Shtetet e Ballkanit oazë e veprimtarisë kriminale, nuk duan të demokratizohen e pastrohen me një Gjykatë unike Speciale

Shtetet e Ballkanit oazë e veprimtarisë kriminale, nuk duan të demokratizohen e pastrohen me një Gjykatë unike Speciale
Shtetet e Ballkanit oazë e veprimtarisë kriminale, nuk duan të demokratizohen e pastrohen me një Gjykatë unike Speciale

Blerim Burjani

  • 24 December 2022 - 08:37

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Kur është fjala për Gjykatë Speciale për krime të luftës, kjo që tani është ngritur në Hagë, nuk besoj se do të këtë interesim për një gjykatë tjetër. Ballkani ka përmbyllë punën e këtyre gjykatave. Shtetet e Ballkanit kanë probleme me rendin dhe ligjin, kriminalitetin, krime lufte deri diku, krime korruptive skandaloze dhe fatale.

- Serbia ka probleme me banda të pa kontrolluara, narkotik, sistem gjyqësor te dobët me krime lufte të pa përfunduara, ekonomi infomale. Shqipëria ka probleme krimi po ashtu me narkotik, shitje dhe blerje, madje edhe me kultivim te drogave. Ka një sistemi gjyqësor jo efikas, afera të falsifikimit te dokumenteve zyrtare.

Maqedonia po ashtu ka probleme me rend dhe ligj, Mali i Zi me probleme të njëjta , tregti ilegale, pushtet te korruptuar, më së keqi është Serbia me pa demokraci, autokraci, kontroll të shprehjes së lirë dhe linçim i të gjithë atyre që nuk pajtohen me Vuçiqin. Edhe Kosova ka probleme me korrupsionin të pa ndëshkuar fare, me çekuilibër të sistemit të drejtësisë, me probleme në zbatimin e reformave, drejtësi, polici, arsim. Pra Ballkani ka vuajtje të shumta dhe është vështirë e imagjinueshme që do të ndryshoj më shpejtë diçka për të mirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".