Dialogu për marrëveshjen Kosovë- Serbi mbetet i bllokuar nga provokimet e bandave serbe në veri

Dialogu për marrëveshjen Kosovë- Serbi mbetet i bllokuar nga provokimet e bandave serbe në veri
Dialogu për marrëveshjen Kosovë- Serbi mbetet i bllokuar nga provokimet e bandave serbe në veri

Gani Qarri

  • 23 December 2022 - 15:31

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Kthimi i normalitetit dhe stabilitetit në veri të Kosovës,duket se do të jetë çelësi kryesor i vazhdimit të bisedimeve me Serbinë për arritjen eventuale të marrëveshjes finale, për të cilën, edhe në këtë kohë provokimesh në veri, mediet prestigjioze ndërkombëtare parashohin që në vitin vijues, dialogu për marrëveshje të marr epilog për një periudhë të shpejtë kohore.

 

 

Ambasadori britanez në Kosovë Nicholas Abbott tha se: për zgjidhjen e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri kërkohet durim e mendim të i qetë dhe është e rëndësishme që të jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjate në dobi të të gjithë qytetarëve. Ndërsa Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen t’i kryejnë punët në mënyrë profesionale dhe pa shqetësim për prioritetet politike, ka deklaruar Abbot.

 

Edhe në një paralajmërim serioz që e ka dhënë agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters, thuhet se nyja mes Kosovës e Serbisë, do të zgjidhet në vitin 2023.

 

Madje Agjencia Reuters, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara nga BE-ja, njoftoi së fundi se në versionin e ri të propozimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përgatitur nga BE-ja, ekziston një afat kohor i qartë dhe se një marrëveshje përfundimtare pritet të arrihet për një kohë të shkurtër në më pak se një vit, që nënkupton kornizën kohore të vitit 2023.  Për afatet ka folur edhe i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se pranvera e hershme e vitit 2023 mund të jetë afati i fundit kur do të arrihet marrëveshja.

Përndryshe Lajçak ka thënë se qëllimi është që deri në fillim të vitit 2024 të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ajo që nuk është bërë deri në këtë periudhë, tha ai, mund të mos bëhet fare. Sipas Borellit, sinjalet janë të qarta dhe tani është koha për një dialog, ku palët duhet të angazhohen në dialog me propozimin në tryezë, për të cilin Gjermania dhe Franca dhanë një kontribut të rëndësishëm dhe në këtë moment është një mundësi e madhe, ka thënë Borrelli.  Procesi i bisedimeve, është bllokuar së fundi pas zhvillimeve me tensione në veri të vendit, nën pretekstin e presionit për çështjen e tabelave, për çka u larguan nga detyra njëanshëm e policët serb dhe u dorëhoqën kryetarët e komunave, për pamundësimin e mbajtjes së zgjedhjeve dhe bllokimin e lirisë së lëvizje me barrikada.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".