Konsensusi për Vettingun, kjo është lëvizja e parë pozitive e pajtimit mes pozitës dhe opozitës për forcimin e sundimit të ligjit

Xhevat Meha

  • 23 December 2022 - 13:06

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Krijimi i Komisionit te Vettingut është mekanizëm që pres t'i ofroj qytetarëve të Kosovës procesin më të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

-E mira mbi të mirat e këtij komisioni është se ka konsensus pozitë-opozitë për procesin e Vetting-ut. Kjo është shumë pozitive. Ky konsensus paraqet themel të qëndrueshëm për fillimin e ndërtimit të sistemit të zbatueshmërisë së ligjit në Kosovë.

Se a do ta kompensoj kohën e humbur vlen thënia: çka ka shkuar nuk kthehet me! Sigurisht se vonesa në fillimin e ndërtimit të sistemit të zbatueshmërisë së ligjit ka pasur pasoja të rënda për qytetarët e Kosovës. Mirëpo gjithashtu është edhe thënia: më mirë vonë se kurrë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".