Opozita në Kosovë ka probleme me vlera njerëzore!

Opozita në Kosovë ka probleme me vlera njerëzore!
Opozita në Kosovë ka probleme me vlera njerëzore!

Agim Bajrami

  • 25 December 2022 - 08:46

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

 

Edhe kur Kosova sulmohet nga Serbia, kjo opozitë me devijime nga tërësia e formimit të vetë njerëzor, bëhet me Serbinë, dhe sulmon Qeverinë e Kosovës për të këqijat të cilat vetë i ka mbjell në shoqëri dhe e ka prurë shoqërinë dhe shtetin para kapitulimit. Kjo është opozita, që të këqijat që i ka prodhuar vetë, dhe ia ka bërë shoqërisë dhe shtetit, mundohet të ua vesh të tjerëve. Dhe shtrohet çështja, pse ka votues që ende e përkrahin dhe e votojnë, një opozitë të tillë,me devijime të vlerave njerëzore...sepse,të devijuarit, manipulantët, të korruptuarit i votojnë përfaqësuesit e nivelit të tyre.

 

Në mungesë të kreativitetit, dijes, logjikës së shëndosh opozitare, për gjithçka po sulmohet Qeveria dhe Kryeministri! Shtrohet pyetja se çka ka kryeministri ,

kur një e keqe ndodh në një spital të Pejës, apo në një skaj të Kosovës. Vetëm mendësia e qeverisjes të diktaturave absolute, i takon kontrollit edhe të ndjenjave të çdo individi e dënimit të tyre, kur ndjenjat e individit nuk përputhen me instrumentet e mendësisë së sundimit diktatorial. Dhe sipas logjikes demokratike dhe të shëndosh, në vend që  opozita të shpreh keqardhjen, kur një dukuri e tillë negative ndodhë, ku më tepër shprehë një të keqe shoqërore, ku tregon humbjen e ndjenjës njerëzore ndaj respektit të qenies njerëzore, respektit ndaj kufomës, ndjenjës së pa përgjegjësisë shoqërore, e individuale , humbja e ndjesisë ndaj vlerave njerëzore e largimi kolektiv i shqiptarëve nga virtytet më të çmuara njerëzore si individ e shoqëri.  Opozita,  në këtë rast dhe raste tjera ndaj  dukurive  shoqërore negative merr hov dhe e fajëson, e sulmon kryeministrin aktual kosovar edhe për kohën e  qeverisjes nga vetë kjo opozitë.  Në tërë këtë rrëmujë, të shthurjes njerëzore në Kosovë, ku është faji i kryeministrit aktual? A kryeministri, ia  mori trurin opozitës të mendoj, vlerësoj, veproj e punoj drejtë, gjatë qeverisjes së saj 20 vjeçare;  A kryeministri po i shtynë prindërit, që fëmijët e tyre të mos mbajnë orët plotësuese për humbjen e mësimit për grevat politike të shtyrë nga opozita në bashkëveprim me Serbinë për rrëzimin e Qeverisë Kurti;

 

Kur shoqëria, por edhe shteti nuk është funksional ,

pikërisht për shkak që kjo opozitë me mendësinë e saj patriarkale, primitive, kriminale, përgjatë  qeverisjes së saj 20 vjeçare e ka krijuar një shoqëri të injorancës siç është edhe vetë opozita, ka krijuar shkolla me mësime të pa vlera, ka sjell shthurje, degjenerime dhe devijime në  familje, shoqëri dhe institucione shoqërore, dhe tani pa fije turpi ,fajëson për sjelljet e tyre dike tjetër.

Dhe, përderisa ende ka hapësirë që kjo opozitë me devijime të rrezikshmërisë së saj, për vlerat njerëzore e shoqërore në përgjithësi ,raste e devijimeve në shoqëri, do të ketë e paraqitën, kudo nëpër shoqërinë kosovare, sepse këto dukuri, fenomene shoqëror negative, janë pjellë e së keqes së kësaj opozite, dhe që me këmbëngulje kjo opozitë, vazhdon ti shtynë përpara të këqijat e veta,duke ua veshur të tjerëve.

Edhe kur Kosova sulmohet nga Serbia, kjo opozitë me devijime nga tërësia e formimit të vetë njerëzor, bëhet me Serbinë, dhe sulmon Qeverinë e Kosovës për të këqijat të cilat vetë i ka mbjell në shoqëri dhe e ka prurë shoqërinë dhe shtetin para kapitulimit. Kjo është opozita, që të këqijat që i ka prodhuar vetë, dhe ia ka bërë shoqërisë dhe shtetit, mundohet të ua vesh të tjerëve. Dhe shtrohet çështja, pse ka votues që ende e përkrahin dhe e votojnë, një opozitë të tillë,me devijime të vlerave njerëzore...sepse,

të devijuarit, manipulantët, të korruptuarit i votojnë përfaqësuesit e nivelit të tyre. Dhe kjo është gjendja në të cilën jetojmë, me të keqen e përbashkët, duke i fajësuar, të  PAFAJSHMIT!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".