e të përçara, pa kulturë politike për interesat madhore e strategjike
Pozita dhe opozita kosovare të ndara e të përçara, pa kulturë politike për interesat madhore e strategjike

Blerim Burjani

  • 22 December 2022 - 15:48

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani 

 

Fatkeqësisht as për dialogun me Serbinë e as për situata krizash që herë pas here janë provokuar nga minoritarët serb, nuk ka pasur qasje koncensuale të gjetjes së zgjidhjes për problemin,  ka pasur vetëm  tone kritike për interesa të ngushta politike, ndarje ekstreme dhe vetë izolim në taborret e opozitës që edhe sot është në një situatë e  njëjtë.

 

Në traditën e deritashme politike kosovare, pozita dhe opozita pothuajse gjithmonë kanë pasur sjellje ekstreme të ndryshme, të  kundërta, madje edhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Madje  mundë të them se  sidomos kur është fjala te mungesa e unitetit të veprimit dhe bashkimit politik strategjik, kjo po vërehet tek çështja e dialogut edhe sot. Tani më ashiqare pi shihen dallimet ekstreme politike, sepse ekstremi politik po dominon gjithmonë, edhe pse duket absurd kjo çështje, për fat të keq kjo është një realitet që po shihet dhe po dihet e nuk mundë të maskohet apo mbulohet. Kosova ende po ballafaqohet me para politikë, para demokraci , apo me  një lloj konfuziteti demokratik. Kjo shpjegohet si pa pjekuri demokratike, jo vetëdijesim demokratik, jo përgjegjësi për shtetin dhe të ardhmen. Fatkeqësisht as për dialogun me Serbinë e as për situata krizash që herë pas here janë provokuar nga minoritarët serb, nuk ka pasur qasje koncensuale të gjetjes së zgjidhjes për problemin,  ka pasur vetëm  tone kritike për interesa të ngushta politike, ndarje ekstreme dhe vetë izolim në taborret e opozitës që edhe sot është në një situatë e  njëjtë

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".